Nga sot, pasagjerët, klientët, mysafirët dhe stafi i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit “Shën ApostollPavle” në Ohër do të kenë në dispozicion një shërbim dhe komoditet shtesë – katër stacione për mbushjen e makinave elektrike. Kjo përparësi e re, e cila e pasuron edhe më tej ofertën e aeroporteve TAV, është mundësuar nga EVN Maqedoni dhe është në përputhje me strategjitë për qëndrueshmëri dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve të klientëve të të dy kompanive. Stacionet e sapo instaluara të mbushjes për makinat elektrike që funksionojnë me rrymë alternative dhe të njëkahshme,janë të vendosura në mënyrë strategjike në parkingjet…
Author: almakos
Ndeshjet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve nisën me dy sfida shumë interesante ku u prodhuan në total plot 9 gola. Atletiko e Madridit dhe Lila bënë detyrën në shtëpi duke arkivuar 3 pikë të arta për vijimësinë. Spanjollët mposhtën me rezultatin 3 me 1 sllovakët e Slovan Bratislavës falë golit të Alvarez dhe dopietës së Grizman. Ndërkohë në duelin tjetër, Lila e Edon Zhegrovës, ja doli të triumfonte mes vështirësive 3 me 2 ndaj Shtrum Grac në një përballje që rezultoi tepër e luftuar. Zhegrova nuk ishte i disponueshëm për shkak të një dëmtimi. Falë suksese të sotme,…
Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka finalizuar operacionin e koduar “Resemblance” Në bazë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u konfiskuan një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të Redjan Rrajës, Kejvina Kthjellës dhe Marsela Çiçës. Raportohet se autoritetet kanë sekuestruar njësi me sipërfaqe 30 m² dhe 76 m² dhe një automjet në emër të Redjan Rrajës, një njësi me sipërfaqe 127.5 m²…
Në kuadër të mbylljes së vitit kalendarik, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile, që kanë pjesë të punës së tyre monitorimin e reformës në drejtësi, e të drejtave të njeriut, transparencën, llogaridhënien e mirëqeverisjen. Metani vërejti rëndësinë që ka një komunikim i tillë jo formal dhe i vazhdueshëm, që nxit vështrime sa kritike aq edhe mbështetëse, për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke ndarë ide e vlerësuar vendime e procese pune, nga qasja e shoqërisë civile si aktori publik, që ndikon në përmirësimin e proceseve demokratike…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim për protestën e 23 dhjetorit. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve, kreu i PD tha se nuk do të heqin dorë nga mosbindja civile, pasi kjo është rruga e vetme që sipas tij i çon drejt fitores. Po ashtu Sali Berisha kërkoi angazhim për identifikimin e shqiptarëve jashtë vendit. Sipas tij kryesore është puna me listat në cdo qendër votimi. “Kush nga këta është dhe ku është”, tha Berisha, duke përgëzuar punën në Devoll, që sipas tij ka ecur mire me identifikimin. “Të bëjmë natën ditë. Organizimi, organizim, organizim duhet të…
Alby The Goat ka qenë njëra nga personazhet më interesante të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Ajo gjatë qëndrimit në shtëpinë me të famshme në Kosovë, kishte deklaruar se kishte vite qe kishte hequr dorë nga filmat për të rritur, përcjell ORAinfo. Madje shpeshherë kishte deklaruar se pas lindjes së vajzës, ajo është bërë një nënë e mirë dhe dëshiron të jetë model për vajzën e saj. Mirëpo Alby i kishte gënjyer të gjithë. Ajo pak muaj para se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kishte realizuar disa filma me ‘pullë të kuqe’. Faqet për…
Gjatë muajve të dimrit, shumë njerëz janë njohur me kondensimin që grumbullohet në dritaret e apartamenteve dhe shtëpive. Ky fenomen shumë i zakonshëm jo vetëm që njihet për irritimin që shkakton, por gjithashtu mund të çojë në probleme serioze si akumulimi i lagështirës dhe shfaqja e mykut. Kjo situatë sjell me vete një rrezik të shtuar për probleme shëndetësore, duke përfshirë infeksione të traktit të frymëmarrjes, si rrjedhje ose bllokim i hundës dhe acarim të lëkurës. Prandaj, është thelbësore të merremi me parandalimin e kondensimit, sidomos në stinën e dimrit. Kondensimi ndodh kur ajri i ngrohtë dhe i lagësht bie…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të paraqitet më 16 dhjetor për të dhënë dëshmi para prokurorit special. Ky zhvillim ka ngjallur debat dhe spekulime mbi motivet dhe implikimet e këtij veprimi, veçanërisht për shkak të afatit kohor që koincidon me proceset e ardhshme zgjedhore. Ftesa është bërë publike nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka publikuar dokumentin përmes një postimi zyrtar. “Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më…
Policia e Shtetit ka publikuar listën me 102 kandidatët që aplikuan për 48 shefa komisariatesh. Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion, shpalli listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit. Gjatë fazës së aplikimit, shprehën interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit 16 prej tyre u skualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin. Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë. Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar…
Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi dje një pritje të veçantë për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare. Në fjalën e tij, Veliaj vlerësoi sukseset e Tiranës gjatë vitit që kryesoi Presidencën e rrjetit të qyteteve anëtare të B-40, duke e cilësuar këtë vit si një ndër më të suksesshmit në bashkëpunimin rajonal. “Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën. Kemi pasur një rritje të bashkëpunimit mes qyteteve. Presidenca e jonë e trefishoi anëtarësinë, teksa sot jemi rreth 71 qytete që janë pjesë e B-40, një platformë ku ndoshta,…
Kryeministri Edi Rama, në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri tha se pa vullnetin e hekurt të PS, SHBA dhe BE nuk do të kishin bërë dot të mundur reformën në drejtësi. Rama gjithashtu iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, se po tenton të bllokojë SPAK, duke thënë se nuk kanë kohë të merren me akuzat. “Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un, dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një grup njerëzish në PS dhe po thurin një komplot.…
Koalicioni VLEN ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë për hapjen e lëndës për ish zv/kryeministri Artan Grubi dhe gjykatësin Enver Bexheti.“Koalicioni VLEN, si zëri i drejtësisë dhe mbrojtësi i qytetarëve, e ka thënë dhe do ta thotë gjithmonë: kushdo që ka abuzuar me ligjin dhe ka mbushur xhepat në kurriz të popullit do të përballet me drejtësinë! Sidomos ata që guxuan të shpëtojnë nga burgu Sasho Mijallkovin! Grubi dhe klika e tij nuk mund të fshihen më, ora e llogarisë ka nisur, dhe shqiptarët do të triumfojnë mbi korrupsionin!Koalicioni VLEN ka kohë që paralajmëron se BDI është një parti e kapur…

