Vijon ende të jetë e hapur gara për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar mbi 35 kandidatë që kanë dorëzuar dokumentacionet për postet e 12 drejtuesve të qarqeve në Polici. Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve. Sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar: Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës. Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policisë së Lezhës. Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë. Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korcë. Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës. Ermal Muça, aktualisht drejtues…
Author: almakos
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe se ministri i Administratës Publike nuk është pjesë e tij. “Unë nuk i komentoj qëndrimet e individëve që vijnë nga partnerët tanë të koalicionit. Po, ka një grup pune në të cilin ka ekspertë që po punojnë për hartimin e një zgjidhjeje ligjore që do të jetë kushtetuese, e cila pasi të përcaktohet do t’i jepet publikut për mbikëqyrje, do të dëgjojmë gjykatën e publikut dhe më pas Komisionit të Venecias para se të hynte në procedurë…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur masë disiplinore për prokurorin Agron Bushati, i cili akuzohet se ka lënë në paraburgim një të arrestuar për 3.9 vite. Nga hetimi i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, rezultoi se prokurori i Shkodrës ka vonuar në mënyrë të pajustifikuar për një kohë prej 3 vjet e 9 muaj, nxjerrjen e një akti procedural. Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prokurorit Agron Bushati t’i caktohet masa disiplinore “Ulja përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në 1 vit”. Por, KLP pranoi pjesërisht kërkesën,…
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka ndarë detaje nga takimet që zhvilloi javën e kaluar me kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq. Pavarësisht regresit në këtë proces, Lajçak është shprehur optimist për disa përparime për të cilat thotë se janë arritur në disa çështje kyçe. “Javën e kaluar, unë prita një raund tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në nivel të Kryenegociatorëve, me fokus në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit. Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë…
Detaje janë zbuluar nga ngjarja në Maliq ku një 25-vjeçare kishte nisur lidhje jashtëmartesore me pronarin e stallës ku ishte punësuar së bashku me bashkëshortin e saj. Por, synimet e pronarit të stallës dyshohet se ishin djallëzore, pasi 37-vjeçari synonte që të shfrytëzonte nënën e dy fëmijëve për prostitucion. Sipas policisë, 25-vjeçarja dhe i shoqi u punësuan nga 37-vjeçari në stallën e tij në fshatin Petrushë. Por, e reja kishte nisur lidhje jashtëmartesore me pronarin, kushërinjtë e të cilit e kishte shfrytëzuar për prostitucion në Athinë. Raportohet se 25-vjeçarja ishte prostituar nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6 mujore.…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar se në jetë një gjë është e sigurt se do të ndodhë, ndërsa tjetra është se nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve.“Si, me siguri kjo do të jetë me korrigjim të koeficientit. Kjo është e sigurt, nuk do të ketë rritje. Një është e sigurt, përskaj asaj se do të largohemi nga kjo botë, është se deri vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve”, ka deklaruar Mickoski, përcjell SHENJA. MARKETING
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Maliq, ku një nënë e dy fëmijëve kishte nisur lidhje jashtëmartesore me pronarin e një stalle ku ishte punësuar së bashku me bashkëshortin e saj. Sipas policisë, 25-vjeçarja dhe i shoqi u punësuan nga 37-vjeçari në stallën e tij në fshatin Petrushë. Por, pronari i stallës ka nisur një lidhje me nënën e dy fëmijëve, ndërsa synimet e tij mësohet se kanë qenë tjetër gjë. Mësohet se 37-vjeçari kishte për qëllim të prostituonte të renë, e cila edhe më parë ka qenë viktimë e trafikimit seksual në Greqi. Raportohet se 25-vjeçarja ishte shfrytëzuar për…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Gjithçka ka thënë Hristijan Mickoski, çdo premtim që ka bërë sa ishte në opozitë ka rezultuar një gënjeshtër dhe mashtrim i madh. Qytetarët shohin se Mickoski si kryeministër po bën gjithçka, por fjalë për fjalë gjithçka është e kundërta e asaj që ka thënë dhe premtuar para zgjedhjeve, akuzojnë nga LSDM-ja. Nga LSDM thonë se me qëndrimin “Kur ishte në opozitë, Mickoski e shpalli “krim historik” marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” dhe pretendoi se ishte “kontestuese në të gjitha bazat”. Epo, pasi u ul në karrigen e kryeministrit, Mickoski ndërroi korsinë brenda natës.Tani, thonë nga LSDM, papritmas Mickoski e lavdëron…
Një 31-vjeçare raportohet se ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”, në zonën e Komunës së Parisit. Sipas dyshimeve, 31-vjeçarja me iniciale J. A., ëshyë vetëhedhur nga kati i 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra e reja ka ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen arsyet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike. “Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e…
Këto janë pamjet e mjetit në pronësi të Renato Çepës, i cili dyshohet se ishte shënjestër e një atentati të dështuar në Elbasan. Siç, shihet nga pamjet pjesa e parakolpit të makinës është bërë copash nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur nga 24-vjeçari, i cili mbeti vetë viktimë. I riu, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal, po vendoste lëndën plasëse në makinën e Renato Çepës, por eksplozivi i shpërtheu aksidentalisht. 24-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, pësoi dëmtime të rënda dhe humbi jetën në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjesin e sotëm…

