Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, u ka përcjellë shqiptarëve urimet e presidentit amerikan Donald Trump për Ditën e Pavarësisë. “Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë”, shkroi Begaj në një postim në X, duke falenderuar homologun amerikan për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Ai theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve. “Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara”, shprehet Begaj. Postimi: Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit…
Author: almakos
Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë por plotësim të vendeve të mbetura bosh. Kështu ka deklaruar Izet Mexhiti, që la pozitën e zv. Kryeministrit të parë dhe ministrit të ambientit për të marrë pozitën e të parit të Çairit.Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Mexhiti ka konfirmuar atë që veçmë dihej në opinion, se Muhamed Hoxha, ish zëdhënësi i Qeverisë, do ta merr detyrën e Ministrit të Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë.“Ajo që dihet është se Bekim Sali do të jetë zv. Kryeministër i parë, këto ditë duhet të definohet cilin resor tjetër do e mbulon dhe Ministër i…
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar komandatin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në përvjetorin e tij të lindjes, që përkon me Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor. Rama shprehet se Adem Jashari ëhtë hero qëka lindur në Ditën e Flamurit. Ndërsa shtoi se u kthye në flamur të sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare. “ Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare ”, shkruan Rama.
Publikohet dosja hetimore e SPAK, ku në kuadër të një operacioni të përbashkët me Prokurorinë e Brescias në Itali u lëshuan 24 urdhër arreste. Mes personave të arrestuar është edhe eficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen, ku zbardhen përgjimet që fundosëm oficerin, i cili në kohën që dyshohet se ka kryer veprën penale, ai ushtronte detyrën e oficerit të Forcave Operacionale. Në dosje thuhet se ai komunikon me një nga anëtarët e grupit kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Italisë, Dario Alias Denis Myftiu. D.Myftiu: Po të them… po deshe të takona të folim…
Policia e Kukësit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me një ngjarje të ndodhur gjatë natës, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një biznes. Denoncimi sipas policisë është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga shtetasi L.O, ndërsa janë konstatuar dëmtime në fasadën prej xhami të dyqanit. “Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja e vendit…
Në tremujorin e tretë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje. “Në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i lindjeve të gjalla është 4 431 fëmijë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i tyre është zmadhuar për 3.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në kohën kur në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 431 lindje, janë regjistruar edhe 4 849 vdekje, edhe pse numri i vdekjeve ka shënuar rënie për 0.5 përqind. MARKETING
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, mëngjesin e sotëm ishte nikoqir i ministres për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Suedisë, Jesika Rozenkranc, e cila dje dhe sot po qëndron në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të takimit në Ministrinë për Çështje Evropiane u zhvillua takim tet-a-tet dhe sesion plenar i delegacioneve, në të cilat u diskutua për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimin dypalësh zhvillimor dhe mbështetjen e Suedisë në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, thuhet në njoftimin e MÇE-së. Murtazani theksoi rëndësinë e ruajtjes së kredibilitetit të politikës së zgjerimit si një…
NATO ka uruar sot Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare, duke e cilësuar vendin tonë një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës. Përmes një postimi zyrtar, NATO i ftoi qytetarët të bashkohen në festimin e 28 Nëntorit, duke shoqëruar urimin me një foto të një efektivi të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në mesazhin e urimit, NATO thotë se Shqipëria është një aleat, duke ftuar të gjithë që ti bashkohen festës. Postimi është shoqëruar me një imazh ku paraqitet një pjesëtar i FA-ve i pajisur me mjete moderne, duke mbajtur në uniformë flamurin kombëtar shqiptar.
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkimi Demokratik për Integrim ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.“Ky përvjetor i njërës prej ditëve më të shenjta të historisë sonë kombëtare na kujton se përpjekja për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi është një proces i vazhdueshëm, që kërkon përkushtim të pandërprerë dhe angazhim të përditshëm.Liria nuk është një arritje përfundimtare, por një rrugëtim i përbashkët, të cilin e ndërtojmë me vullnet, unitet dhe vendosmëri. Kjo ditë na fton të reflektojmë për sakrificën e brezave që sollën dritën e lirisë dhe për përgjegjësinë…
Në Tiranë po festohet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, e ku pjesë po merr edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka shpërnda fotografi ku veç Osmanit është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. “28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Begaj.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri uron qytetarët shqiptarë Ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin zyrtar Facebook, delegacioni i BE-së në Tiranë shkruan: “Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara!” Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. LEXO EDHE: SHBA uron Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, Marco Rubio: Dy vendet tona gëzojnë partneritet të fortë Në të gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, ku qendra është Vlora, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912.…

