Koalicioni VLEN do të garojë me Nevzat Bejtën për të fituar komunën e Gostivarit në zgjedhjet që priten të mbahen më 11 janar 2025. Bejta ka konfirmuar se kandidatura e tij do të dorëzohet nesër, ndërsa kërkon mandatin e tretë pas dy periudhave të mëparshme në krye të komunës. Zgjedhjet në Gostivar do të përsëriten pasi raundi i parë nuk arriti censusin e nevojshëm për vlefshmëri. Kujtojmë se sot Valbon Limani ka dorëzuar kandidaturën e tij për kreun e komunës nga radhët e AKI-së.
Author: almakos
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në emisionin “Debat në Shenja” i pyetur nëse polici maqedonas i cili ka përdhosur flamurin shqiptar është avancuar, tha se nuk është e vërtet se ështeë avancuar, duke shtuar se dihet se atë natë ka patur edhe policë shqiptarë që kanë asistuar gjhatë asaj nate në të cilën është hjek flamuri shqiptar.“Kështu që nuk kemi avancime as për njërin e as për tjetrin polic dhe nuk qëndron kjo e cila qarkullon në publik… Nuk ka avancim, masat disiplinore janë në rrjedhë, tek ne ekziston kontrolli i brendshëm, edhe mas disiplinore, kështu që edhe…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Gostivarit për zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar 2026. Pas dorëzimit të dokumenteve, Limani deklaroi se pret zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike, ku – siç tha ai – qytetarët do ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik. “Sot dorëzova kandidaturën për të udhëhequr Komunën e Gostivarit si kryetari i saj. Ju ma dhatë fitoren dhe kjo më motivon edhe më shumë.Për paraardhësit tanë, për ju dhe për brezat që do të vijnë, jam gati të…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”. Automjeti i një shtetasi slloven, Klemen Jakiç, ka përplasur për vdekje këmbësoren 68-vjeçare Prende Lulaj. Slloveni është shoqëruar në polici pas aksidentit, sakaq grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Malësi e Madhe / Informacion paraprak Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar…
Gjykata e Posaçme ka pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ish-magjistrati u hetua nën dyshimin për fshehje pasurie, por pas hetimeve që zgjatën, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që hetimet të pushohen. Kërkesa e SPAK i është dorëzuar GJKKO-së, e cila mësohet se e ka pranuar, duke pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë. Nga hetimi nuk janë gjetur prova të arsyeshme dhe bindëse për akuzën e ngritur, teksa pas afateve të përcaktuara është arritur në përfundimin e pushimit të dosjes.
Drejtorët e akuzuar të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në rastin “Puls”, hedhin poshtë çfarëdo lloj lidhshmërie me diskotekën në fjalë. Ish drejtori i parë i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu vlerëson se aktakuza është një konstruksion politik nën presionin e publikut. Shaban Saliu, ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim “Jam i akuzuar për qëllim të mundshëm, se kam qenë i vetëdijshëm, paramendojeni se prej vitesh ta kem ditur atë që ndodhi më 16 mars. Këtë nuk mund ta dinte askush, as unë. Kërkoj që gjykimi të jetë fer dhe të mos jetë nën presion të…
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreu të ri të Prokurorisë së Posaçme. Ditën e nesërme në ambientet e KLP-së, do të zhvillohet mbledhja nga ku do të dalë pasuesi i Altin Dumani, si kryeprokuror i SPAK. Ambasada britanike thekson se kemi të bëjmë me një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës në luftën ndaj korrupsionit. Sakaq, shton në reagim se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet ta realizojë këtë proces në mënyrë të drejtë, të lirë dhe transparent. [embedded content] Reagimi i Ambasadës Britanike në rrjete sociale: Zgjedhja e…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë në mbledhjen e nesërme (11 dhjetor), kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesit aktual, Altin Dumani, i mbaron mandati trevjeçar më 16 dhjetor. Në garë janë Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj. Në garë janë 4 kandidatë të kualifikuar në fazat paraprake dhe që do i nënshtrohen garës në KLP, ku në fund do votohet për fituesin, i cili del edhe me një votë më shumë, pra nuk ka votim të cilësuar. Në kuadër të mbledhjes së nesërme, KLP ka lëshuar një njoftim zyrtar, ku bën me dije…
SPAK zbardh detaje lidhur me goditjen e grupit kriminal Rraja, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. [embedded content] Në operacionin e kryer kundër këtij grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës, ra në pranga mes të tjerësh edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Por si funksionte grupi kriminal? SPAK paraqet 3 episode -Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë. – Episodi i dytë, i përket…
SPAK ka ekzekutuar 10 masa arresti ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të fisit Rraja, që akuzohet se janë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Anëtarët e grupi kriminal Rraja akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal. Panorama Online mëson se në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Përparim Rraja Gazmir Rraja Aldo Gjini alias Aldo Iamandi Jani Çavo Islam Sefa alias Islam Xaka Agim Nina alias Lorenc Selmani Zamir Aliaj alias…
Pas dy ditësh debati, Parlamenti sot miratoi Buxhetin për vitin 2026. 71 deputetë e mbështetën, 14 ishin kundër dhe nuk pati abstenime. Buxheti për vitin 2026 peshon rreth 6.7 miliardë euro dhe në të rritja e PBB-së parashikohet në 3.8 përqind, dhe inflacioni në 2.5 përqind. Të ardhurat totale duhet të arrijnë në 374.9 miliardë denarë, shpenzimet 414.2 miliardë denarë, dhe deficiti buxhetor 39.2 miliardë denarë ose 3.5 përqind e PBB-së së planifikuar. Për deputetët e qeverisë, ky buxhet ofron mbështetje për biznesin, mbron pensionistët duke rritur pensionet dhe sjell një valë të fortë infrastrukturore me ndërtimin e rrugëve, shkollave,…
Prokuroria për Ndjekjen Penale ndaj Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se u po kryhen bastisje në disa vende për shkak të dyshimeve për krime që lidhen me armët dhe lëndë narkotike. “Këtë mëngjes, oficerët e policisë nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike e NPKO-së, kryen bastisje në disa vende në Haraçinë, Çento, Brest, Inxhikovë dhe Çair për shkak të dyshimit të kryerjes së kirmeve që lidhen me armët dhe drogën”, njoftojnë nga Prokuroria. Nga atje nuk japin më shumë detaje rreth hetimit. MARKETING

