Author: almakos

Në podcastin EduVision në News24 është folur për suksesin ose dështimin e një organizate. Leudita Ademi, pedagoge në Universitetin Luarasi, si dhe drejtuese e Departamentit të Ekonomiks, tha se prej 7 vjetësh është bërë pjesë e këtij universiteti, ambient në të cilin kam gjetur plotësimin e kritereve të mia akademike, por edhe të vlerave njerëzore. Referuar departamentit që drejton, Ademi tha se përpiqemi çdo ditë dhe punojmë me studentët, me një staf shumë të arsimuar, jo thjesht me kriteret që ofron ligji shqiptar, por duke sjellë edhe eksperiencat e Universiteteve të huaja. Referuar ndryshimeve në tregun e punës, duke folur…

Lexo më Shumë

Shtatë emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi që erdhën në Shqipëri të premten do të kthehen sërish sonte në Itali, kjo pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila vendosi pezullimin e ndalimit të tyre. Mediat në Itali raportojnë se emigrantët do të transportohen drejt Brindisit me anijen e Rojes Bregdetare. Më pas të 7 emigrantët do të transferohen në një qendër për azilkërkuesit në zonën e Pulias për t’iu nënshtruar procesit të zakonshëm të aplikimit. “Logjistika e transferimit ishte organizuar në mënyrë adekuate paraprakisht. Një shenjë se autoritetet italiane ishin në pritje të lajmit”, shkruajnë mediat italiane. Po sipas mediave…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilloi sot një takim pune me Drejtorin e Sekretariatit të Bashkësisë së Transportit, Matej Zakonjšek. Gjatë takimit u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkësisë së Transportit, që përfshin edhe Maqedoninë e Veriut dhe me të cilën harmonizohet legjislacioni i brendshëm në fushën e politikave të transportit me legjislacionin e BE-së. Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri theksoi se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes, dhe në përputhje me të, po krijohen politikat e transportit të shtetit. Në takim, Zëvendësministrja nënvizoi se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të lehtësojë negociatat dhe procesin…

Lexo më Shumë

Kuvendi Kosovës ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan. Deputeti i VV-së dhe kryetar i komisionit për Buxhet e Financa, Armend Muja, ka kërkuar që ndryshim-plotësimi i amendamenteve të bëhet deri më 13 nëntor, ndërsa seanca për votim në lexim të dytë të mbahet më 21 Nëntor. Por, këtë e kanë kundërshtuar shefat e grupeve parlamentare nga radhët e opozitës, të cilët kanë pyetur Mujën mbi arsyet e urgjencës, dhe kohës së shkurtër për ndryshim-plotësim të amendamenteve. Në fund të seancës së sotme, deputetët votuan pro…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike Shtip solli urdhër për zbatim të procedurës hetimroe kundër një prokurori publik për të cilin ekziston dyshimi për vepër të kryer penale “maltretim gjatë ushtrimit të profesionit” nga neni 143, si dhe për vepër të vazhduar penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 nga Kodi penal. “Padia penale kundër prokurorit publik për maltretim gjatë ushtrimit të profesionit u parashtrua në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e një grupi të punësuarish në Prokurorinë e lartë publike Shkup, pas çka ajo u shoqërua për veprim kompetent në Prokurorinë themelore publike Shtip.…

Lexo më Shumë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një ndryshim në rregulloren e Kuvendit, ku i kërkohet deputetëve të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo aplikacionet Sky ECC dhe Encro Chat. PD sqaron se kjo iniciativë ligjore e opozitës vjen pasi në hetimet e kryera nga SPAK në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese evropiane, ka rezultuar se gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur në aplikacionet e enkriptuara SKY ECC dhe ENCROCHAT, me rreth 16 mijë përdorues shqiptar. “Hetimet kanë zbardhur komunikimet e një deputeti të Partisë Socialiste me grupe dhe eksponentë të krimit të organizuar. Nga të dhënat e…

Lexo më Shumë

Një 59 vjeçar në Ferizaj të Kosovës është arrestuar pasditen e sotme, pasi dyshohet të ketë plagosur me thikë dy vajza minorene dhe dy të rinj, rreth moshave 29-32 vjeç. Blutë e Kosovës njoftojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugët ”Enver Topalli” , ”Halim Spahija” dhe ”Ejup Statovci” të Ferizajt. Dyshohet se personat e plagosur janë kalimtarë të rastit dhe se nuk kanë asnjë lidhje me autorin e identifikuar me iniciale E.S., i cili ndodhet në Komisariatin e Ferizajt. Raportohet se dy prej të lënduarve janë dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy të tjerët po marrin ndihmë mjekësore në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një traditë e njohur dhe do të vazhdojë edhe me presidentin e ardhshëm, Donald Trump. Përpara mediave, ai shprehu angazhimin e Qeverisë për të ruajtur marrëdhëniet e forta me ShBA-të. Kurti shpjegoi se ky bashkëpunim është thelbësor për zhvillimin e vendit, duke e karakterizuar atë si të pazëvendësueshëm dhe me seriozitet të lartë. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, sidomos në fusha si diplomacia, mbrojtja, ekonomia dhe siguria, të cilat ndihmojnë në forcimin e stabilitetit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit. “Ne…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës. Ky institut luan një rol të jashtëzakonshëm në dokumentimin dhe ruajtjen e historisë së dhimbshme të Luftës së Kosovës. Gjatë vizitës së tij, Kurti theksoi rëndësinë e kapitujve të errët të historisë që nuk duhet të harrohen. Ai e përshkroi këtë institut si një mundësi të rëndësishme për të nxjerrë në dritë krimet e kryera gjatë luftës dhe për të siguruar që e vërteta të mbetet e dokumentuar. “Me këtë rast pashë se si po ruhen materialet, e nëse do të thuhej se sa ka material, do ishte…

Lexo më Shumë

Gjykata në Romë ka vendosur pezullimin e ndalimit të 7 emigrantëve që u sollën në Shqipëri të premten, duke dhënë urdhër që ata të largohen nga qendra e Gjadrit dhe të rikthehen sërish në Itali. Në vendimin e gjykatës së Romës thuhet se kjo çështje i referohet Gjykatës Evropianë të Drejtësisë. 7 emigrantët e sjellë në qendër të premten e kaluar do të lirohen në orët në vijim dhe do të transferohen në Itali, duke mbërritur në Brindisi, shkruajnë mediat italiane. “Duhet theksuar se kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës përcaktohen nga ligji i…

Lexo më Shumë

Profesori i Shkencave Arkeologjike, Mixhait Pollozhani, thotë se gjetjet arkeologjike të zbuluara së fundi në fshatin Koroshishtë të Strugës i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve. Pollozhani, i cili ka qenë i pranishëm kur u zbuluan artefaktet, për Televizionin Shenja tha se artefaktet arkeloligjike që janë zbuluar në varrin e Koroshishtës, kanë tipare të ngjajshme me kulturën e Trebenishtës dhe siç tha e vërteta gjithmonë është me vet artefaktet. MIXHAIT POLLOZHANI, PROFESOR I SHKENCAVE ARKEOLOGJIKE “Unë mendoj që nëse flasim për kulturën e Trebenishtës, ashtu edhe kulturën që ka dalur në këtë varr të Koroshishtës, atëherë thuhet, edhe vet udheqësi i…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike përmes 9 deputeteve ka depozituar në Kuvend një amendament për buxhetin 2025 që lidhet me një fond për gratë të prekura me kancer gjiri. Në amendament thuhet se në nenin 5, pas paragrafit të dytë shtohen tre paragrafë me këtë përmbajtje: “Fondi prej 600 milion Leke do te përdoret per rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit te gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe ne trajtimit mjeksore ndaj kancerit te gjirit. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim te Këshillit te Ministrave.” Po ashtu PD kërkon që të çelet një fond i posaçëm për blerjen e…

Lexo më Shumë