Author: almakos

Enti Shtetëror për Statistika njofton se neto-paga mesatare për muajin janar të këtij viti ka qenë 39.542 denarë (641 euro). Sipas ESHS-së, në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar, është rritur për 16,5 për qind. Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në janar të këtij viti është 59.392 denarë (963 euro).“Kjo rritje vjen mbi të gjitha nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurimet social i detyrueshme (27,8 për qind), furnizimi me ujë; asgjësimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të…

Lexo më Shumë

Në publik ka ngjallur interes dhe komente të shumta kërkesa e kandidatit shqiptar për president, Bujar Osmani në lidhje me formimin e një Bordi ndërkombëtarë, ku përfshihen NATO, BE dhe SHBA, të cilën do të certifikonin funksionarët e ardhshëm, nëse kanë lidhje me Rusinë ose janë të korruptuar. Në këtë drejtim, kryediplomati Bujar Osmani, në “tiktok” i është përgjigjur pyetjes së radhës të parashtruar nga komentuesit e tij: “Ti be zotni kërkon certifikatë për tjerët a vet s’mundesh me marrë certifikatë se jeni të korruptum? “Kështu Ilir, kjo nuk është e vërtetë. Në Maqedoni të Veriut dy persona jemi, një…

Lexo më Shumë

Kandidati për president i VLEN, Arben Taravari bëri të ditur disa nga bartësitë e listave të opozitës në njësitë zgjedhore.Taravari tha se po diskutohet vetëm për bartësin për njësinë e 5 zgjedhore, që tha se do t’i takojë ASH-së.“Bartës në zonën numër 1 është z.Izet Mexhiti, bartës në zonën 2 është z.Afrim Gashi, bartës në zonën zgjedhore 6 është Bilall Kasami, në 5 jemi duke bërë një anketë, do të jetë i ASH-së, besoj për 3-4 ditë, 5 ditë, do të iu informojmë”, u shpreh Taravari. MARKETING

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, i është përgjigjur ftesës së Bujar Osmanit për një iftar të përbashkët gjatë ditës së sotme.Taravari u shpreh se sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Sindromin Down dhe se për sot ka caktuar iftar me fëmijët me sindromën down.“Sot është dita e pranverës dhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Sindromin Doën. Tradicionalisht në Gostivar në këtë ditë organizojmë drekë apo darkë, në këtë rast meqë është Ramazan iftar me fëmijët me sindromin down. Unë me kënaqësi do të merrja pjesë në iftarin e ftuar nga Bujar Osmani, por kam pas…

Lexo më Shumë

Deputetja nga radhët e BDI-së Rina Ajdari, sot në konferencë për shtyp akuzoi udhëheqësinë e Komunës së Tetovës, se si pasojë e keqmenaxhimit të tyre, do të rriten faturat për mbeturinat. Ajo tha se qytetarët që kanë paguar 300 denarë për mbeturinat, pas kontraktimit të kompanisë Saubermacher, faturat do të jenë 1300 denarë. Ajo theksoi se një familje do të duhet të paguajë 200 euro më tepër në vit, për menaxhimin me mbeturinat.“Qytetarët do të paguajnë katërfish për mbeturinat, këtë e dëshmojnë faturat nga kompania Saubermacher, e cila është kontraktuar nga Komuna e Tetovës për të menaxhuar me mbeturinat e…

Lexo më Shumë

Kandidati shqiptar për president të shtetit, Bujar Osmani ka dal me ftesë publike. Ministri Osmani fton kundër kandidatët për iftar të përbashkët. “Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e Presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian”, ka shkruar ne facebook Osmani. MARKETING

Lexo më Shumë

Edhe pse qeveria flet për rritje ekonomike dhe optimizëm për Bashkimin Evropian, qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të largohen me ritme që janë ndër më të lartat në botë, sa i përket numrit të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare, Maqedonia vitet e fundit ka shënuar rritje të emigrimit në raport me popullsinë, duke e renditur në vendin e katërt në botë, pas Shqipërisë. Në vitin 2023, sipas Eurostat, aplikimet arritën rekordin e viteve të fundit, 6760.Por, këto të dhëna tregojnë se për nga numri i popullsisë përkatëse, Maqedonia ishte e katërta në botë për sa i përket kërkesave për…

Lexo më Shumë

Qytetari meriton të jeton në shtet ku ka standarde dhe jetë evropiane dhe kjo do të ndodhë. Kështu u shpreh zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Bytyqi shtoi se standardi evropian nënkupton që askush mos të abuzon me jetën e përditshme të qytetarëve. “Dhe kjo që kemi fillu tani është rrugë që nuk zhbëhet. Nuk ka kthim mbrapa”, tha Bytyqi. Ai tha se nuk ka arsye për mos implementimin e ligjit. Sipas tij do të bëhet çmos për të mbrojtur interesin e qytetarëve. “Në rrugën e integrimeve evropiane ka mbaruar koha e atyre të cilët…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se niveli i inflacionit është tre për qind, ndërsa këtë vit do të jetë dy për qind.Ai tha se me Ligjin për praktikat jo korrekte tregtare, nuk do të ketë justifikime për rritjen e pakontrolluar të çmimeve.“Ka 26 praktika të ndryshme që i kemi definuar në Ligj dhe që ju kemi thënë jau kemi servu komisionit të ja shiheni këtë mundësi, këtë mundësi, pra gjitha praktikat e ndryshme, nëse e shohin se ka edhe ndonjë praktikë tjetër i njëjti mund të shihet dhe të shtohet në ligj”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni janë në lëvizje të shpejtë pas raportimit të një epidemie të Salmonelës në Berovë, si dhe rastit të helmit nga ushqimi në një dyqan sanduiçësh në Strumicë. Në Berovë, 12 fëmijë janë konfirmuar të sëmurë me Salmonelozë, sipas raporteve të Qendrës së Shëndetit Publik. Pas hetimit epidemiologjik, autoritetet kanë rekomanduar masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, përfshirë ruajtjen dhe përgatitjen e sigurt të ushqimit, si dhe ruajtjen e higjienës personale. Në Strumicë, Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar tre raste të sëmundjeve gastrointestinale në një dyqan sanduiçësh. Pas një hetimi epidemiologjik, autoritetet kanë…

Lexo më Shumë

Për zgjedhjet presidenciale pritet të votojnë 2 954 mërgimtarë. Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, qytetarët e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit do të mund të votojnë vetëm për zgjedhjen e presidentit sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare. KSHZ ka pranuar 2610 kërkesa, dy janë të papërpunuara dhe 342 janë refuzuar. Ky numër mund të ndryshojë nëse Ministria e Punëve të Jashtme, jo më vonë se 21 mars, në KSHZ, në përputhje me orarin zgjedhor, paraqet raportet nga qytetarët të dorëzuara në zyrat diplomatike-konsullore, zyrat përfaqësuese. Votimi për president në bazë të aplikimeve të…

Lexo më Shumë

Nga ekipi zgjedhor i kandidatit presidencial Stevo Pendarovski, i cili është shefi aktual i shtetit sot përmes një komunikate theksojnë se dorëzimi i nënshkrimeve të deputetëve ka treguar dy gjëra, se kandidatja Gordana Siljanoska Davkova nuk është kandidate jopartiake, por kandidatja e vetme e VMRO-DPMNE-së dhe se Davkova dhe VMRO-DPMNE kanë gënjyer dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët me orë kanë pritur për t’u nënshkruar. “Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE është kandidatja e vetme për kryetare të shtetit, e cila me kandidaturën e saj në vend të nënshkrimeve të nevojshme qytetare ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.…

Lexo më Shumë