Author: almakos

Kreu në ikje i SPAK, Altin Dumani në një aktivitet të mbajtur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës theksoi se korrupsioni është një plagë që ka prekur të gjitha institucionet në vend. Ai e nisi nga Prokuroritë, teksa tha se fatkeqësisht iu është dashur që të vënë para përgjegjësisë edhe kolegë të tyre, me të cilët, siç u shpreh Dumani, kanë pasur edhe raporte shoqërore. Po ashtu, sipas Dumanit, edhe nga radhët e policisë në kaq vite funksionim të SPAK, janë hetuar dhe gjykuar mbi 70 efektivë policie, të cilët kanë rezultuar edhe pjesë të grupeve kriminale. Edhe një gjyqtar,…

Lexo më Shumë

Komisioni për vendime për kundërvajtje pranë Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës njoftoi se në kuadër të punës së vazhdueshme për të përcaktuar shkeljet e mundshme të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka inspektuar disa autoshkolla në territorin e Maqedonisë së Veriut, me çka veprimi i Komisionit ka përfshirë aktivitete që lidhen me mbi 40 autoshkolla. “Gjatë inspektimit, u gjetën indikacione që tregojnë për mundësinë e sjelljes së koordinuar të autoshkollave – kartel në formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për shoferë, që paraqet shkelje të mundshme të Nenit 7 paragrafi (1) të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Vlorë, ku 39-vjeçari Fisnik Xhaka nga Mitrovica u mbajt peng prej datës 28 Nëntor në një apartamenti.Sipas burimeve, apartamenti luksoz ndodhej rreth 300 metra larg Komisariatit të Vlorës dhe kishte kamera sigurie ku monitoroheshin lëvizjet jashtë banesës. Raportohet se Fisnik Xhaka kishte dalë garant që disa persona në një vend të Bashkimit Europian të merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro. Por, pasi pagesa nuk është kryer, ai është marrë peng dhe tre personat i kanë kërkuar shumën për të cilën kishte dalë garant. “Sipas burimeve ka dalë garant për…

Lexo më Shumë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përfshinë një veturë dhe një kamion. Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë aksident, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. “Sot, rreth orës 07:40, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në kilometrin e 26-të, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues, kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja”. “Si pasojë e…

Lexo më Shumë

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi theu masën e sigurisë dhe mashtroi, duke u prezantuar si agjent imobiliar. Mësohet se në pranga ka rën pranga shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë. Policia njofton se nga kontrolli në automjetin me të cilin shtetasi A. G. lëvizte në rrugën “Kastriotët”, në momentin e kapjes, u gjet 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në…

Lexo më Shumë

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar gjatë natës kreu inspektim në zonën e fshatit Negotinë, ku u gjet trupi i një personi aktualisht të paidentifikuar, i varrosur në një gropë. Sipas informacioneve fillestare, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një grua e cila më parë ishte raportuar si e zhdukur, me indikacione të mundshme se ajo ishte privuar në mënyrë të paligjshme nga liria. “Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit gjatë natës kreu ekspertizë në territorin e fshatit Negotinë të Gostivarit, ku u gjet trupi i një personi të vdekur ende të paidentifikuar, i varrosur…

Lexo më Shumë

Kujtojmë që në muajin qershor Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një kallëzim të KLSH ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës. Kontrolli i Lartë i Shtetit beri një kallëzim penal në Prokurori për Roshin dhe disa ish-drejtorë të tij në shtator të vitit 2015, pasi dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve. Dosja e Rroshit KLSH në zbatim të programit të auditimit nr. 226/1, datë 16.03.2015, i ndryshuar, ka kryer auditimin e Bashkisë Kavajë,…

Lexo më Shumë

Mjegulla që ka përfshirë kryeqytetin në ditët e fundit, jo vetëm që ka ulur dukshmërinë, por ka shtuar edhe rrezikun në komunikacion. Prandaj Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar, pasi ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme. Ekspertët e komunikacionit këshillojnë që në mjegull të kemi më shumë kujdes, t`i ndjekim rregullat dhe t`i shmangim daljet e panevojshme. “Çfarëdo situate që është si mjegull, si shi, si borë, nëse kemi kujdes, normal që mund t’ia dalim më lehtë dhe më mirë. Në ditët me mjegull duhet të ulet shpejtësia, nëse na zë gjatë rrugës mjegulla, por nëse…

Lexo më Shumë

Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elvin Mërlikës dhe Alket Xhixhës, dy ushtarë të mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt, të cilët dyshohen si të përfshirë në planin për eliminimin e Indrit Dokles. [embedded content] Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”. Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Alket Xhixhës dhe Elvin Mërlikës, dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të shpallur në kërkim për llogari të SPAK. Me anë të një njoftimi zyrtar policia sqaron se dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak. Për të dy personat GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve…

Lexo më Shumë

Elvin Merlika, i cili u arrestua gjatë aksionit të RENEA-s në Fushë Kuqe, ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Doklen, ngjarje e porositur nga Ervis Martinaj. Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë. Ndërsa i arrestuari i dytë, Fred Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Lexo më Shumë

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, iu rikujtua sesi e quajti opozitën “hajvanë”, por ai mohoi se e kishte fjalën për të gjithë opozitën “I quajte të gjithë opozitën hajvanë”, ia rikujtoi moderatori i Politko në Kanal 10. “Nuk është e vërtetë që i kam quajtur gjithë opozitën ashtu”, reagoi Kurti. “Ka qenë raport me premtimet lajthitëse…”, shtoi Kurti. “Iracionaliteti i premtimeve ka bërë që të them ashtu siç thash, ndoshta është dashur të gjej një fjalë tjetër…”, u shpreh Kurti, transmeton Express. “Është e pakrahasueshme çfarë kanë thënë për mua…”, vlerësoi Kurti.

Lexo më Shumë