Ministri i Punëve të Jashtme dhe njëherit kandidati për president Bujar Osmani, sonte ka bërë iftar në lagjen Seravë të Çairit. [embedded content] MARKETING
Author: almakos
Këshilli i prokurorëve publik sot vendosi para Gjykatës kushtetuese ta kontestojë zgjidhjen ligjore me të cilën ulen koeficientët e rrogave të prokurorëve. Këshilli konsideron se ulja e koeficientëve është jokushtetuese dhe e motivuar politikisht dhe se rrogat e prokurorëve janë të mbrojtura me ligj. Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publik, Dushica Dimitrievska deklaroi se pavarësia financiare e organeve të jurisprudencës, mes të cillave edhe e prokurorisë publike, është kyçe në procesin e avancimit të pavarësisë dhe autonomisë së prokurorëve publik. “Në mënyrë që të ruhet pozita dhe statusi i prokurorëve publik, ne si Këshill konsiderojmë se rroga e të njejtëve,…
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja Populli e Skender Rexhepit-Zejdi, sot kanë nënshkruar marrëveshje për koalicionim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se e ardhmja e vendit është vetëm në Bashkimin Europian. Sipas tij, shqiptarët nuk guxojnë të humbasin momentet e tyre vendimtare për euro-integrimin e vendit, dhe arsya pse janë bashkuar me Skender Rexhepin, Ahmeti tha se është për t’i thënë Jo Rusisë dhe Po Europës. ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Pse duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, sepse jo vetë, vendi ynë, por edhe…
VLEN ka reaguar pas marrëveshjes së bashkëpunimit të BDI-së me Lëvizjen populli të Skënder Rexhepit.“Në çfarë derexheje ka rënë komandanti! Ai e ka të qartë se është drejt rrugës së humbjes! Ai e ka humbur “busullën politike”dhe po përpiqet të gjejë shpëtimin e tij mes Zejdit dhe shumë të tjerëve, të cilët përfaqësojnë një varg figurash të paplotësuara, të cilat shfaqen si kameleonë nëpër politikën vendase. Po mos të ishte qesharake, do të ishte tragjike. Sa u përket konstruksioneve të tyre bajate, mos t’u mbetemi borxh. “Gjuetarët e rusëve” të shpërndarë urdhërohen të shohin veten e tyre. Bizneset e kazinove…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Shkup, SH.T. Cyril Baumgartner, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. Në takim, theksojnë nga atje, u konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe prej tre dekadash dhe miqësia mes dy vendeve tona, të karakterizuara me një dialog politik shumë të zhvilluar, konstruktiv dhe të partneritetit. Njëherazi, u shpreh interesi që në periudhën e ardhshme më shumë t’i vihet theksi bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.“Kryeministri Xhaferi e përshëndeti angazhimin e përgjithshëm dhe të përforcuar francez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të përfytyruar përmes një…
Koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë deklaruar se e mirëpresin zgjerimin e listës së zezë amerikane me ish-prokuroren speciale Katica Janeva.“Dhe kur flasim për sistemin e drejtësisë, ne besojmë fuqimisht se aleatët tanë amerikanë kanë konstatuar se përgjegjësinë politike për atë që Mijallkov pastron dyshemen me sistemin e drejtësisë, për lirimin e tij nga akuzat më të rënda, si dhe mbrojtjen e pasurisë së tij nga konfiskimi, është bërë përmes aktorëve dhe eksponentëve politikë të të ashtuquajturës “përparimtare” – respektivisht BDI-së, të cilët robëruan gjyqtarin, prokurorinë si dhe institucionet kompetente shtetërore të cilat ishin të përfshira në rastin…
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Kërkesat, siç theksojnë nga atje, pasi të përkthehen do t’i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesuim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe.MPB kohë më parë dorëzoi flet-arrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin.Flet-arrest ndërkombëtare është paraqitur edhe për shtatë persona tjerë, në mesin e të cilit është edhe Çajani. MARKETING
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim me Lëvizjen Populli, deklaroi se pas 23 viteve ata kaun arritur gradualisht që ëndrrën e një fronti të përbashkët, ngase siç tha ai, gjërat e mëdha nuk bëhen vetëm. “Përse në vitin 2024 duhet ndërtuar ky front. Pse unë dhe Skender Rexhepi duhet të vendosim mbi atë parcialen të përgjithshmen, sepse janë kohë që pikërisht e kërkojnë këtë unifikim të shqiptarët në Maqedoni. Sepse gjërat në politikën globale po shkojnë keq, sepse gjërat në politikat e ndërtimit të shtetit, ne nuk kemi asgjë kundër partive politike, rrofshin e qofshin,…
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja Populli kanë nënshkruar marrëveshje për koalicionim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Koalicionimi për Frontin Europian pritet që të zgjerohet edhe me parti të tjera. /SHENJA/ MARKETING Share Now Facebook Twitter
Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski ka publikoi të dhëna, sipas të cilave në vitin 2023 është bërë eksport i lakrave prej 29.9 milionë euro. Çmimi i mesatar i eksportit të lakrës ishte 0.47 euro për kilogram, me çka është më e larta deri më tani. Për dallim nga viti 2016 kur eksporti ishte 15.4 milionë euro me çmim mesatar 0.23 për kilogramë. Lakra e Maqedonisë shitet në 27 tregje në të gjithë botën, ndërsa eksporti më i madh është bërë në Finlandë dhe Norvegji”, tha Nikollovski. MARKETING
Koalicioni opozitar VLEN ka publikuar logon dhe sloganin me të cilin do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ndryshimi VLEN, do te jetë logoja dhe slogani i koalicioni opozitar i përbërë nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Vetëvendosja. MARKETING
Pasi kandidati për president të shtetit Stevço Jakimovski sot u gjet në “listën e zezë” të SHBA-së, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në pyetjen e MIA-s nëse kjo do të ndikojë në kandidaturën e tij, theksoi se kushtet për zgjedhjen e presidentit janë të përfshira në Kushtetutë. Kandidat për President të Republikës sipas Kodit Zgjedhor mund të jetë personi i cili i plotëson kushtet për zgjedhjen e Presidentit të përcaktuara me Kushtetutë, e cila nga ana e saj parasheh vetëm këto kushte – të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. , të jetë së paku 40 vjeç dhe të…

