Dy persona nga fshati Peshtan janë arrestuar në Ohër në orët e para të mëngjesit, pasi fillimisht kanë fyer dhe më pas kanë sulmuar fizikisht policët që po kryenin detyrën pranë lagjes “Sveti Stefan”, në rrugën Ohër–Shën Naum. Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme Ohër, të ndaluarit G.M. (52) dhe R.M. (65) ndodheshin nën ndikimin e alkoolit. Testimi me alkometër ka treguar se G.M. kishte 1.63 promila alkool në gjak, ndërsa R.M. 0.53 promila. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihen kallëzimet përkatëse. MARKETING
Author: almakos
Banorët e fshatit Qinam, në bashkinë e Kolonjës, qarku Korçë, janë ngritur në protestë këtë të shtunë, kundër projektit për instalimin e paneleve diellore në zonat e kullotave. [embedded content] Gjatë protestës, banorët u shprehën se megjithëse bashkia ka zhvilluar disa takime informuese, vendimet e marra deri tani nuk reflektojnë aspak shqetësimet e tyre. Ata theksuan se ndihen të përjashtuar nga procesi dhe të pambrojtur nga institucionet dhe askush nuk i dëgjon pavarësisht ankesave të përsëritura. Banorët kujtojnë se kullotat dhe arat që pritet të zëvendësohen me panele janë të ndara prej brezash mes familjeve të fshatit, dhe se aty…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë brenda komunës së tyre, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre: 1. përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose 2. duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve…
Autostrada nga Ohri deri në Kërçovë po ndërtohet me një dinamikë të fortë, në pjesën më të vështirë malore të shpateve, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në profilin e tij në Fejsbuk, ku ndau edhe një video. [embedded content] MARKETING
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar mbrëmjen e së premtes (28 Nëntor) për të shtëna me armë në Elbasan. Blutë informojnë se kanë marrë raportimin rreth orës 20:30 nga 66-vjeçari me iniciale F. P., ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtëna me armë afër banesës së tij. Nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk u gjet asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Blutë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e…
Panorama.al ka zbardhur komuniket e kryera nga oficeri i Anti-Terrorit, Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit të koduar SkyECC ku dyshohet se flet me trafikantë, sipas dosjes së SPAK, për blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike. Në komunikim me një prej anëtarëve të grupit kriminal, Igli Haxhiaj bën pazare droge dhe flet për cilësinë e lëndës narkotike. “O boso, ca o kjo me, e bukur duket”, i drejtohet ia bashkëbiseduesit, ndërsa ky i fundit i përgjigjet, “Mall”. Më pas flasin për çmimin, ku oficeri i arrestuar shprehet: “37 po deshe…”, ndërsa anëtari i grupit shprehet “jo vlla me 37 e marrim”. Pjesë nga…
Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë së Elbasanit u drejtuan në vendngjarje për të kryer verifikimet e para rreth situatës së raportuar. Sipas informacionit zyrtar paraprak, nuk rezulton për persona të lënduar, ndërsa deri tani policia nuk ka gjetur gëzhoja apo prova materiale që të konfirmojnë përdorimin e armës së zjarrit. Megjithatë, dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma. Një…
Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit. Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Gjermania po përgatitet për një skenar të frikshëm që mund të ndryshojë rrjedhën e historisë evropiane. Një plan sekret ushtarak që synon një konflikt të mundshëm me Rusinë është në proces, sipas raportimeve të fundit nga Wall Street Journal. Ky plan, i njohur si OPLAN DEU, është një dokument i klasifikuar prej rreth 1 mijë e 200 faqesh, i hartuar nga një grup oficerësh të lartë gjermanë që kanë punuar për të për më shumë se dy vjet në garnizonin Julius Leber në Berlin. Ky dokument përmban detaje të rëndësishme që mund të ndikojnë në stabilitetin e Evropës. Një aspekt…
Të shtëna me armë zjarri në një banesë janë raportuar mbrëmjen e sotme nga një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, njoftimi është bërë nga qytetarë të zonës në sallën operative, e cila menjëherë ka vënë në lëvizje shërbimet policore. Forcat e Policisë së Elbasanit ndodhen aktualisht në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo për shkallën e incidentit. Ndërkohë, banorët e zonës raportojnë se janë shqetësuar nga zhurmat e dëgjuara, por gjithçka mbetet ende në fazën…
Historiani Ferit Duka, ka folur mbi debatin e madh që bëhet prej dekadash në lidhje me datën se kur është çliruar Shqipëria, datë për të cilën janë të ndara edhe partitë politike. I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Duka shprehet se gjithçka është e qartë për historianët, duke sqaruar se si datë e çlirimit duhet të njihet 28 nëntori 1944, ditë kur në Tiranë hynë udhëheqësit e kohës dhe mbajtën fjalimet respektive. Ai ka sqaruar se debati ka lindur më vonë, pasi Partia Komuniste ka ndërruar datën, me qëllim që figurës së Enver Hoxhës të mos…
Festë jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në qytetet europiane dhe botërore, kudo ku ka komunitet shqiptarësh. Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, e festuan Ditën e Pavarësisë, 28 nëntorit të 1912-ës, me një tubim shpërthyes mbrëmjen e sotme në sheshin mitik të vendit fqinj, “Syntagma”. “Kjo është dita, e njohur edhe si Dita e Flamurit, e cila përkujton pavarësinë e vendit fqinj nga Perandoria Osmane. Shqipëria e pavarur u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912”, shkruan “Protothema”. Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj kuq…

