Author: almakos

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar ka shpallur vendimin për 8 ish zyrtarët e pandehur për dosjen e “Sterilizimit”, ku mes tyre janë edhe ish zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rapaj.  Ish zv ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash, duke u dënuar me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet përfundimisht me 4 vite heqje lirie. Biznesmeni Ilir Rrapaj dënohet me 6 vite burg, edhe ky për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton ulje dënimi. Përfundimisht do të vuajë 4 vite burg. Rrjepaj dhe Rrapaj u shpallen…

Lexo më Shumë

Pas shkrirjes së partive të cilët përbëjnë koalicionin VLEN, e njëjta pritet së shpejti të bëhet një parti e vetme. Kështu deklaroi njëri ndër liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili tha pas disa ditëve, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, ASH, Alternativa  do të funksionojnë  edhe ndonjë ditë kështu, pastaj do të shkrihen në një subjekt të vetëm. Megjithatë se kush do të bëhet kryetar i partisë dhe në çfarë modeli do të formohet kjo parti, Mexhiti, nuk precizoi detaje më të sakta. IZET MEXHITI, KRYETAR I ÇAIRIT “Po punohet intensivisht, pra po shkojmë drejt finalizimit, mbrëmë e patëm e Kuvendin…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë parregullsish në punën e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për vitin 2024. Në raportin e publikuar theksohet se revizorët kanë  gjetur mungesa të mjeteve materiale dhe shpenzime të diskutueshme. Sipas revizorëve, nga inventari mungojnë 30 laptopë, ndërsa inventarizimi i mjeteve dhe detyrimeve është kryer në mënyrë jo të plotë. Raporti thotë se rreth 28 për qind e mjeteve themelore, me vlerë mbi 25 mijë euro, nuk janë gjetur gjatë kontrollit vjetor. Raporti evidenton edhe pagesë të 61 për qind të pagave për të punësuarit pa dëshmi për praninë e tyre në vendin…

Lexo më Shumë

Gazetari Almer Toska ka deklaruar se ‘Belinda Balluku do të jetë e para grua ministre që do të përfundojë në burg’. I ftuar në News24, ai komentoi zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë, duke theksuar se Balluku mund të disponojë informacione lidhur me çështje që përfshijnë edhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se një nga skenarët që përflitet është se Balluku mund të ketë prova për përfshirje në afera të përbashkëta. “Balluku është në një pozitë që kontrollon Edi Ramën sa kohë që ka prova të përfshirjes në afera të përbashkëta. Këto prova që ajo mund të disponojë janë…

Lexo më Shumë

PËLLUMB VREKA Viti 1945. Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore me armatime e pajisje të trashëguara nga trofetë e ushtrive italiane e gjermane. Nga italianët pati më shumë trofe, ku përveç armatimeve të lehta si topa e mitraloza, mortaja e pushkë, trashëguam edhe autoblinda të lehta tip “SPA” me mitraloza “BREDA”. Këto autoblinda, të kapura apo të dorëzuara nga kapitullimi i ushtrisë italiane ishin në gjendje të mirë, kështu që ato u futën në përdorim nga partizanët kundër vetë italianëve, por edhe gjermanëve. PAK HISTORI Gjatë luftës partizanët shtinë në dorë disa autoblinda “SPA” si edhe një tank gjerman…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur sot dy zëvendësministra të rinj, duke plotësuar vendet vakante në Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut dhe në Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut. Në postin e zëvendësministrit të Arsimit është emëruar Driton Sulejmani, i cili merr detyrën pas dorëheqjes së Lulzim Aliu. Emërimi i tij synon të sigurojë vazhdimësinë e proceseve në sektorin e arsimit, në një periudhë kur ky dikaster përballet me sfida të rëndësishme reformuese dhe organizative. Ndërkohë, Admir Shabani është zgjedhur zëvendësministër i Mbrojtjes, duke plotësuar një pozitë që kishte mbetur e zbrazët prej disa…

Lexo më Shumë

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po hetohet nga SPAK. Burime pranë këtij institucioni thanë se kanë pranuar dosjen që iu përcoll për kompetencë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka arritur në konkluzionin se vera është produkt i veprimtarisë kriminale ku është përfshirë Agasi, raporton gazetarja Klodiana Lala. Vera u sekuestrua nga SPAK në kuadër të kontrolleve që u kryen në pronat e Ergys Agasit, kur ai u shpall në kërkim bashkë me Ermal Beqirin si të dyshuar si krerët e një…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar për vazhdimin e ndërtimeve të objekteve të banimit në mënyrë të paligjmë në Çair ose sic pretendojnë ata në rrethana shumë të dyshimta. Sipas BDI-së, këto ndërtime po bëhen me tolerim të institucioneve komunale.  Arianit Ademi nga BDI, theksoi  dhe pasojat që sipas tij janë të qarta si rrugë të bllokuara, mungesë parkingu, presion mbi infrastrukturën dhe humbje e hapësirave publike. ARIANIT ADEMI-BDI       ‘’Ata jetojnë në komuna të tjera, si Buteli, ndërsa Çairin e përdorin si vend për përfitime financiare nga ndërtimet. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Sot i bëjmë thirrje publike Komunës…

Lexo më Shumë

Një grua e moshuar që ishte e akomoduar në Azilin e të Moshuarve në Gjirokastër, mbeti e plagosur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:30. Shkak është bërë rënia e saj aksidentale sipas hetimeve paraprake, nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Për pasojë ka marrë plagë e fraktura dhe u dërgua për mjekim në spitalin rajonal. “Rreth orës 12:30, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ishte akomoduar, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia vendore. Grupi hetimor…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, e ka cilësuar vendosjen e gurthemelit të kampusit të ri të Universiteti “Nënë Tereza” si një nga projektet më të rëndësishme strategjike për arsimin në gjuhën shqipe dhe për zhvillimin afatgjatë të komunitetit shqiptar në vend. Sipas tij, ky investim madhor prej 42 milionë eurosh nuk nënkupton vetëm përmirësim të infrastrukturës akademike, por edhe një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të Shkupi si qendër universitare dhe intelektuale për shqiptarët. Mexhiti theksoi se kampusi i ri do të përfshijë amfiteatro bashkëkohore, objekte mësimore me standarde të larta, salla sportive dhe pishinë për studentët, duke…

Lexo më Shumë

Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 është rritur për 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudh të vitit 2024, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Në tremujorin e katërt të vitit 2025, rritje më e madhe është shënuar në sektorët G – Ndërtimtari me 14,6 për qind dhe K dhe L – Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; veprimtari administrative dhe shërbime mbështetëse me 8,1 për qind. Konsumi final në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht është rritur për 6,4 për qind, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e PBB-së është 77,9 për qind. Investimet…

Lexo më Shumë

Shitjet masive të aksioneve në tregjet europiane kanë shkaktuar një alarm global, duke e vënë në rrezik stabilitetin ekonomik. Nxitimi për të shitur aksione ka krijuar një atmosferë kaotike në tregjet globale. Tregtarët janë të shqetësuar për pasojat e mundshme të mbajtjes së çmimeve të energjisë në nivele të larta për një periudhë të gjatë. Kjo situatë ka bërë që shumë investitorë të rishikojnë strategjitë e tyre dhe të përpiqen të minimizojnë rrezikun e humbjeve të mëtejshme. Rëniet e thella në tregun e aksioneve kanë pasur një ndikim të gjerë, duke prekur edhe sektorë të tjerë. Investitorët po përpiqen të…

Lexo më Shumë