Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, i është përgjigjur ftesës së Bujar Osmanit për një iftar të përbashkët gjatë ditës së sotme.
Taravari u shpreh se sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Sindromin Down dhe se për sot ka caktuar iftar me fëmijët me sindromën down.
“Sot është dita e pranverës dhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Sindromin Doën. Tradicionalisht në Gostivar në këtë ditë organizojmë drekë apo darkë, në këtë rast meqë është Ramazan iftar me fëmijët me sindromin down. Unë me kënaqësi do të merrja pjesë në iftarin e ftuar nga Bujar Osmani, por kam pas të planifikuar prej më herët”, tha Taravari.
Ai shtoi se me kënaqësi do të merr pjesë në ndonjë ditë tjerë por se duhet shikuar edhe agjendat që të mos përputhen.
Taravari tha se Bujar Osmani duhet të reflektoj edhe për debatin për të cilin e ka thirru të shtunën, ngase shtoi se ai ende nuk është përgjigjur se a do të merr pjesë.
Data 30.04.2026
Aktuale
- Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt
- OKB: Ndalimi i flotiljes drejt Gazës nga Izraeli është “jashtëzakonisht shqetësues”
- Qeveria: Ulja e çmimeve të karburanteve vazhdon deri më 18 maj
- Këshilltari i VLEN-it në Strugë del kundër VLEN-it (VIDEO)
- “I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!
- KRONOLOGJIA/ Vuçiç e nxjerr bllof Ramën për idenë e Open Balkan
- “Ankohen te kryeministri për njëri tjetrin”, Osmani: VLEN nuk ka peshë në ekzekutiv, nuk qëndrojmë prapa dere për tu futur në Qeveri
- Vetting/ Si përfundoi prona private në duart e zaptuesit në Lushnje, në skemë del edhe ish-kryebashkiaku Fatos Tushe


