Author: almakos

Deputetja demokrate Albana Vokshi, e ka cilësuar “ditë e mirë për të gjithë shqiptarët”, ditën kur GJKKO vendosi të revokonte masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Vokshi tha në studion e emisionit “Kjo Javë” se vendimin nuk e kishte pritur pasi ishte mësuar me një varg vendimesh të njëjta. “Ishte një ditë e mirë për të gjithë simpatizantët e PD, por jo vetëm për ne, por edhe për gjithë shqiptarët sepse triumfoi e vërteta. Lirimin e tij e sollën disa faktorë. E para është rezistenca e shumë simpatizantëve dhe qytetarëve. Ata qëndruan në mbështetje të Berishës dhe misionit të…

Lexo më Shumë

Autoritetet Kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë të shtunën në lidhje me një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, njoftoi ministri i Brendshëm i Kosovës. Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit. Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Mitrovicën e Jugut, Sveçla tha se shpërthimi ndaj kanalit…

Lexo më Shumë

Klodiana Lala ka paralajmëruar se javën e ardhshme mund të kemi politikanë që do të merren në pyetje nga SPAK, pas goditjes së grupit të Suel Çelës, ku figurë kyçe në trafikun e drogës ishte biznesmeni Bujar Shega.   Ajo tha në studion e emisioni “Kjo Javë” se Shega ishte person me lidhje të forta me politikën dhe kishte përfituar tendera publike. “Pjesë e organizatës për trafikimin e lëndës narkotike ishin disa persona me lidhje shoqërore me Suel Çelës që kishin rolet e tyre. Më kryesor në aktivitetin e trafikut të drogës del Bujar Shega që në Shqipëri njihet si biznesmen,…

Lexo më Shumë

Zhvillimet e fundit lidhur me djegien e flamurit shqiptar dhe atij shtetëror në Maqedoninë e Veriut, dhe ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës, sipas zv.kryeministrit të parë, Izet Mexhiti, janë tendencë për destabilizimin e rajonit. Megjithatë, Mexhiti thotë se çdo kush që e ka shkelur ligji, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë, ndaj ai bënë thirrje qytetarëve për qetësi , për ta tejkaluar këtë situatë dhe mos të bien pre e provokimeve. IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Ka tendenca në regjion për të destabilizuar situatën. E njejta ndodhë në Mitrovicë me ujësjellësin, me aktin terrorist dhe…

Lexo më Shumë

Deri në prill 2025 do të fillojnë punët ndërtimore për fazën e tretë për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. “Çarshia e Vjetër e Shkupit është me rëndësi të veçantë për tërë shtetin. Përderisa për fazën e tretë nga sheshi Skënderbeu ka vendim të ndërtohet parking nëntokësor për 400 automjete, që do ta zgjidhë problemin kryesor për Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe do ta rrumbullakësojë projektin shehsi Skënderbeu. Investimi i projektit është rreth 20 milionë euro. Me rëndësi është se Çarshia do të jetë më…

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të dëborës, Policia Rrugore ka dalë me një apel për drejtuesit e mjeteve, duke u kërkuar të tregojnë kujdes në Rrugën e Kombit, Bulqizë dhe disa akse në veri të vendit. Ajo kërkon nga drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Apeli i Policisë Rrugore: Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR…

Lexo më Shumë

Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda ngarkuese përmes qafës malore Strazhë është hequr në orën 10:40, informojnë nga LAMM. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende malore vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Rrugëve të Maqedonisë. Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet e kalueshme. Kompetentën bëjnë thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. MARKETING

Lexo më Shumë

Vrasja e 14 vjeçarit me thikë nga një bashkëmoshatar tronditi Shqipërinë. Pasuan protesta dhe debat. A është zgjidhja tek mbyllja e rrjeteve sociale? Debat dhe protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë pas vrasjes së Martin Canit, një 14 vjeçar i cili u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar. Të dy ishin nxënës të shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Ngjarja tragjike e para disa ditëve tronditi opinionin publik dhe shtoi zërat për masa të reja dhe nisma ligjore për të ulur dhunën e të miturve në shkolla. Sherri mes dy nxënësve mendohet se u nxit nga rrjetet sociale. “Ngjarja mund të ishte parandaluar” Protestuestja, Eralda Itaj shprehet për…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar ndodhitë e fundit me djegien e flamujve. Osmani tha se 1 vit më parë një vit më parë, bota ishte në Shkup, ndërsa një vit më pas, shohim flamuj të djegur, flamuj të hequr nga policia, ndarje të thelluara dhe retorikë që i ngjason ditëve më të errëta të së kaluarës. Më poshtë e keni reagimi e plotë të Osmanit: Si degraduam deri këtu? Sot, një vit më parë, bota ishte në Shkup. Kryeqyteti ynë priste ministrat e jashtëm të OSBE-së, në një ngjarje historike ku promovuam paqen, dialogun dhe bashkëpunimin…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, njëherë edhe kryetar i ASH-së, Arben Taravari ka komentuar ndodhitë e fundit me djegien e flamujve. Reagimi i Taravarit: Si Kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Ministër i Shëndetësisë, shpreh shqetësimin e thellë për aktet e shëmtuara të ditëve të fundit, ku flamuri shqiptar dhe ai maqedonas u përdhosën nga grupe huliganësh dhe një zyrtar policor. Duhet të jemi të matur dhe mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret Drejtësia! Arrestimi i të rinjve të keqpërdorur që dogjën flamujt nuk mjafton. Edhe polici që ka kontribuar në rritjen e tensioneve dhe ka shpërfaqur…

Lexo më Shumë