Koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë deklaruar se e mirëpresin zgjerimin e listës së zezë amerikane me ish-prokuroren speciale Katica Janeva.
“Dhe kur flasim për sistemin e drejtësisë, ne besojmë fuqimisht se aleatët tanë amerikanë kanë konstatuar se përgjegjësinë politike për atë që Mijallkov pastron dyshemen me sistemin e drejtësisë, për lirimin e tij nga akuzat më të rënda, si dhe mbrojtjen e pasurisë së tij nga konfiskimi, është bërë përmes aktorëve dhe eksponentëve politikë të të ashtuquajturës “përparimtare” – respektivisht BDI-së, të cilët robëruan gjyqtarin, prokurorinë si dhe institucionet kompetente shtetërore të cilat ishin të përfshira në rastin Mijalkov”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Më tej në komunikatë thuhet se qytetarët e Maqedonisë së Veriut presin që administrata amerikane të hetojë rolin specifik të prokurorëve, gjyqtarëve, ekspertëve, hetuesve dhe udhëheqësve institucionalë shtetërorë.
“Të gjithë të zgjedhur apo të emëruar me ndikim politik të BDI-së, në parandalimin e akuzav, gjykimeve, parandalimin e dënimeve si dhe mbrojtjen nga konfiskimet, në të gjitha rastet të partnerit të tyre kriminel – Sasho Mijalkov. Ndryshimi po vjen. Për lirimin e Mijallkovit do të ketë përgjegjësi politike. Drejtësia do të kthehet në vendin e saj të respektuar në shoqëri si parakusht për rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. Amendamenti kushtetues për të parandaluar vjetërsimin veprave penale të kryera me korrupsion politik është një hap në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 02.09.2026
Aktuale
- BE-ja nuk ndryshon rregullat për transportuesit nga Ballkani
- Abdixhiku i ashpër ndaj 6 deputetëve: Veprimi juaj i shkaktoi dëm vetëm LDK-së
- LSDM: Të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
- SHBA-ja godet 2 cisterna iraniane qeveritare
- Mori flakë mjeti lundrues, policia shpëton katër turistë gjermanë te Pema e Thatë në Ksamil
- Arlinda Hasani Sinani pritet të emërohet zv/guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut
- Sekuestrohen 4 mijë metra rrjeta dhe 116,9 kilogramë peshk në Strugë
- VMRO godet LSDM-në: “Filipçe dhe partia e tij në të njëhtën linjë me botët kineze”



