Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore. Mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë mund të kenë ndikuar në ndodhjen e përplasjes. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes…
Author: almakos
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.
Sot (14.12.2025), rreth orës 10:00, në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB SP Bit Pazar, duke vepruar sipas planit të aksionit operativ “Piroteknika”, kanë konstatuar dy tezga të improvizuara me 876 copë mjete të ndryshme piroteknike. Po ashtu, në orën 14:00, gjatë një kontrolli në rrugën “192”, në një tezgë të improvizuar nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2.496 mjete piroteknike të llojeve të ndryshme. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për identifikimin e personave që e shisnin piroteknikën, pas së cilës do të parashtrohen kallëzimet përkatëse. MARKETING
Një 64-vjeçar, punëtor për punime hidraulike, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte, në një kantier në zonën e Paskuqanit.Policia bën me dije se pasditen e sotme është vënë në pranga shtetasi me iniciale A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore. Ndërkohë, ngjarja në fjalë ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30 dhe viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale H. P., 64 vjeç. Njoftimi i policisë Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç,…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dënoi sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të pafajshme dhe urimin për shërim të shpejtë të të plagosurve. Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë në luftën kundër terrorizmit dhe urrejtjes. “Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan Begaj. Kujtojmë se sipas mediave të huaja, të paktën 12 persona humbën jetën dhe rreth 30 të tjerë…
LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin se po refuzojnë qëllimisht të nënshkruajnë një rezolutë për ndalimin e pranimit të migrantëve për para, duke pretenduar se ekzistojnë marrëveshje të fshehta dhe interesa financiare. Sipas tyre, pushteti po e mban vendin të izoluar nga BE-ja për të shmangur kontrollin evropian dhe përgjegjësinë, ndërsa kriza buxhetore përdoret si arsye për pranimin e migrantëve në këmbim të kredive. ALEKSANDAR SASHA DIMITRIJEVSKI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I LSDM-SË “Në buxhet nuk ka para. Për herë të parë në histori, nesër – më 15 dhjetor – mbyllet Thesari. Shteti po vonon me të gjitha pagesat: nuk ka para…
Pas 40 ditëve në qeli, Alti Nallbati vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, dhe dy shtetasit e tjerë Marsel Buçi e Trajan Çeliku kanë lënë ambientet e burgut të Drenovës pasi gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”. Mësohet se në seancën gjyqësore pas 40 ditësh që u lanë në masë sigurie “arrest në burg”, për arsye të mbledhjes së provave dhe veprimeve hetimore shtesë të prokurorisë, tre të arrestuarit që morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin Ilir Topçiu, janë lënë në arrest shtëpie. Ngjarja ka ndodhur më tepër se 1 muaj më parë në qytetin e…
Hulumtimi i fundit i “Barometri Ballkanik”, i realizuar në nivel rajonal tregon se një e katërta e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mendojnë se vendi nuk do të bëhet kurrë anëtar i Bashkimit Evropian. Veçanërisht shqetësuese janë të dhënat për popullsinë e re. Sipas hulumtimit, rreth 68 për qind e të rinjve në rajon mendojnë se e ardhmja e tyre është jashtë vendit, më së shpeshti në shtetet e Bashkimit Evropian, ku shohin mundësi më të mira për punësim, standard më të lartë jetese dhe siguri më të madhe. Hulumtimi zbulon se euroskepticizmi është në rritje, veçanërisht për shkak të…
Një automjet është djegur në dalje të Tiranës, pranë rrethrotullimit të Saukut. Nga pamjet e siguruara, shihet se makina është shkrumbuar plotësisht. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse që po përpiqen të vënë në kontroll flakët.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është i kënaqur me periudhën testuese të projektit “Safe City”. Ai tha se qytetarët tashmë e kanë ngadalësuar vozitjen dhe se është ulur numri i aksidenteve në trafik. “Periudha testuese tregon se Maqedonia ka kapacitet të jetë një vend normal. Qytetarët treguan se edhe gjatë një periudhe testuese, kur zbatohet një zgjidhje e re, e kuptuan atë dhe e ngadalësuan vozitjen brenda qytetit kryesor. Ata treguan se mund të sillen ndryshe dhe se tani janë evropianë të vërtetë. Janë ulur numrat e aksidenteve të trafikut në territorin e Qytetit të Shkupit, veçanërisht rastet…
Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe ka reaguar sërish për informacionet se vendi do të pranojë emigrantë nga Britania e Madhe. Ai tha se nëse ndodh kyveprim, Maqedonisë do t’i mbyllen dyert përgjithmonë në Bashkimin Evropian. “Nuk e di nëse e keni ndjekur dhe vërejtur se ne na intereson vetëm një gjë: çfarë do të bëjmë me migrantët? Kur duam të shohim një shfaqje, shkojmë në teatër! Kemi migrantë në dyert e shtetit, e unë të flas për gjëra nga e kaluara, për luftë? Mua më intereson e ardhmja e Maqedonisë, por jo çfarëdo e ardhmeje, por ajo evropiane. Si të…
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen hetimore të SPAK të grupit kriminal Rraja, ku në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri I tij, Përparim Rraja. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë. Lidhur me trafikimin e sasisë prej 475 kg kokainë që u bllokua në Portin e Vlissingon në Holandë, me 23 nëntor 2020 rezulton se porositësi dhe organizatori kryesor është i dyshuari Ervis Shuli. Ai komunikonte në Sky ECC me Përparim Rrajën, kushëririn e ish-deputetit Rrahman Rraja dhe në ngarkesë ka future…

