Author: almakos

Shteti nuk do të heqë dorë nga reformat, ndërkaq edhe pse qytetarët janë të lodhur nga i tërë procesi dhe në mënyrë të paarsyeshme ndodhemi në sallën e pritjes të BE-së, qëllimi i vetëm strategjik për të gjithë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, porositi kryeministri Hristian Mickoski, pasi që sot pasdite, nga euroambasadori Mihalis Rokas i pranoi kopjet nga Raporti i Komisionit evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024. Në konferencën për shtyp me Rokas në Qeveri, Mickoski vlerësoi se me Raportin kemi pasqyrë reale për gjendjet, si dhe se Qeveria e re i ndryshon gjërat dhe është notuar…

Lexo më Shumë

Koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me atentatin në Shkodër, ku humbën jetën dy persona, Hamza Lici dhe kalimtarja Flutura Basha. Gjithashtu u plagos Arlind Bushati dhe bashkëshorti i Fluturës. Sipas Balliut, ngjarja e rëndë në Shkodër tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi. Ai thotë se në një kohë që mafia bën masakra në qytetet e Shqipërisë, Policia e Shtetit merret me qytetarë të cilët protestojnë kundër vjedhjes, kundër korrupsionit dhe kundër krimit. “Në qoftë se Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, perfaqësues politikë të…

Lexo më Shumë

Komisioni Europian vlerësoi sot gjatë publikimit të Raportit Vjetor për Shqipërinë se vendi ka ruajtur përgjithësisht një nivel të lartë ambicieje për të ecur përpara në negociatat e anëtarësimit, duke vënë në dukje se procesi i vazhdueshëm i bisedimeve të anëtarësimit duhet të çojë në një përshpejtim të reformave të lidhura me BE-në. Në fushat kryesore rezulton se rekomandimet e lëna nga Komisioni Europian, në pjesën dërrmuese të rasteve janë zbatuar vetëm pjesërisht, e në disa raste kanë mbetur pa u zbatuar. Raporti shprehet po ashtu se qeveria vazhdoi të miratonte politika dhe ligje, duke ngritur shqetësime në lidhje me…

Lexo më Shumë

Alban Bushi ka humbur prindërit e tij në një aksident automobilistik. Mësohet se ngjarja tragjike ka ndodhur në në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik të Greqisë, pranë Kouloura Imathias ku trajneri i Kombëtares U-21 ka humbur dy njerëzit e shtrenjtë. Nga jeta janë ndarë Ali Bushi në moshën 75-vjeçare dhe Bukurije Bushi, 71-vjeç. Në aksidentin me pasojë vdekjen janë përfshirë fugoni me targa PMX-8942, që drejtohej nga shtetasi grek Marios Simitliotis dhe automjeti me targa shqiptare AB454GF që drejtohet nga Ali Bushi. Shtetasi grek ka mbetur i plagosur, ndërsa dhe është arrestuar nga policia. PANORAMASPORT.AL

Lexo më Shumë

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B. Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja për Qarkullimin Publik Shkup nuk është në gjendje të ofrojë shërbime cilësore, ka parregullsi dhe mospërputhje në funksionimin e ndërmarrjes. Kështu thuhet në raportin e fundit të Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023. Sipas raportit, Ministria e Arsimit nuk ka paguar transportin falas për studentët tashmë 2 vite me radhë edhe pse NQP po vazhdon të bëjë transportin për studentët mirëpo pa kompensim. Enti Shtetëror i Revizionit “Ministria e Arsimit prej dy vitesh nuk ka paguar për transportin falas të studentëve. Kjo pasi Qeveria nuk ka marrë vendim për miratimin e parave nga buxheti për mbulimin e shpenzimeve…

Lexo më Shumë

Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, gati zyrtarisht dy e treta e shumicës në kuadër të Parlamentit. Çdonjëri që i ndan dhe mbështet politikat e kësaj Qeverie mund të përfshihet dhe t’i mbështesë këto politika, porositi kryeministri Hristian Mickoski, i pyetur se a ka mundësi që PLD-ja të hyjë në koalicionin qeveritar. Se a do të jetë PLD-ja zyrtarisht pjesë e koalicionit qeveritar, Mickoski theksoi se ende nuk ka biseduar “as në kuadër të koalicionit, as në kuadër të partisë”. “Megjithatë, ai është proces i cili duhet të marrë mbështetje nga të gjithë faktorët, nuk mjafton se çka…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në hakatonin e sotëm digjital me të rinjtë në Kuvend, theksoi se është koha për transparencë të vërtetë dhe se çdo qytetar meriton të ketë qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike. “Të dhënat e hapura dhe transparenca digjitale nuk janë vetëm premtime, ato janë mjeti ynë kundër korrupsionit dhe baza e besimit tek institucionet. Portali data.gov.mk hap mundësi të reja, por nuk duhet të ndalemi me kaq. Synimi ynë është që të hapim edhe më shumë të dhëna, sepse çdo qytetar meriton qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike”, theksoi ministri,…

Lexo më Shumë

Deputetët kanë miratuar me 59 vota Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028. Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, ani pse ata kanë shprehur kritikat e tyre. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se ky program përbëhet nga kriteret politike, ekonomike dhe përafrimi i legjislacionit. “Programi ka 306 masa, prej të cilave 105 janë masa legjislative kurse 201 janë masa zbatuese. Nga 105 masa legjislative 38 prej tyre projektligje, tri janë marrëveshje ndërkombëtare kurse pjesa tjetër janë akte nënligjore. Buxheti për zbatimin e këtij programi në përgjithësi është vlerësuar të jetë 56 milionë e 43 mijë e 856 euro, nga të…

Lexo më Shumë

Janë zbardhur emrat e 43 kandidatve që  kanë aplikuar deri më tani në garën për drejtuesit e Policisë Vendore. Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve, por edhe drejtues aktualë, si  Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës; Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policise së Lezhës; Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë; Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korcë; Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës; Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë, etj. Emrat Tonin Vocaj Erion Ahmeti Ardian Çipa Fatmir Lleshaj Ardrit Elmazi Luigj Vathi Lorenc Shehu Adriatik Tafçiu Artion Duka Lorenc Panganika Ermal…

Lexo më Shumë