Në një letër zyrtare drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të masave të BE-së ndaj Kosovës. Ai argumenton se vendi ka përmbushur të gjitha standardet demokratike dhe ka bërë sakrifica të rëndësishme në rrugën e tij drejt integrimit europian. Hamza thotë se Kosova ka zhvilluar tre procese zgjedhore brenda një viti, të cilat, sipas tij, kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Kjo, thekson ai, dëshmon për “pjekurinë demokratike të Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave të BE-së…
Author: almakos
Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një 70-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj. Burime për Panorama Online bëjnë me dije se gruaja që ndërroi jetë është identifikuar si Bajame Memetali. Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë një ditë më parë. [embedded content]Fqinja e të moshuarës thotë se 70-vjeçarja jetonte e vetme, pasi djalin e kishte në burg, ndërsa bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë kohë më parë. Ajo tregon se lajmëruan policinë, pasi u shqetësuan pasi nuk e kishin parë ditën e fundit. Flet fqinja: Më tha komshija ‘ta shikojmë…
Një mosmarrëveshje për afatet e qëndrimit në një dhomë me qira është bërë shkak të përshkallëzimit të një konflikti, i cili ka përfunduar me plagosjen e pronarit të banesës. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku” të Vlorës. Sipas Policisë, fillimisht ka qenë një debat verbal mes shtetasit B. L., 53 vjeç, dhe qiramarrësit Klevis Aliaj, 36 vjeç, që më pas është shndërruar në përleshje fizike. Gjatë konfliktit, Aliaj dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. 53-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për…
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka bërë një postim në rrjetin e tij Facebook, përmes të cilit kujton lëvizjen e studentëve të dhejtorit të 1990-ës. “Sot nderojmë të rinjtë dhe të rejat që 35 vite më parë, udhëhoqën kthesën historike të Shqipërisë në mes të territ, paqartësisë dhe frikës”, shkruan Salianji, teksa thekson se mirënjohjen e tij ndaj të gjithë studentëve, të rinjve dhe intelektualevë që u bashkuan për t’i dhënë fund mjerimit të Shqipërisë e për ta kthyer atë me fytyrë nga perëndimi! Postimi i Ervin Salianjit Sot nderojmë të rinjtë dhe të rejat që 35 vite më parë, udhëhoqën…
Një sherr për 700 mijë euro dyshohet se qëndron pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit pranë karburantit të viktimës në Elbasan. Sipas burimeve, rreth 10 ditë para ekzekutimit ka ndodhur një përplasje fizike mes Oklid El Ouejdi dhe biznesmenit në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil”. Dokumentet zyrtare tregojnë se prej janarit 2018, El Ouejdi ka të regjistruar në Elbasan biznesin e import–eksportit dhe tregtimit të automjeteve “SOLEIL”. Pikërisht marrëdhëniet tregtare të lidhura përmes kësaj veprimtarie mendohet se kanë qenë shkaku i konfliktit me Mondi Mëhallën. Raportohet se viktima, i revoltuar…
Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja mbi konfliktin që dyshohet se ka shërbyer si motiv kryesor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor. Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, në qendër të hetimeve ndodhet 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur në Elbasan me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, si dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”. Ai është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe aktualisht konsiderohet person kyç në dosjen hetimore. Vendndodhja e tij nuk është e konfirmuar,…
Çfarë do të sjellë dimri i këtij viti për ne? Meteorologët parashikojnë se dimri i ardhshëm mund të jetë më i ftohtë se zakonisht, por me disa ndryshime të rëndësishme në modelet e motit. A është ky dimri i shekullit që kemi pritur? Një nga faktorët kryesorë që ndikon në motin e dimrit është vorbulla polare, e cila këtë vit pritet të jetë më e dobët se zakonisht. Kjo do të thotë se ndonëse mund të kemi periudha të ftohta, ato nuk do të jenë aq ekstreme sa në dimrat e kaluar. Ekspertët e klimës kanë vënë në dukje se…
Një 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia kufitare në Morinë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga autoritetet finlandeze. Policia thotë se nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë. Njoftimi: I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në…
Për përcaktimin e moshës së daljes në pension ekzistojnë dy modele të ndryshme: mosha ose numri i viteve të kontributeve të paguara në sigurimet shoqërore. Cili syresh do të fitojë? PENSION Në kuadër të debateve për reformimin e sistemit të pensioneve në Gjermani, Ministrja e Punës, Bärbel Bas, e konsideron si të mundshme idenë e lidhjes së moshës së daljes në pension me numrin e viteve të kontributeve të paguara në arkën e sigurimeve shoqërore. “Mendoj se ideja është në thelb mjaft mbae mirë”, tha bashkëkryetarja e partisë social-demokrate SPD-së për mediat gjermane. Ajo iu referua një rekomandimi të ekonomistit…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relievev malore të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre. Në orët e para të 24- orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë…
22:36 | 7 Dhjetor 2025E.HKur dëgjojmë këngën tonë të preferuar, truri ynë aktivizon rrjete specifike që lidhen me kujtimet, emocione dhe ndjenjat e kënaqësisë. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga universitetet e Arizonës dhe Kalifornisë, botuar në revistën Human Brain Mapping. Muzika ka fuqinë të rikthejë kujtime nga momentet më të lumtura të jetës sonë: Takime festive, dashuri e parë, ose ditë të veçanta si dasmat. Nostalgjia që lind nga këto këngë ndihmon të ruajmë identitetin, të lidhemi me të tjerët dhe të menaxhojmë emocionet e tjera. Një shembull i njohur për publikun shqiptar mund të jetë…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se sonte ka patur mbledhje Kongresi i Vazhdimësisë, një organ sipas tij thelbësor në kuadër të partisë.“Sot zhvilluam mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, një organ thelbësor në kuadër të organizatës sonë politike.Gjatë këtij takimi patëm një diskutim të gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend, duke adresuar të gjitha sfidat me të cilat po përballet skena politike dhe shoqëria jonë.Po ashtu, u ndalëm edhe në përgatitjet për Kongresin e 20 dhjetorit, një moment i rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin tonë të mëtejshëm.”, ka shkruar Ahmeti. MARKETING

