Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur tetë masa sigurimi për zyrtarë që dyshohet se kanë abuzuar me tenderat në AKSHI, raporton gazetarja Klodiana Lala. Arrest në burg për Ergys Agasin Arrest në burg për Ermal Beqirin Arrest në shtëpi Mirilda Karçanaj Arrest në shtëpi Hava Delibashi Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Erion Ismaili Ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta
Author: almakos
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme ku janë lëshuar masa sigurie ndaj drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zv.drejtoreshës së institucionit, Hava Delibashi si edhe biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.Hetimet lidhen me 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, ku ka dyshimet se Mirlinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit. “Janë bërë transaksione në vlera të konsiderueshme e janë blerë pasuri të patundshme”, theksoi gazetarja. Sipas burimeve për Klodiana Lalën, “vetëm në një rast afro 1 mln euro është blerë një jaht në emër të një shtetaseje 24-vjeçareje rumune dhe që rezulton se kishte…
Kryeprokurori Publik Lupço Kocevski, shkarkimi i të cilit ishte në rend dite në Kuvend, ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme, shkruan SHENJA.Vendimin për dorëheqjen ai personalisht e than ë konferencë për media në Prokurorinë, ndërsa në formë të shkruar e ka dërguar deri tek organet përgjegjëse.“Parashtrova dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Funksion ky që në më pak se dy vjet, e kam kryer në mënyrë të ndershme, me dinjitet dhe nga ku largohem krenar me kokën e ngritur lartë, por edhe i dëshpëruar”, tha Kocevski. MARKETING
Agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në bizneset e Klajdi Merkajt, i cili është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja. Sipas gazetares Klodiana Lala, ka dyshime të forta se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI. “Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza t ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc…
Nga koalicioni VLEN thonë se ligji për përfaqësim të drejtë ka marrë vulën evropiane dhe se së shpejti do të jetë në Kuvend. “VLEN po e mbyll njëherë e përgjithmonë një nga kapitujt më të mëdhenj të mashtrimit politik ndaj shqiptarëve: çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është dëshmia më e qartë se ajo që për dy dekada u përdor si sllogan, alibi dhe vegël shantazhi politik, sot po shndërrohet në standard ligjor, të matshëm dhe të zbatueshëm.Për herë të parë, përfaqësimi i drejtë nuk mbetet peng i vullnetit politik…
Detaje të reja dalin nga aksioni me urdhër të SPAK ku janë lëshuar urdhër arreste. Sipas gazetares Klodiana Lala, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI. “Pengmarrje, dhunë dhe shantazh ky është skandali që SPAK ka zbuluar. Në masën e arrestit shtëpiak është dërguar Hava Delibashi dhe Mirlinda Karçanaj”, informon gazetarja. Vijon…
Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran, teksa mori pjesë në Konferencën e 7-të Kombëtare për të Drejtën e Informimit, theksoi se prezenca e OSBE do të angazhimin për të përmirësuar qasjen e informacionit në vend. Në fjalën e tij, ai e vlerësoi miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave vitin e shkuar si një hap të rëndësishëm përpara, duke shtuar se legjislacioni është i harmonizuar me rregulloren e të dhënave të BE. Ai përmendi dy iniciativa të vitit të kaluar me Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorët e Përgjithshëm, ndërsa shtoi se…
Kompania Bankers Petroleum Albania deklaron se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave është bllokuar aktiviteti prodhues dhe financiar i kompanisë në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Me anë të një reagimi kompania thotë se vendimi është në kundërshtim me procedurat ligjore në fuqi. Sipas kompanisë, Dogana ka ndërprerë operacionet duke pretenduar mos-pagesën e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, sipas legjislacionit shqiptar dhe direktivave të BE-së në fuqi që prej vitit 2012, nuk duhet paguar akcizë pasi nuk konsumohet në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e energjisë apo nxehtësisë. “Ky…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mban seancën e 76-të, në rend dite të së cilës janë Propozimi për shkarkimin e Kryeprokurorit, Lupço Kocevski, si dhe Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it për dënimin e manipulimeve të opozitës dhe konfirmimin e politikave kundër migrimit të paligjshëm. Qeveria kërkon shkarkimin e Kocevskit për shkak të, siç thuhet, gabimeve të rënda profesionale, përfshirë zbulimin e paautorizuar të informatave për çështje gjyqësore, shkeljen e konfidencialitetit dhe dëmtimin e reputacionit të Prokurorisë Publike, duke mos vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Rezoluta për migrimin e paligjshëm përbëhet nga nëntë…
Kosova ka qenë për një kohë të gjatë në pozicion defanziv në raport me krimet e luftës, për shkak të mungesës së dokumentimit institucional dhe të verifikueshëm. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemi, në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com Sipas tij, mungesa e një arkive shtetërore të dokumentuar profesionalisht ka bërë që Kosova, ndonëse viktimë e krimeve të luftës, të mos ketë pasur mjetet e nevojshme për t’iu kundërvënë narrativave të rreme dhe propagandës nga Serbia. “Si rezultat i mungesës së dokumentimit në mënyrë të mirëfilltë dhe të institucionalizuar, Kosova për vite…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin. Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve pranë BKH-së, raporton se për Mirlinda Karçanaj është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri. Sipas Lalës, masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa. Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është “e padrejtë” që dikush të presë që qeveria e tij të hyjë në një proces negociatash me BE-në në të cilin “nuk ka shenja për një rezultat të suksesshëm”. Ai në “Sitel”, përpara se të nisej për në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, vendosi dy kushte për fillimin e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës, e cila mundëson hapjen e negocitave me BE-në. “Së pari, duhet të ketë garanci të qarta në formën e përfundimeve nga Këshilli Evropian se askush nuk është kundër identitetit maqedonas, i cili është një konstante…

