Mëngjesin e kësaj të premte kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës. Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut. Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.
Author: almakos
Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit. Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda…
Pas emërimit të Bekim Sali, për zëvendëskryeministër është liruar një mandat në Kuvend. Në vend të tij funksionin do ta marrë Zeqirja Tairi. KShZ-ja ka vërtetuar mandatin e Tairit, duke e dorëzuar për miratim në Kuvend. “Bekim Sali deputet në Kuvend, i zgjedhur nga lista e kandidatëve për deputetë në njësinë e parë zgjedhore, e dorëzuar nga Koalicioni VLEN, iu ndërpre mandati i deputetit. Sipas procedurës së zbatuar, konstatojmë se deputeti i Kuvendit bëhet kandidati Zeqirja Tairi nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvend në njësinë e parë zgjedhore të Koalicionit VLEN. KShZ-ja në përputhje me kodin zgjedhor jep…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se sot do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin e fshatit Kastrat të Kurshumlisë në Serbi. Ky bllokim është rezultat i aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë, duke krijuar shqetësime për ata që planifikojnë të udhëtojnë në këtë zonë. Ky bllokim do të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50, duke ndikuar në qarkullimin e automjeteve dhe duke kërkuar që udhëtarët të jenë të kujdesshëm. MPJD ka theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar për këto zhvillime për të shmangur vonesat…
Të zhvendoset fabrika ‘Usje’ jashtë qytetit, pasi e njëjta po e ndot qytetin, kërkuan qytetarët në Shkup, të cilët protestuan për këtë çështje. Petar Keramitiçev nga “Stop për Usjen” tha se muajt e fundit e kanë hulumtuar punën e fabrikës dhe kanë arritur në përfundime se ‘Titan’ është kompani ndërkombëtare që nuk përballet për herë të parë me probleme të tilla. “Raste të ngjashme janë evidentuar edhe në Amerikë dhe në Egjipt. Bëhet fjalë për një mafie që gjen mënyra ligjore për ta justifikuar atë që bën. Këtu kemi të bëjmë me kapital të huaj dhe drejtorë që po i…
Debat i nxehtë u zhvillua sot në Parlament midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të Lidhjes Social Demokrat (LSDM) të opozitës, Venko Filip@e, mbi temën e krizës energjetike dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve, kreu i LSDM-së akuzoi Qeverinë se nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për të forcuar prodhimin vendas të energjisë elektrike edhe pas dy vitesh në pushtet. Ai theksoi se shteti tani është i detyruar të importojë energji elektrike të shtrenjtë dhe të shpallë gjendje krize, gjë që ndikon drejtpërdrejt në çmimet për qytetarët. Ai gjithashtu e pyeti kryeministrin pse…
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, tip “Benz” dhe “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 20-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me…
Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” njofton se duke filluar nga nesër, teleferiku me gjashtë ulëse do të lëshohet për përdorim dhe turistët do të mund të shijojnë pamjet e Kodrës së Diellit. Nga Qendra thonë se presin që të ketë reshje të freskëta të borës dhe të hapet sezoni i skijimit. “Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, gjashtëulësja do të jetë në funksion të plotë dhe e hapur për shëtitje panoramike, duke ju ofruar vizitorëve një përvojë unike dhe pamje mahnitëse të zonës sonë malore”. “Sa i përket kushteve klimatike, ato mbeten të pandryshuara. Megjithatë, shpresojmë që reshjet…
Dy persona, njëri prej të cilëve është polic, u arrestuan pasi gjatë kontrollit të një kamioni “Peugeot Boxer” me targa të Strugës, të cilin po e drejtonin, u gjet një sasi e madhe piroteknike, për të cilën nuk kishin asnjë dokumentacion, raporton SHENJA. U arrestuan N.R. (41) dhe një polic nga stacioni policor Bit Pazar – I.R. (41), të dy nga Shkupi. Ata u kapën me piroteknikë dje në mëngjes në orën 8:35 në pikën pagesore Gradsko. Zyrtarët e policisë që kryen kontrollin u informuan se piroteknika i përkiste një personi juridik nga Shkupi. “Më vonë, gjatë marrjes së masave…
Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja. Një person është dëmtuar, teksa policia vendore shoqëroi të dhunuarin dhe pronarin e lokalit. Gjithashtu po verifikon edhe personat e tjerë të përfshirë në sherr. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konsumimi i tepërt i alkoolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen nr. 7 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt ka ndodhur mes disa personave në një lokal dhe dyshohet se njëri prej tyre është goditur. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë shoqërimin e personit…
Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria e Arsimit Kombëtar (MEB) të Turqisë thuhet se marrëveshja u nënshkrua më 18 dhjetor në Ankara nga ministri i Arsimit Kombëtar, Yusuf Tekin dhe më 22 dhjetor në Shkup nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, Vesna Janevska. Marrëveshja, e cila përfshin marrëveshje të përhershme dhe të qëndrueshme në fushat e gjuhës, kulturës, burimeve njerëzore, bursave, ekuivalencës së diplomave dhe institucioneve arsimore, synon të arrijë përfitime të konsiderueshme për Turqinë, duke forcuar kapacitetin e saj të diplomacisë…
Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e Krishtlindjeve në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në kryeqytet. E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, e cila theksoi se kjo qendër shërben si një familje e madhe, ndërsa përcolli edhe një urim për festat e fundvitit. Ajo apeloi gjithashtu ata që kanë mundësi të ndihmojnë të tjerët. “Sot është ditë shumë e gëzuar dhe të ndash ushqim, është mënyra më e mirë për t’u njohur dhe për të falënderuar njëri-tjetrin. Ashtu si ndajmë edhe për familjet tona. Një tryezë pak më e madhe se ajo e shtëpive tona, por…

