Author: almakos

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për të nisur procedurat e prishjes së kontratës për Aeroportin e Vlorës është sipas ekspertëve një simptomë e skemës së PPP-ve në Shqipëri, me kosto të larta financiare për taksapaguesit. Vladimir Karaj | BIRN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi të mërkurën se ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë një përballjeje në arbitrazh ndërkombëtar me kompaninë private. Ky vendim vjen pas një konflikti të ashpër gjyqësor dhe bllokimesh fizike në kantier mes dy ortakëve, “Mabco Construction” dhe “2A Group”, i cili nisi…

Lexo më Shumë

Tre shtetas nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, ndërsa po udhëtonin drejt vendit ku jetonin. Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipi Laurent Aliu, 16 vjeç, nga Komogllava e Ferizajt. Sipas mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur të enjten në mëngjes në autostradën A3, pranë Nittendorfit, në rrethin e Regensburgut. Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta, ka rrëshqitur poshtë një argjinature dhe ka përfunduar mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë. Tre personat që ndodheshin…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoninë e Veriut moti do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira lokale. Gjatë orëve të pasdites priten kushte për reshje të izoluara shiu, të shoqëruara herë pas here me bubullima. MARKETING Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius. Sipas parashikimeve, në ditët në vijim moti do të mbetet i nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten, duke arritur deri në 40 gradë Celsius…

Lexo më Shumë

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë këtë të premte në ditën e 69-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në bulevard, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK. Prej 68 ditësh, protestuesit kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar aksionin qytetar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Në ditën e 69-të, qytetarët pritet të dalin sërish në rrugë, ndërsa protesta pritet të shoqërohet me marshim dhe thirrje kundër qeverisë. Ndër sloganet që pritet të dëgjohen janë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju…

Lexo më Shumë

Nga Fatos Tarifa E keni vënë re sa shumë flet Kryeministri Rama kohët e fundit? Duket sikur përpiqet të krijojë përshtypjen se, më në fund, ka kuptuar çfarë nuk shkon në këtë vend, çfarë e pengon demokracinë, se ka reflektuar pas nisjes së protestave qytetare dhe se ka ndryshuar mënyrën e qeverisjes e të kërkimit të llogarisë. Madje, herë pas here, pranon edhe ndonjë prej kërkesave të protestuesve, por vetëm ato që i leverdisin, ndërsa injoron thelbin e pakënaqësisë së tyre. Problemi është se kryeministri u flet veshëve të gabuar. Nuk u drejtohet atyre që kërkojnë llogari prej tij, ndërkohë…

Lexo më Shumë

Qeveria ka përcaktuar rregullat dhe procedurat për mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, si dhe mekanizmin për trajtimin, administrimin dhe kalimin e të drejtave dhe detyrimeve të tyre. Ligji i botuar në Fletoren Zyrtare, zbatohet për shoqëritë tregtare me kapital shtetëror jo më pak se 51%, të cilat ndodhen në proces likuidimi në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ndërsa, shoqëritë tregtare me kapital shtetëror që shpallen në proces likuidimi pas hyrjes në fuqi të këtij ligji vijojnë procedurat e likuidimit sipas ligjit të vitit 2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i…

Lexo më Shumë

Rreth 25 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy tramvajeve në qytetin e Gelsenkirchenit, në Gjermani. MARKETING Sipas informacioneve paraprake, njëri tramvaj ishte ndalur në një segment të hapur të linjës, kur u godit nga një tramvaj tjetër me pasagjerë. Policia ka bërë të ditur se shtatë persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe nuk përjashtohet rreziku për jetën. Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spitalet e zonës. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë ngritur një ekip të posaçëm…

Lexo më Shumë

​Insajderi merr vesh se Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, tashmë u është dorëzuar autoriteteve kosovare pas arrestimit të tij në Spanjë dhe përfundimit të procedurave të ekstradimit.Gazeta Insajderi mëson nga burime të sigurta brenda organeve të drejtësisë se Spanja ka ekstraduar drejt Kosovës të kërkuarin e shumtë nga drejtësia kosovare dhe ajo ndërkombëtare, Dukagjin Nikollaj, i njohur ndryshe me nofkën “Duka”. Nikollaj, i cili për muaj të tërë i është shmangur prangave, është sjellë në Kosovë nën masa të rrepta sigurie pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore ndërmjet dy shteteve. Emri i Dukagjin Nikollajt u rikthye fuqishëm…

Lexo më Shumë

Pas një marshimi të gjatë në rrugët e kryeqytetit dhe me një pjesëmarrje masive të qytetarëve, është mbyllur protesta e sotme. Shqiptarët prej 68 ditësh kanë protestuar kundër qeverisë, duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do të dorëzohen dhe se revolta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Në mbyllje të marshimit, aktivistët theksuan se tashmë po ndjekin një tjetër mënyrë të mbylljes së protestës dhe se çdo natë do të ketë një destinacion të ri për ta përmbyllur protestës. Gjithashtu u theksua se kjo protestë që…

Lexo më Shumë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj në protestën kundër kryeministrit Edi Rama theksoi se Diaspora i është bashkuar masivisisht revoltës kundër Ramës. Një thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku janë, brenda dhe jashtë vendit të protestojnë dhe të bashkohen për të rrëzuar regjimit. Ndërsa tha se Diaspora po organizohet për të ardhur me 14 , 15 dhe 16 gusht. “Shqiptarët kanë organizuar dhjetëra protesta në të gjitha qytetet europiane dhe të Amerikës dhe kudo ku jetojnë. Kemi parë një pushtet që I detyruan shqiptarët të largoheshin . Ne do jemi këtu për të bërë Shqipërinë e Re. Ne jemi lodhur duke…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me heqjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe nga një vendkalim kufitar, duke ngritur pyetjen nëse në Maqedoninë e Veriut funksionon shteti ligjor dhe nëse ligjet zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. MARKETING Në një reagim publik, Ademi thekson se nuk dëshiron të polemizojë me zyrtarët e VLEN-it, por t’u drejtohet qytetarëve me pyetjen nëse ligjet vlejnë njësoj për të gjithë apo zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit. Në vijim shkrimi i plotë i Ademit: A ka shtet ligjor në Maqedoninë e Veriut apo s’ka fare? Sot nuk…

Lexo më Shumë

Fatmir Olluri, 52-vjeçar nga Dobraja e Madhe e Lipjanit humbi jetën tragjikisht pasi u gjet i plagosur me armë zjarri. Ai ishte dërguar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit, pasi ishte gjetur i plagosur. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte transferuar për trajtim në QKUK, raporton Sinjali. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Fatmir Olluri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 18:45, në Intensiven Qendrore të QKUK-së. Me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa…

Lexo më Shumë