Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri uron qytetarët shqiptarë Ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin zyrtar Facebook, delegacioni i BE-së në Tiranë shkruan: “Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara!” Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. LEXO EDHE: SHBA uron Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, Marco Rubio: Dy vendet tona gëzojnë partneritet të fortë Në të gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, ku qendra është Vlora, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912.…
Author: almakos
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, VLEN përcjell urimet më të përzemërta për shqiptarë kudo që jetojnë, si dhe për institucionet e Republikës së Shqipërisë.“Ky është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë moderne, që shënon themelimin e shtetit shqiptar dhe aspiratat për liri, zhvillim dhe dinjitet.VLEN vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me Tiranën zyrtare dhe rolin e saj si partner strategjik në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon dhe në përparimin ekonomik e institucional të vendit, shënojnë nga VLEN në Facebook.Gëzuar Ditën e Pavarësisë, ditën kur flamuri ynë u bë simbol i…
113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u përkujtua sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, e cila organizoi Dhoksologjinë e Flamurit, një shërbesë e posaçme e kushtuar nderimit të simbolit kombëtar dhe lutjes për paqe e harmoni në vend. Ceremonia po drejtohet nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan, i cili udhëheq meshën solemne në praninë e klerikëve, besimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore. Kjo meshë tradicionale kryhet për herë të parë në kryeqytet, pasi më herët Kryepeshkopi Joan e ka celebruar atë gjatë kohës kur shërbente si mitropolit i Korçës. Shërbesa konsiderohet një moment i rëndësishëm reflektimi shpirtëror, ku theksohen…
Greqia ka shpallur non grata një tjetër gazetar, bëhet fjalë për Aulon Kalanë. Disa ditë më parë Greqia shpalli non grata edhe gazetarin Artan Hoxha. Autoritetet e Republikës së Greqisë, shpallën më 23 nëntor 2025 me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Aulon Kalaja, bën me dije se është shpallur non grata nga shteti grek tetë vite më parë, por vendosi që të ndajë lajmin me publikun sot. Ai tregon…
Vetëm disa ditë pasi shpalli non grata gazetarin Artan Hoxha, Greqia ka shpallur non grata një tjetër gazetar, bëhet fjalë për Aulon Kalanë.Postimi i gazetarit në FacebookTë dashur miq!Dua të ndaj me ju lajmin se jam shpallur “PERSONA NON GRATA” nga shteti grek. Në rrugë zyrtare kam kërkuar informacion për motivin e “Non Gratës” ndaj meje, por ka qënë e pamundur. Në rrugë jo-zyrtare kam mësuar se mbi mua ka dy akuza:– Vendos në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë– Akuza për racizëm Unë besoj se kjo masë ndaj meje është marë për dy arsye. Së pari për shkak të aktivitetit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urimet e tij për Pavarësinë e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë historike të datës 28 Nëntor në rrugëtimin kombëtar shqiptar. Në postimin e tij, Kurti tha se pak kombe në botë kanë një datë kaq të lidhur me fatin e tyre sa shqiptarët me 28 Nëntorin. Ai kujtoi se ngritja e flamurit të Skënderbeut në Kalanë e Krujës më 1443, megjithëse një “aksident historik”, u shndërrua në simbol të përjetshëm të qëndresës dhe identitetit kombëtar. Kryeministri përmendi edhe ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912, duke e quajtur “Nëntorin e Dytë”, ku…
Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C Ilir Meta ka uruar nga qelia të gjithë shqiptarët për 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se në këtë ditë përulemi me respekt dhe nderim të thellë para veprës së pavdekshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit Meta thekson se patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhet të mbeten pishtari i përhershëm. “Sot dhe mot pas moti shqiptarët dhe fëmijët e tyre meritojnë të jetojnë në liri, me dinjitet, krenarë dhe të begatë”, shkruan Meta. [embedded content] Postimi i plotë…
Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.Në të gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, ku qendra është Vlora, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912.Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha…
Dështimi i negociatave mes Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Limajt të NISMA-s Socialdemokrate ka lënë pas një situatë të tensionuar dhe paqartësi për të ardhmen politike të këtyre dy partive. Negociatat, të cilat ishin pritur me interes të madh nga publiku, kanë dështuar pa arritur ndonjë marrëveshje për bashkëpunim, duke lënë dyshime mbi strategjitë e ardhshme të të dyja palëve. Çfarë e pengoi këtë bashkëpunim të mundshëm? Sipas burimeve të besueshme, pengesë kryesore ka qenë numri i vendeve të ofruara për Limajn në listën e kandidatëve të LDK-së. Kjo ka shkaktuar shqetësime mbi identitetin dhe autonominë…
Vdekja tragjike e studentes 25-vjeçare nga Gjakova, Daorsa Spahiu, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një valë tronditjeje në opinionin publik. Ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende në fazën e zbardhjes, publikimi i mesazheve kërcënuese ka shtuar kërkesat për një hetim të thelluar. Në emisionin “Kosova Live” në televizionin T7, u transmetuan biseda tekstuale që, sipas gazetarit në emision, janë mesazhet kërcënuese që Daorsa kishte marrë nga i dashuri. Këto biseda përmbajnë gjuhë kërcënuese dhe tregonin për një presion të rëndë psikologjik. Një nga fjalitë më shokuese të publikuara ishte: “Kom me ta djeg çdo qelizë n’trup çka…
Rezultatet e dobëta në lidhje me të kuptuarit e leximit dhe shkrim-leximin matematikor që i tregojnë nxënësit tanë në testet ndërkombëtare si PISA dhe TIMSS janë arsyeja për ndryshimet e mëdha që i filluam para një viti e gjysmë dhe do të vazhdojnë derisa ta përmirësojmë ndjeshëm sistemin arsimor, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare të deputetes së VLEN-it Imrlije Saliu-Fetai, të cilat ministria po i ndërmerr për të përmirësuar cilësinë e arsimit, gjë që reflektohet në arritjet e ulëta të nxënësve në testimet ndërkombëtare. “PISA 2022 – 74 përqind e nxënësve…
Janë zbardhur emrat e grupit kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Breshias, për trafik droge. Në burg: – Vincenzo Bruno – Arlin Buzali – Donald Cala – Gazmend Ferhati – Elton Gjegja -Adriatik Hasa – Erion Kapidani – Oltion Lala – Asti Llupi – Denis Myftiu – Altin Shehaj – Gazmend Shehu – Bledin Doci – Elvis Doci – Juljan Hyka – Eduart Leba – Gentian Shaba – Ogert Shqevi – Denis Tafili – Indrit Tafili – Klodian Vata Në “arrest shtëpie”: – Giuseppe Iorio – Erald Salla – Enkeleid Tirjaku SPAK njoftoi sot përfundimin e…

