Author: almakos

Kur një qytetar i Kosovës, i njohur si Izeti, u përball me një krizë financiare të thellë, ai nuk e dinte se vendimi i tij për të marrë hua nga fajdexhinjtë do të kishte pasoja shkatërrimtare. A është e mundur që një borxh i vogël të shndërrohet në një varg të pafundëm problemesh financiare? Izeti, një biznesmen i dikurshëm, fillimisht mori vetëm 2.000 euro për të mbajtur gjallë aktivitetin e tij, por shpejt u gjend në një spirale borxhi, duke marrë gjithsej 150 mijë euro të tjera. Çdo hua e re e merrte për të paguar të vjetrën, duke e…

Lexo më Shumë

Gazetari Domagoj Margetiç ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në lidhje me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke e akuzuar atë për përfshirje në vrasjet e ndodhura gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Në një intervistë ekskluzive për Balkan Talks në Euronews Albania, ai ka ofruar detaje të rëndësishme nga hetimi i tij, që hedhin dritë mbi rolin e Vuçiçit në një grup snajperistësh. Hetimi i Margetiçit përfshin dëshmi të shumta, duke përfshirë informacionin se Vuçiç ishte i pranishëm në afërsi të Sarajevës, duke u lidhur me një njësitë paraushtarake që vepronte në atë kohë. Ai ka zbuluar se kjo njësitë…

Lexo më Shumë

Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më! Shtrati i lumit me guralecë tani është i mbuluar me një shtresë të trashë balte me mbetje bitumi dhe është transformuar në një landfill industrial. Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, dy vite më parë u shpall Park Kombëtar, pas një fushate disavjeçare ndërkombëtare që bëri bashkë aktivistë lokalë dhe aktorë hollivudianë. Edhe pse niveli i mbrojtjes ligjore është rritur, rrjedha e tij vazhdon të jetë e kërcënuar nga ndotja. “Të gjitha këto minerale janë me…

Lexo më Shumë

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se ditën e nesërme, 30 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar. Raportohet se shkak për bllokimin është bërë protesta që kanë paralajmëruar që do të zhvillojnë fermerët grekë. Po ashtu, mësohet se gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Njoftimi i policisë: Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë…

Lexo më Shumë

Mjeku Adrian Jorgji, reagoi ndaj pretendimeve të qarkulluara se vaksinat anti-Covid mund të shkaktojnë tumore. Ai theksoi se një lidhje e tillë nuk është vërtetuar nga asnjë studim shkencor deri më sot. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku u pyet nëse vaksinat mund të shkaktojnë tumore, Jorgji u përgjigj: “Nuk është e vërtetuar shkencërisht. Që të themi këtë duhet të ketë një studim të mirëfilltë. Na mungon pika e referimit me individët e vaksinuar. Mungojnë pikat e referimit me situatën e tyre para vaksinimit.” Sipas mjekut, që një vaksinë të akuzohet si shkaktar i tumoreve duhet të ekzistojnë…

Lexo më Shumë

Jo rrallë herë institucionet shtetërore janë kritikuar për mos përdorimin ose përdorimin joadekuat të gjuhës shqipe nëpër njoftimet e tyre zyrtare. E kjo praktikë si duket po vazhdon po njësoj. Ministria e Punëve të Brendshme, bënë pjesë në listën e ministrive që e përdor gjuhën shqipe. Mirëpo, përdorimi i saj nga punonjësit, gjegjësisht nga përkthyesit e shkresave zyrtare nuk është për tu lavdëruar. Gjatë një analize të një numri të konsiderushëm të njoftimeve zyrtare kemi vënë re, gabime, shkronja shtesë, përkthim joadekuad ose tekste të përkthyera nga platformat e përkthimit online. Më poshtë do ju sjellim shembujt e veçuara: -Në…

Lexo më Shumë

Më 2 dhjetor do të zhvillohet ceremonia mortore për Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës, Monsinjor Simon Kulli, i cili u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i tij do të prehet në kriptën e Katedrales “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës, vend ku ai shërbeu për vite me radhë si famullitar, duke u bërë një figurë e dashur dhe e respektuar për komunitetin lokal. Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve katolikë të marrin pjesë në tre ditë meshash të organizuara në nderim të Monsinjor Kullit, si një homazh për jetën dhe veprimtarinë…

Lexo më Shumë

Kaosi në sistemin pensional, destabiliteti i fondit dhe paqartësia nëse do të ketë pagesë të rregullt të pensioneve në muajt e fundit janë rezultat i politikave të këqija dhe gënjeshtrave të Qeverisë, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp kushtuar problemeve ekonomike dhe sociale. “Dëshiroj qartë t’i porosis pensionistët, destabiliteti i fondit pensional, që për momentin është krijuar për vetëm një vit e gjysmë pushtet, paqartësia nëse do të ketë rritje të pensioneve në periudhën në vijim , si dhe paqartësia nëse fare do të ketë pagesë të pensioneve të rregullta në muajt në vijim është…

Lexo më Shumë

Një punonjës policie në Dibër është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ndaj tij është bërë një dënonim për shantazh dhe përdhunim. Policia bën me dije se ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër. Mësohet se shtetasja me iniciale L.H., ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Po ashtu, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë…

Lexo më Shumë

Nesër në ora 14:00 do t’i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të dashur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, më 26 nëntor 2025. Familja njofton të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit të marrin pjesë në ceremoninë mortore që do të mbahet në Tetovë. Homazhet për nder të tij do të zhvillohen të dielën, më 30 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa varrimi do të bëhet po atë ditë, në ora 14:00, në varrezat e qytetit. Ndarja e papritur e Shpat Kasapit…

Lexo më Shumë

Dy persona nga fshati Peshtan janë arrestuar në Ohër në orët e para të mëngjesit, pasi fillimisht kanë fyer dhe më pas kanë sulmuar fizikisht policët që po kryenin detyrën pranë lagjes “Sveti Stefan”, në rrugën Ohër–Shën Naum. Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme Ohër, të ndaluarit G.M. (52) dhe R.M. (65) ndodheshin nën ndikimin e alkoolit. Testimi me alkometër ka treguar se G.M. kishte 1.63 promila alkool në gjak, ndërsa R.M. 0.53 promila. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihen kallëzimet përkatëse. MARKETING

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Qinam, në bashkinë e Kolonjës, qarku Korçë, janë ngritur në protestë këtë të shtunë, kundër projektit për instalimin e paneleve diellore në zonat e kullotave. [embedded content] Gjatë protestës, banorët u shprehën se megjithëse bashkia ka zhvilluar disa takime informuese, vendimet e marra deri tani nuk reflektojnë aspak shqetësimet e tyre. Ata theksuan se ndihen të përjashtuar nga procesi dhe të pambrojtur nga institucionet dhe askush nuk i dëgjon pavarësisht ankesave të përsëritura. Banorët kujtojnë se kullotat dhe arat që pritet të zëvendësohen me panele janë të ndara prej brezash mes familjeve të fshatit, dhe se aty…

Lexo më Shumë