Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirilda Karçanaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. Një prej biznesmenëve nën hetim është dhe Ermal Beqiri, i cili me kompaninë e tij “Soft & Solution”, i cili është pyetur më herët në SPAK. Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të…
Author: almakos
Brenda javë së ardhshme do të mësohet edhe emri i drejtorit të ri të FBI-së shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit. Prokuroria e Posaçme mbylli procedurën e përzgjedhjes dhe pas konkursit u përzgjodh si kandidatura fituese dhe u propozua Joni Keta (foto kryesore). Sipas procedurës së garës, tani emri i tij duhet të kalojë në KLP për votim. Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor, ora 11:00, për të zhvilluar mbledhjen për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas procedurës dhe rregullores, KLP do të votojë nëse e pranon propozimin e SPAK, për të zgjedhur…
Këshilli Gjyqësor aktualisht po bën parashikime buxhetore për vitin e ardhshëm me plane për punësim dhe auditim të të gjitha gjykatave, thotë Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, duke theksuar se buxheti për vitin e ardhshëm tashmë është drejt përfundimit dhe se ndryshimi në krahasim me vitin e kaluar do të jetë në punësimet e reja të planifikuara, ndërsa burimet, siç janë investimet kapitale, rinovimi i ndërtesave të gjykatave, furnizimi i pajisjeve etj., planifikohen çdo vit. I pyetur se si e komenton propozimin e Kryeministrit Hristijan Mickoski, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë për të përgatitur një listë të…
Policia e Kukësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditë më parë (27 nëntor), ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi.[embedded content] Dy persona, babë e bir dyshohet se janë autorët. Në pranga është vënë babai, ndërsa djali është shpallur në kërkim. Po ashtu është sekuestruar automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale. “Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”, u bë kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasit Xh. M., 59 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi M. M., 26…
Venko Filipçe theksoi se buxheti qendror, siç është ndërtuar, nuk është social, nuk ka komponent zhvillimor dhe nuk ka kapacitet për të shërbyer vazhdimisht deficitin në thellim në Fondin për Sigurim Pensional he Invalidor, theksohet në kumtesën e LSDM-së.Kjo, siç tha Filipçe në “Telma”, e vë në rrezik pagesën e pensioneve. “Lind pyetja, një buxhet i ndërtuar në këtë mënyrë që nuk është as social, as nuk plotëson nevojat e kategorive të cenueshme të qytetarëve, as nuk mund të ndërpresë një krizë, as nuk është zhvillimor, sepse ka një sasi shumë të vogël parash për investime kapitale, çfarë do të…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se Kampusi i Kolegjit Evropian, sipas tij, është një skandal vjedhje i miliona eurove, duke theksuar se burat janë paracaktuar nga Federica Mogherini dhe kryeministri Edi Rama. “Plas skandali tjetër i vjedhjes së miliona e miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë me kampusin e Kolegjit Evropian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini dhe Ramaduro”, theksoi kryedemokrati. Berisha shtoi se ka pasur një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar për shkak se është korruptive. “Është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve…
Pas lëshimit në përdorim të projektit “Safe City” në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë kanë nisur edhe SMS porositë e para për qytetarët me paralajmërime. Edhe pse këtë projekt mund ta vlerësojmë si një hap drejt sigurisë në komunikacion, është e pafalshme që SMS porositë të lëshohen pa gjuhën shqipe. Dhe le ta themi qartë: kjo nuk është hera e parë që institucionet e shtetit e shpërfillin gjuhën shqipe. Ky problem është i përsëritur dhe tashmë i qëllimshëm, thanë nga Aleanca për Shqiptarët. VLEN-i, që mban pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, duhet të përgjigjet: çfarë funksioni real ushtron në…
Panorama Online ka siguruar pamjet nga momenti kur Marselo Arani, i shpallur në kërkim merr në një garazh makinën tip Audi, me të cilën autorët kanë kryer vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur më 30 nëntor. [embedded content] Siç shihet në këto pamje Arani shihet teksa futet i qetë në garazh, ndërsa në dorë mban edhe një çantë. Pasi merr makinën, ai largohet. vijon
Mbi 200 kompani dhe të paktën 300 pjesëmarrës pritet të marrin pjesë në forumin e radhës afarist mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, i cili do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup, me synim forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Shërbimi qeveritar njoftoi në mëngjes se, për shkaqe shëndetësore, kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski ka anuluar pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij të planifikuar në këtë forum. Para nisjes së punimeve të forumit, në Qeverinë e RMV-së do të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, dhe…
Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, u lirua rreth orës 01:00 të mëngjesit të së mërkurës, vetëm një ditë pas arrestimit të saj në kuadër të një hetimi të gjerë për mashtrim dhe korrupsion. Së bashku me të u liruan edhe dy të dyshuarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, pasi autoritetet belge vlerësuan se ata nuk përbënin rrezik arratisjeje. Të tre individët u morën në pyetje dhe u njoftuan për akuzat zyrtare, të cilat përfshijnë mashtrim dhe korrupsion në prokurime, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Sipas gjyqtarëve belgë, hetimet do…
Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndaj një shtetasje e cila akuzohet se ka transferuar pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë. Ndaj shtetases me iniciale E. D., u ngritën akuzat për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Nga hetimet ka rezultuar se e akuzuara në vitin 2013, me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), ka kryer kalimin…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, me kushte kryesisht të thata në shumicën e akseve rrugore. Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane vlerësohet si mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk raportohen vonesa të theksuara për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, duke rekomanduar shpejtësi të adaptuar sipas kushteve të rrugës, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në segmentet malore dhe përgjatë luginave të lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Rrezikshmëria është më e theksuar në akset rrugore: Katllanovë –…

