Detaje të reja janë bërë të njohura nga masakra me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër. Mësohet se e gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodheshin viktimat Hamza Lici e Arlind Bushati, deri te plumbat e fundit, është rreth 150 metra.
Autorët mësohet se i janë futur paralel makinës ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati e më pas kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje.
E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes.
Qitësit dyshohet së kanë qenë dy persona, ndërsa një person i tretë ka pasur rolin e shoferit të mjetit Land Rover që u gjet djegur tek ish-reparti ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina, rreth 5 minuta nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Ndërkohë Hamza Lici raportohet se ka qenë shofer i mjetit ku u qëlluar me breshëri automatiku ndërsa 32-vjeçari Arlind Bushati ishte pasagjer.