Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për ish policin Ludjan Zaimi, i cili vrau me armë në komisariat kolegun e tij, Çaush Saliasi. Më 15 shtator 2023 Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për akuzën “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe e dënoi me 35 vite burg ish-policin Zaimi, ndërsa në vendimin e saj Apeli vendosi të ndryshojë akuzën në ‘vrasje me paramendim”, duke ulur 5 vite dënimin. Ngjarja Ngjarja e rëndë u shënua më 23 maj 2022, rreth orës 21:30, brenda në ambientet e komisariatit, në zyrën e instruktazhit, pak para se të dy oficerët e Patrullës…
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar disa transferta parsh të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurorët e SPAK dyshojnë se këto transferta parash mund të kenë lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që verifikimet janë në proces. Por si u shndërrua 4 A-M nga hiçi në një nga kontraktorët më të mëdhenj të shtetit? Zanafilla e suksesit fillon me Albcontrol. Ndonëse fillimisht shihej si një kompani e lidhur me Partinë Demokratike për shkak edhe të origjinës tropojanë të pronarëve të saj, në vitin 2012 kompania 4 A-M ishte vetëm një ndërmarrje modeste me një xhiro prej rreth 3.3…
Mjegull e dendur me dukshmëri të reduktuar deri në 60 metra është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Demir Kapisë. Pavarësisht kësaj, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, ndërsa akset rrugore janë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane mbetet mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së nuk janë evidentuar pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me shpejtësi të përshtatur, duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe duke treguar kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku…
Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 16 persona, të cilët akuzohen se shisnin lëndë narkotike tek moshat e reja. Personat akuzohen për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’. Prokuroria sqaron se pas hetimeve një vjeçare me metoda proaktive, vëzhgime e përgjime, rezultoi se të pandehurit shisnin lëndë narkotike në qytetin e Sarandës edhe të Delvinës, kryesisht moshave të reja. Tre nga shtetasit e dërguar në gjyq, janë në akuzë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal pasi u provuan se kanë qenë nën efektin…
Koalicioni VLEN vlerëson se ndërprerja e funksionit të kryeprokurorit shënon fundin e një periudhe që prodhoi humbje të thellë të besimit publik në Prokurorinë Publike. Besimi i qytetarëve u rrënua nga raste konkrete që i panë me sytë e tyre, si rasti i Ixhet Memetit, ku një zyrtar i drejtësisë përfundoi me dënim të butë, ndërsa qytetarë të zakonshëm janë ndëshkuar për gabime shumë më të vogla. Besimin në drejtësi e kanë goditur rëndë edhe vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë amerikane për korrupsion serioz dhe minimin e proceseve të drejtësisë, ndërkohë…
Meteo Kosova, një platformë meteorologjike në vend, ka demantuar menaxherin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sherif Gosalci, i cili paralajmëroi temperatura ekstreme në natën e ndërrimit të vitit. Gosalci në një postim në profilin e tij në Facebook kishte thënë se në ndërrimin e motmoteve në Kosovë do të ketë temperatura deri në – 20 gradë. “Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C!”, kishte thënë ai. Por, Meteo Kosova thotë se këto parashikime nuk qëndrojnë. “Bazuar në parashikimet tona…
Kuvendi sot në vazhdimin e seancës së 76-të duhet të votojë për propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë lidhur me përgatitjet, ndërtimin dhe operativitetin e tunelit hekurudhor ndërkufitar.
Në 2025 Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit. Plot 44% e të anketuarve deklaruan se do të donin të shkonin të jetonin ose të punonin jashtë vendit, një përqindje që e vendos vendin tonë mbi mesataren rajonale dhe mbi të gjitha ekonomitë e tjera të përfshira në sondazh dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë e Veriut. Kosova dhe Bosnja në anën tjetër kanë nivele disi më të ulëta të dëshirës për emigrim me 35 dhe 34 për qind secila, por sërish në nivele…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se duke filluar nga nesër, më 17.12.2025, qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesë për ndryshimin ose korrigjimin e të dhënave të kontaktit që kanë deklaruar gjatë regjistrimit të automjeteve. Për këtë qëllim, është hapur një sportel i posaçëm në Departamentin e Çështjeve Civile, në ndërtesën e MTV-së në Shkup (kati përdhes), i cili do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 17:00. Kërkesat mund të dorëzohen në rast se ka pasur ndryshim të të dhënave ose nëse qytetarët kanë pranuar njoftime me informacione të pasakta. Nga MPB bëjnë të…
Një zhvillim i fortë juridik ka shoqëruar çështjen e bujshme të operacionit policor “Metalurgjiku” në Elbasan. Pas një seance maratonë që zgjati rreth 6 orë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, tri orë pas ndërprerjes së përkohshme, ka dhënë një vendim për masat e sigurisë ndaj 16 personave të arrestuar, ndërsa i ka vlerësuar arrestimet si të paligjshme, duke i liruar nga paraburgimi. Prokuroria ndërkohë ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin sapo ai të zbardhet zyrtarisht. Seanca gjyqësore, e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfundoi rreth orës 18:00, ndërsa gjyqtari i çështjes, Denis…
Një aksident i rëndë i mori jetën një 62-vjeçari mbrëmjen e sotme në aksin Tapizë-Fushë Krujë, pasi u përplas me makinë nga 19-vjeçari Kleo Malja. Siç shihet edhe nga pamjet, trupi i viktimës me iniciale N. Z, është bërë copash, nuk përfunduar pjesë-pjesë në disa anë të rrugës. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë më të cilën po lëvizte i riu me mjetin tip “Audi”, i cili po ashtu është bërë copash në pjesën e përparme. Blutë njoftojnë se i riu është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Krujë/Informacion…
Bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë do të përforcohet përmes aktiviteteve të Odës Ekonomike Suedi-Maqedoni e Veriut, e cila do të jetë urë dinamike që lidh kompanitë, institucionet dhe idetë nga të dy vendet, u theksua sot në inaugurimin zyrtar të odës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në Shkup. Promovimi në vend vjen pas hapjes zyrtare të kësaj ode në tetor në Stokholm. Marija Nikollovska, kryetare e Odës paralajmëroi se aktivitete kyçe të odës do të jenë mbështetja e kompanive, lehtësimi i bashkëpunimit të bizneseve, organizimi i forumeve dhe ngjarjeve dhe promovim i…

