Në protestën e thirrur pasditen e sotme nga opozita, duket se situata ka filluar të përshkallëzohet.
Demokratët jo vetëm që kanë bllokuar të gjitha rrugët kryesore të vendit, por edhe kanë djegur goma në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në mbikalimin e Shkozetit.
Ndërkohë nga ana e policisë është bërë thirrje me megafon që qytetarët të distancohen nga aktet e dhunës, pasi në të kundërt do të ndiqen penalisht.
“Bllokimi i rrugës është vepër penale. Ju lutem hapni rrugën”, ishte thirrja e policisë.