Ish-drejtori i OSHEE, Adrian Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm. Në pamje shihet momenti kur Adrian Çela futet brenda ambienteve të SPAK. Ende nuk dihet arsyeja pse ish-drejtori i OSHEE është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme. Ardian Çela mori postin e drejtorin e OSHEE në dhjetor të vitit 2014 dhe u largua nga detyra në maj 2023.
Author: almakos
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90 lekë dhe do shitet me 91.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.6 lekë dhe do shitet me 118 lekë.
Detaje të reja janë bërë të njohura nga masakra me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër. Mësohet se e gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodheshin viktimat Hamza Lici e Arlind Bushati, deri te plumbat e fundit, është rreth 150 metra. Autorët mësohet se i janë futur paralel makinës ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati e më pas kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje. E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda. Policia ka…
Në një pritë të mirorganizuar, në “Dobraç” të Shkodrës, në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, dy automjete i prenë rrugën një “Mercedes”- i. U qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të, për pasojë plumbat bien mbi drejtuesin e mjetit. Makina devijon dhe përplaset fillimisht me një motor në të cilin udhëtonte një çift dhe më pas në murin rrethues të një ndërtese. Në mjetin e bërë shoshë, shoferi gjendet i pajetë, ndërsa pasagjeri në grahmat e fundit, ndërsa pamjet nga përplasja e motorit janë tronditëse. Gruaja Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje, ndërsa i shoqi Bashkim Basha…
Këngëtarja Mihrije Braha ka folur për raportin e saj që ka me nusen e djalit, Trigën. Braha thotë se nuk e lejon që nusja e saj të vijë në shtëpi ‘si e trent’, sipas saj, nëse ajo vjen ashtu atëherë do vjen momenti kur do të dalë në shtëpi të saj. “Duhet me u dijt raporti edhe pozicioni i vjehrres edhe i nuses, psh nusja nuk munet me ardhë si e trent në shpi teme. Nuk I boj kurgjo, veç del në shpi t’vet. Shpatat nuk e kam ndërmend me i kap me kërkonin, nuk I kom kap shpatat me…
Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski ka konfirmuar se kreu i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski posedon certifikatë sigurie për sekrete shtetërore, duke iu përgjigjur kështu akuzave të opozitares LSDM se Hristovski ka biografi të dyshimtë dhe me dokumente të falsifikuara profesionale. Duke folur për atë nëse certifikata TOEFL për njohjen e gjuhës angleze e marrë në Pllovdiv të Bullgarisë është e falsifikuar ose jo nga Hristovski, kryeministri tha se do të pres mendimin dhe vendimin e komisionit për parandalim të Korrupsionit i cili kujtojmë se ka hapur lëndë për të vërtetuar nëse certifikata e paraqitur nga Hristovski…
Nga atentati i ditës së sotme në Shkodër, ka shkuar në 3 numri i viktimave pasi raportohet se ka ndërruar jetë në spital edhe Arlind Bushati, i cili fillimisht mbeti i plagosur. Gjithashtu mbeti i vrarë me armë zjarri edhe Hamza Lici, i cili ishte në një makinë me Arlind Bushatin teksa ishin duke u kthyer nga Mali i Zi kur u sulmuan me armë. Si pasojë e të shtënave me armë, makina Benz me të cilin ata po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me një motor, me të cilin po udhëtonte çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.…
Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala thotë se atentati në Shkodër ku u vra Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati do të ndezë një shkëndijë që do ta përvëlojë përfundimisht Shkodrës. Nga kjo ngjarje e rëndë vdiq edhe një grua, ndërsa burri i saj mbeti i plagosur, pasi makina ku po udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin gjatë atentati dhe u përplas me motorin ku po udhëtonte çifti i pafajshëm. Sipas Lalës, objektivi i autorëve ka qenë që të vrasin të dy, edhe Hamza Licin edhe Arlind Bushatin, që Lala sqaron se prej vitit 2018 është lidhur me…
Qëndrimi i qartë i Komisionit Evropian është se zgjerimi ka një rol qendror në qasjen gjeopolitike të BE-së, tha sot përfaqësuesi i lartë për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Josep Borel, gjatë prezantimit të Paketës së raporteve për zgjerimin. – Qytetarët presin që Bashkimi Evropian të veprojë për të garantuar stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë. Nëse nuk mund ta bëjmë në lagjen tonë më të afërt, është e vështirë të besohet se do të arrijmë ta bëjmë në pjesët më të largëta të botës, theksoi Borel, duke shtuar se Bashkimi Evropian nuk do të…
Policia e Shkodrës ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me atentatin me armë zjarri në Shkodër, ku u vra Hamza Lici, një kalimtare e rastit, Flutura Basha dhe mbetën të plagosur, Arlind Bushati, i cili po udhëtonte me Hamza Licin dhe bashkëshorti i kalimtares. Pas ngjarjes së rëndë, policia kontrolloi makinën ku po udhëtonin Lici dhe Bushati dhe brenda saj gjeti tre armë zjarri pistoleta. Ndërsa 10 minuta pas atentatit, policia gjeti të djegur një “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike. Njoftimi shtese i policise Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në…
Policia e Shkodrës ka gjetur një makinë të djegur në Grudë, e cila dyshohet se i përket autorëve të atentatit ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit. Gjithashtu nga ky atentat u plagos Arlind Bushati dhe bashkëshorti i kalimtares. Makina u gjet e djegur 10 minuta pas ngjarjes, ndërsa brenda saj policia zbuloi armë zjarri. NGJARJA Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës, ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati po ktheheshin nga Mali i Zi, ndërkohë që në Dobraç u sulmua nga persona ende të paidentifikuar. Policia sqaron se Hamza…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentati në Dobraç të Shkodrës, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati që ndodhej në makinë me Licin dhe Bashkim Basha, bashkëshorti i kalimtares, Flutura Basha. Nga kontrolli në makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, policia ka gjetur armë. Ndërkohë raportohet se shënjestra dyshohet se ka qene Hamza Lici, për shkak edhe të historive kriminale te tiij dhe vellait, Ibrahim Lici. Por si ndodhi atentati? Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet…

