[embedded content] Teksa janë vendosur në pikat kryesore të vendit për të bllokuar rrugët, siç ishte parashikuar nga opozita, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit nga qeveria. Në disa rrugët qytetarët kanë djegur gomat e makinave në shenjë protestë dhe revolte. “Ervin Salianji, denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, shkruhet në pankartat e protestuesve.
Author: almakos
[embedded content] Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se qindra qytetarë të revoltuar i janë bashkuar sot protestës në shenjë revolte për gjendjen e rëndë që po kalon vendi. “Qytetarët janë të qetë, por të vendosur për të protestuar. Qytetarët po protestojnë me dinjitet. Skenari është programuar nga PD për këtë protestë, duke shprehur atë që qytetarët ndjejnë për këtë regjim”- thotë Shehu. Tritan Shehu: Qytetarët po protestojnë me dinjitet. Qindra qytetarë të revoltuar kanë dalë në mënyrë të vullnetshme për të protestuar për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, ekonominë e shkatërruar, varfërinë, shkeljen e lirisë, detyrimin për…
[embedded content] Në protestën e thirrur pasditen e sotme nga opozita, duket se situata ka filluar të përshkallëzohet. Demokratët jo vetëm që kanë bllokuar të gjitha rrugët kryesore të vendit, por edhe kanë djegur goma në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në mbikalimin e Shkozetit. Ndërkohë nga ana e policisë është bërë thirrje me megafon që qytetarët të distancohen nga aktet e dhunës, pasi në të kundërt do të ndiqen penalisht. “Bllokimi i rrugës është vepër penale. Ju lutem hapni rrugën”, ishte thirrja e policisë.
Deputetët e opozitës së bashku me mbështetësit demokratë kanë nisur mosbindjen civile duke bllokuar akset kryesore të vendit ashtu dhe sikurse kishin paralajmëruar. [embedded content] Gazetarja e News 24 Klodiana Haxhiaj raporton se protestuesit e Durrësit do të bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës në të dy krahët te nënkalimi i Shkozetit. Edi Paloka do të jetë ai që do të udhëheqë protestuesit në këtë zonë. Ndërkohë Segmenti i Sheshit “Shqiponja” do të jetë ndalesa e demokratëve të Tiranës dhe qarkut të Dibrës Një tjetër segment që do të bllokohet është edhe rrethrrotullimi i Milotit nga deputetët e Kukësit, Lezhës e Shkodrës. Në…
Komisioni Evropian në mbledhjen e nesërme të Kolegjit të komisarëve duhet ta miratojë Pakon e raporteve për vitin 2024 për progresin në rrugën evropiane të vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Siç informoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Kersmaker, Pakoja do të përfshijë raporte për progresin e 10 vendeve të përfshira me procesin e zgjerimit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Pas miratimit të pakos, ajo do të prezantohet zyrtarisht nga ana e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel dhe eurokomisarit për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji. Komisioni Evropian çdo vit miraton…
Deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre. Ky është plani i opozitës, detajet e të cilës u zbuluan nga deputetja Dhurata Çupi. Në një prononcim për News24, Çupi u shpreh se ka shumë arsye që ata të dalin në protestë, ndërsa ftoi qytetarët që ti bashkohen. “Makina ime do të jetë në reshtin e parë. Unë jap shembullin time. Nëse unë nuk do isha me makinën time do ishte e padrejtë”, tha ndër të tjera Dhurata Çupi. Policia tha nje dite me pare qe Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve,…
Deputeti i Lëvizjes “POPULLI”, Skender Rexhepi – Zejdi njoftoi se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për vlerësimin apo abrogimin e disa pjesëve të metodologjisë për regjistrim. Ai vlerësoi se për gati 3, 4 vite po bëhen dëme në raportet ndëretnike dhe ndaj qytetarëve në përgjithësi, duke theksuar se në Kushtetutë nga kjo metodologji dëmshëm janë prekur nenet 6, 8 9 dhe 51. Ai thotë se po bëhet edhe segregacion nga ku qytetarët kategorizohen në resident dhe në jorezident nga ku kjo është ne kundërshtim me Kushtetutën. Skender Rexhepi – Zejdi, deputeti i Lëvizjes “POPULLI” “Nga drejtori i Entit për…
Sikurse është lajmëruar, pasditen e sotme pritet të nisë protesta e opozitës. Kjo protestë pritet të jetë më e fuqishme dhe më e zhurmshme pasi sic kanë deklaruar edhe demokratët do të bllokohen rrugët kryesore të vendit. Për 3 orë mbështetësit e opozitës do të bllokojnë lëvizjen në 6 akse kryesore nga veriu në jug. Segmenti i Sheshit “Shqiponja” është ndalesa e demokratëve të Tiranës dhe qarkut të Dibrës. Deputetët dhe drejtuesit e degëve të Durrësit, Krujës e Shijakut do të protestojnë në rrethrrotullimin e Shkozetit. Një tjetër segment që do të bllokohet është edhe rrethrrotullimi i Milotit nga deputetët e Kukësit, Lezhës…
Një 75 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës si pasojë e dëmtimeve që ka marrë pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij në Fier. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hysgjokaj të Fierit, ku shtetasi Q.Xh., 75 vjeç, ra aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij. Blutë e Fierit bëjnë me dije se po vijon puna për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit. “Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Ditën e djeshme, ka humbur jetën, në Spitalin e Traumës, si pasojë e frakturave, shtetasi Q. Xh., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga shkallët…
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka deklaruar se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do të duhet të sillet si opozitë dhe të punojë në reformimin e partisë.Ai është shprehur si i vjen keq që Ahmeti pas katër muajve nuk e ka kuptuar se është në opozitë dhe se duhet të sillet si opozitë.“Kjo nënkupton reformimin e partisë së tij, ai edhe më tutje sillet si një fëmijë llastuar, ku sipas tij të gjithë të tjerët janë fajtor, ndërsa vetëm ai vetë jo dhe njerëzit rreth tij që e sollën në opozitë nuk janë fajtor. Unë do i…
Deputeti Skender Rexhepi-Zejd dhe kryetar i Lëvizjes Populli sot në Gjykatën Kushtetuese dorëzoi iniciativë për të kundërshtuar Metodologjinë e realizimit të regjistrimit në RMV – të vitit 2021 në pjesën e ndarjes së popullsisë në rezidentë dhe jorezidentë, sepse tani punësimi dhe shpërndarja e parave në komuna bëhet sipas këtyre shifrave të regjistrimit. Në deklaratën për media ai tha se janë shkelur nenet 8, 9 dhe 51 të Kushtetutës dhe nenet 6, 7 dhe 17 të Ligjit për regjistrim. “Në nenin 8 të Kushtetutës së RMV-së thuhet qartë se sundimi i ligjit në përputhje me të gjitha aktet e miratuara…
Eurodeputeti Fredi Beleri është goditur me vezë pasi ka dalë nga Kryesia e Kuvendit. Një protestues ka hedhur vezë ndaj tij, si edhe kos, pasi eurodeputeti ka dalë nga godina. “I ka shpëtuar burgut me procedura, sepse duhet të ishte në burg. Ky ka vrarë gjithë ata njerëz, dhe ky vjen na bën karshillëk e na imponohet me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota e dini të gjithë”, thotë protestuesi. [embedded content]

