Një aksident dramatik ka ndodhur sot pasdite në unazën jugore të qytetit të Fierit. Drejtuesi i një mjeti raportohet se ka humbur kontrollin, duke goditur një makinë tjetër të parkuar. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit të parë, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje për hetimin dhe zbardhjen e aksidentit. Mbeten të panjohura shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit, që sollën edhe aksidentin.
Author: almakos
Një dokument i rrallë nga arkivat e Universitetit të Harvardit zbulohet si një dëshmi e përpjekjeve amerikane për të mbrojtur trashëgiminë kulturore shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky dokument hedh dritë mbi një histori të panjohur, duke treguar se si SHBA u angazhuan për të ruajtur pasuritë kulturore të Shqipërisë nga shkatërrimet e luftës. Ky dokument është pjesë e “Komisionit Robert”, një grup i veçantë i krijuar nga studiues të trashëgimisë kulturore dhe arteve nga disa universitete amerikane. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ky komision punoi për të hartuar lista të detajuara të monumenteve dhe objekteve me…
Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë. Policia e Elbasanit thotë se fillimisht 15-vjeçari u paraqit në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportua drejt QSUT, ku edhe humbi jetën. “Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim”, thote policia.
Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur në SPAK.[embedded content] Më herët gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Drejtori i KESH, Erlad Elezi. Edhe Gjyli, ashti si drejtori i KESH janë me masë “arrest shtëpie”, ndërsa Belinda Balluku eshte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe i është sekuestruar pasaporta, Balluku u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit…
Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se Kolegji i këtij institucioni u mblodh sot për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për të hedhur poshtë pezullimin me vendim të GJKKO të Belinda Ballukut. Gjykata Kushtetuese sqaron se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo. NJOFTIM PËR SHTYP Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u…
Kryeministri Hristijan Mickoski komentoi sistemin “Safe City”, i cili filloi të funksionojë dje, ndërsa deri në fillim të janarit do të ketë vetëm paralajmërime. Mickoski tha se shpreson që sistemi të zgjerohet në të gjithë vendin. “Unë mbështes zbatimin e Safe City dhe zgjerimin e tij në të gjithë territorin e Maqedonisë. Disa thonë se kjo do të sjellë kritika ose goditje politike për Qeverinë, dhe unë them se ne jemi të gatshëm t’i rezistojmë asaj goditjeje politike, vetëm për të shpëtuar një jetë njerëzore. Vetëm në dy javët e fundit, kemi pasur tre viktima në qendër të kryeqytetit”. “Në…
Marselo Arani (në foto) është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit, Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur më 30 nëntor në Elbasan. Marselo Arani 32-vjeçari nga Elbasani, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale, akuzohet së bashku me 35-vjeçarin Armando Kola, banues në Laç, për ekzekutimin e 43-vjeçarit. Ndaj tyre është ngritur akuza për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Si bashkëpunëtor në vrasje është arrestuar ortaku i…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO. Por vendimi final nëse e pandehura Balluku do të qëndrojë e pezulluar apo do të rikthehet në detyrë i takon 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gazetarja e News24 Klodiana Lala tha se tashmë filtri i parë për këtë çështje kaloi në Kolegjin e Kushtetueses. Sipas Lalës, që 8 gjyqtarët të marrin pjesë në mbledhjen do të duhet të jenë të njohur me aktet e dosjes të paktën 48 orë para, siç u përdor me zonjën Xhaferrllari. Gazetarja…
Trafiku hekurudhor në vend është normalizuar, pasi Sindikata e Makinistëve të Maqedonisë ndërpreu bojkotin pas negociatave që u zhvilluan mbrëmë me drejtuesit e Transportit Hekurudhor të Maqedonisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit. “Ne zhvilluam negociata që dhanë rezultat, disa nga kërkesat u përmbushën dhe kolegët vendosën që, për të mos shkaktuar shpenzime shtesë, të ndërpritet bojkotimi për momentin. Trafiku u normalizua në orën 01:30 të natës. Treni i parë për Kumanovë nise në 04:57,” deklaroi Toni Dimovski, kryetar i Sindikatës së Makinistëve të Maqedonisë dhe përfaqësues i personelit teknik dhe ekzekutiv në Hekurudha e Maqedonisë së Veriut Transport SHA…
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO, por këtë vendim Këshilli i Ministrave e çoi në Kushtetuese. Tashmë i takon mbledhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses të cilët do të vendosin nëse do të pezullojne vendimin e GJKKO, apo ta ta lene ate ne fuqi. Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën. Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se…
Ministri i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 mijë shkelje të rregullave në trafik nga sistemi “Safe City”, raporton SHENJA. Ministri tha se ky është një numër katastrofal ndërsa ka të bëj vetëm me qytetin e Shkupit. “Nëse më kujtohet mirë rreth 1000 shkelje kanë të bëjnë me mos regjistrimin e makinave, numër katastrofal. Diku 5000 mijë shkelje mendojë se ishin për kalim në të kuqe-numër katastrofal… por më e tmerrshmja është se mbi 90% nga numri i shkeljeve është tejkalimi i shpejtësisë”, tha ministri Toshkovski. /SHENJA/ MARKETING

