Author: almakos

“Skenari i dhunës dhe tensioneve ndëretnike të BDI-së dhe LSDM-së është ekspozuar, thyer dhe mposhtur. Synimi i LSDM-së dhe BDI-së është mbrojtja e interesave të tyre personale, dhe tentativat për përçarje janë vetëm instrument për të arritur qëllimet e tyre politike, në vend që të jenë opozitë konstruktive dhe të punojnë për mirëqenien e qytetarëve. LSDM dhe BDI po mundohen të krijojnë një atmosferë jostabiliteti që të mos zbardhen aferat e tyre kriminale”, njoftoi mëngjesin e sotëm VMRO-DPMNE. Partia në pushtet është e mendimit se “lëvizjet e LSDM-së dhe BDI-së përfshijnë manipulimin e simbolikës së flamurit maqedonas për defokusim nga…

Lexo më Shumë

Sara dhe Driloni patën një bisedë të gjatë për lidhjet romantike, ku Sara zbuloi se ka pasur dy lidhje të mëparshme. Driloni, me një ton flirtues, e pyeti Sarën se cila lidhje kishte qenë dashuria më e madhe për të, duke e sfiduar me pyetjen nëse kjo që po vinte do të ishte më e fortë se ato të mëparshmet. Sara sqaroi se në lidhjen e parë ka qenë e re, rreth 17-18 vjeç, dhe e përjetonte dashurinë me intensitet, ndërsa lidhja e dytë ka pasur më shumë pjekuri dhe logjikë, duke qenë më e menduar. Ajo tregoi gjithashtu se…

Lexo më Shumë

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Parma të Italisë, ndërsa i ka bërë thirrje që të bëhen pjesë e ndryshimit politik në Shqipëri. Topalli i ka bërë thirrje që të bashkohen të gjithë, pasi vetëm kështu mund të sjellin ndryshimin që të gjithë duan. “Vota juaj -u shpreh Jozefina Topalli- nuk është thjesht një e drejtë, por një detyrë patriotike”. “Sot dua t’ju bëj një thirrje të rëndësishme: Shqipëria ka nevojë për zërin tuaj. Për herë të parë, diaspora shqiptare ka mundësinë reale të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova i dërgoi mesazh administratës në një konferencë për media nga Mali i Zi. Sipas saj, nëse punësohen me librezën e partisë, nuk do të jenë besnikë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, por ndaj atyre që ju kanë punësuar.“Nëse në administratë keni hyrë me librezën e partisë, nuk do jeni besnik ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, por atyre që ju kanë punësuar. Nuk i di numrat e saktë për Malin e Zi, por maqedonasit jane katastrofikë – nje eksod, nje eksod i më të zgjuarve, ata ikin se njihen menjeherë në deja vu të Evropës Perendimore“, thotë…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Kamëz.   Policia njofton se një 30 vjeçar, banues në Tiranë ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe. Mësohet se si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K. pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Njoftimi i Policisë: Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: – A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta Zoica Haxhi, një prej emrave më të shquar të skenës dhe një prej pioniereve të baletit shqiptar. Ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike. Lajmin për ndarje nga jeta të saj e ka bërë me dije Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, ku jep detaje dhe nga karriera e artistes dhe çmimet e fituara prej saj. Postimi i TKOB: Lamtumirë Zoica Haxho, ylli i përjetshëm i baletit shqiptar! E trishtë ndarja nga jeta e balerinës së shquar Zoica Haxho. E lindur më 28 mars…

Lexo më Shumë

Një produkt i ri ka arritur në treg, që pretendon se ofron një zgjidhje të çuditshme për ata që kërkojnë hapësira parkimi falas, sidomos në vendet e rezervuara për automjetet elektrike. Produkti i ri, i quajtur PrankPort, është një “port karikimi” magnetik i printuar 3D, i cili ngjitet lehtësisht në metalin e makinës suaj duke imituar një prizë karikimi elektrike. Ky dizajn ka filluar të tërheqë vëmendjen e shumë përdoruesve në internet, duke bërë që ta konsiderojnë si një mjet për krijimin e “momenteve virale”. Megjithëse nuk është një dizajn i besueshëm, ai duket se është mjaft i efektshëm për…

Lexo më Shumë

Shërbimi me ujë të pijes përmes cisternave, në lagjet e Mitrovicës Veriore, do të vazhdojë edhe sot. Me qëllimin për t’u siguruar furnizimi i vazhdueshëm me ujë për banorët e kësaj zone, Komuna e Mitrovicës së Veriut ka konfirmuar vazhdimin e këtij shërbimi në ditët në vijim. Ky vendim erdhi si rezultat i problemeve të vazhdueshme me furnizimin e ujit, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve. Aktualisht, autoritetet lokale janë të angazhuara në përmirësimin e situatës dhe kanë ndërmarrë masa për të lehtësuar mungesën e ujit. Si pjesë e kësaj iniciative, janë vendosur cisterna të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për një shpërthim ndaj një kanali të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e autoriteteve kosovare se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare. Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rritur frikën se shumë pjesë të vendit do të mbeteshin pa ujë dhe rrymë. “Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si…

Lexo më Shumë

OpenAI ka sjellë një përmirësim të rëndësishëm në aplikacionin e saj ChatGPT, i cili tani është më i dobishëm për përdoruesit e pajisjeve Apple. Me versionin e fundit të aplikacionit ChatGPT, përdoruesit e iPhone dhe iPad tani kanë mundësinë të përfitojnë nga shkurtesa e re “Open SearchGPT” brenda aplikacionit të Shkurtoreve. Kjo veçori e re ka si qëllim të rrisë efikasitetin dhe lehtësinë e përdorimit, duke iu ofruar një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për të aksesuar shërbimin e kërkimit të inteligjencës artificiale. Për ata që kanë qasje në shërbimin SearchGPT, thjesht duke shtypur shkurtesën, ata mund të hapin…

Lexo më Shumë

Transportuesit privat i braktisën bllokadat dhe paralajmërojnë se nga nesër do të kthehen në rrugë, pasi në takimin e fundit koordinues në Qytetin e Shkupit është arritur marrëveshje që ekspertë të pavarur brenda 15 ditëve të analizojnë se sa do të kenë rritje për kilometër të eksportuar. Në deklaratën e dhënë pas takimit, përfaqësuesi i kompanive private, Jovica Zafirovski, tha se çmimet e reja duhet të aplikohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “Arritëm të biem dakord që brenda 15 ditëve të bëhet një analizë ekspertësh së bashku me ne, me koordinatorët e grupeve këshillimore, të gjendet një zgjidhje…

Lexo më Shumë

Gjatë natës në juglindje kanë vijuar reshjet e borës me intensitet të lartë. Nga informacionet e marrë bëhet me dije se në zonat malore në mbi 1200 metër, trashësia e borës varion nga 50 cm deri në 60 cm. Më konkretisht, në Dardhë trashësia ka arritur në 50 cm, por nuk ka probleme me qarkullimin pasi është bërë e mundur hapja e segmentit, megjithatë duhen goma dimërore. [embedded content] Në Voskopojë, trashësia ka arritur në 20 cm por edhe në këtë fshat nuk ka probleme në qarkullim. Sa i përket zonave malore si fshati Panarit, mësohet se në pikën e…

Lexo më Shumë