Author: almakos

Rikonstruimi i Qeverisë po hyn në fazën e parë dhe përveç ndryshimeve ministrore, ky operacion përfshin edhe emërime të reja në eshallonin e tretë të Qeverisë. Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka bërë të ditur se Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara për herë të parë do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar. Florim Jaja është emëruar drejtor i ri, duke zëvendësuar Stojan Sllaveskin. Murtezani e ka cilësuar këtë emërim si historik. HASIM MURTEZANI, ZV/SEKRETAR I QEVERISË “HISTORIKE! Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara – Për herë të parë do udhëhiqet nga kuadër shqiptar!Urime, Florim Jaja”. Ndryshime ka…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, ka deklaruar se migracioni është një çështje e madhe dhe komplekse në shumë shtete, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se është normale që për këtë temë të zhvillohen bisedime me vendet aleate. Aggeler në një intervistë për Sitel, tha se nuk është e dobishme dhe as produktive që migracioni të shfrytëzohet për qëllime politike apo për të fituar pikë politike, duke komentuar deklaratat e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili e hapi temën duke e paraqitur atë si një çështje të madhe sigurie dhe…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi homologun e saj amerikan, Donald Trump, për mbështetjen e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e gjerë të Evropës. Osmani, duke folur në një intervistë me Bloomberg TV të mërkurën, tha se prania e trupave amerikane në Kosovë ishte “pengesa dhe parandalimi më i madh i një përshkallëzimi në rajon”. Ushtarët amerikanë janë pjesë e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO, që ka qenë në Kosovë që nga fundi i luftës me Serbinë fqinje në vitin 1999, transmeton Telegrafi. Progresi ekonomik i Kosovës është ngadalësuar nga muaj të tërë të një bllokimi politik,…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është një nga më të rëndët e viteve të fundit, ndërsa pasojat e tij pritet të ndihen më vonë. Sipas saj, hetimet kanë nxjerrë në pah se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve, dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe. Ky i fundit, sipas Lalës, është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).…

Lexo më Shumë

Një deligacion i udhëhequr nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ka realizuar një vizitë pune në operatorin çek të sistemit të transmetimit ÇEPS, a.s., në Pragë, në kuadër të agjendës intensive për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe harmonizimin e sistemit elektroenergjetik maqedonas me standardet evropiane. Siç njofto MEMBM, qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, me fokus të veçantë në funksionimin dhe planifikimin e avancuar operativ të ČEPS në kushtet e një tregu evropian energjetik plotësisht të integruar dhe një kuadri të rrepët rregullator. Delegacioni përfshinte edhe përfaqësues të Operatorit të Sistemit…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në seancën për buxhetin. Vendimi është marrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë. SPAK argumenton se kuadri ligjor në fuqi nuk e parashikon një mundësi të tillë. Referuar ligjit SPAK thotë se lejet e veçanta për të paraburgosurit jepen vetëm në raste të përcaktuara shprehimisht, si sëmundje të rënda që rrezikojnë jetën e familjarëve, ngjarje të rëndësishme familjare (vdekje, lindje, martesë) apo dhënie provimesh…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) njofton se të gjithë kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të detyruar të paraqesin pasurinë e tyre, jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Siç njoftojnë nga KSHPK, këtë nuk e kanë bërë 19 kryetarë të komunave që janë zgjedhur në zgjedhjet e tetorit 2025. “Në përputhje me nenin 82, paragrafi 1 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, të gjithë kryetarët e zgjedhur të bashkive në Zgjedhjet Vendore të vitit 2025 janë të detyruar, jo më vonë se 30 ditë nga dita…

Lexo më Shumë

Një 13-vjeçar ka plagosur me thikë një 15-vjeçar në Sarandë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një shkolle jo publike 9-vjeçare në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar. I mituri është jashtë rrezikut për jetën në spital. “Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet në SPAK ditën e nesërme në orën 10:00 për ngjarjet e 21 janarit 2011. Ka qenë vetëm Meta, i cili javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”. “Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarjeje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues dhe që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, jam në dispozicion të organit të procedurës në çdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet nder te tjera…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) sot njoftoi se është vënë në funksion ueb portali i ri për cilësinë e ajrit, i cili mund të ketë qasje përmes adresës ekzistuese https://air.moepp.gov.mk. “Të dhënat nga të gjitha stacionet e monitorimit, ashtu si edhe më parë, mund t’i shihni në kohë reale. Risi është fakti se ato krahasohen me indeksin e ri, i cili është në përputhje me Indeksin evropian të cilësisë së ajrit që ka filluar të zbatohet më 4 korrik 2025. Ueb faqja e internetit ka performancë të përmirësuar, analiza më të përmirësuara në pjesën e tejkalimit të vlerave…

Lexo më Shumë

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 6 kompani fruta perimesh pasi u konstatua se bashkërendonin çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe aplikuar shtesë mbi kosto shumë të lartë deri në 115%. Bëhet fjalë për kompanitë Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, ndaj të cilëve “Konkurrenca” ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës. Nga hetimet, rezultoi se fermerët përballeshin me çmime te diktuara dhe presione për uljen e çmimeve. Po ashtu, kompanitë e gjobitura urdhërohen që të…

Lexo më Shumë

Në vitin 2024, në Bashkimin Evropian qarkullonin gjithsej 737.142 autobusë dhe autobusë motorikë, duke përfshirë trolejbusët dhe minibusët. Kjo përkthehet në një mesatare prej 1,6 autobusësh për 1.000 banorë, sipas të dhënave të Eurostat. Maqedonia e Veriut, me 3.690 autobusë, regjistron rreth 2 autobusë për 1.000 banorë, duke u pozicionuar pak mbi mesataren evropiane. Norma më e lartë e autobusëve për 1.000 banorë është shënuar në Maltë (4,6), e ndjekur nga Luksemburgu (4,0) dhe Estonia (3,7). Në anën tjetër, nivelet më të ulëta janë vërejtur në Holandë (0,5), Gjermani (1,0) dhe Austri (1,2). Në rajon, Shqipëria kryeson me 3,8 autobusë…

Lexo më Shumë