Koalicioni VLEN ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë për hapjen e lëndës për ish zv/kryeministri Artan Grubi dhe gjykatësin Enver Bexheti.
“Koalicioni VLEN, si zëri i drejtësisë dhe mbrojtësi i qytetarëve, e ka thënë dhe do ta thotë gjithmonë: kushdo që ka abuzuar me ligjin dhe ka mbushur xhepat në kurriz të popullit do të përballet me drejtësinë! Sidomos ata që guxuan të shpëtojnë nga burgu Sasho Mijallkovin! Grubi dhe klika e tij nuk mund të fshihen më, ora e llogarisë ka nisur, dhe shqiptarët do të triumfojnë mbi korrupsionin!
Koalicioni VLEN ka kohë që paralajmëron se BDI është një parti e kapur nga struktura kriminale, të udhëhequra nga Artan Grubi. Ne pyesim se edhe sa mesazhe nga miku i shqiptarëve duhen për të kuptuar kjo parti se ka nevojë të bëjë reforma të thella programore dhe kadrovike, para se të guxojnë të kërkojnë besimin e shqiptarëve?”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Sipas tyre, ndikimi për ta liruar nga burgu Sasho Mijallkovin nuk është krim i vetëm i Grubit, por edhe i Ali Ahmetit, pasi ai ka qenë vetëm bedel i Ali Ahmetit.
“Artan Grubi është i lidhur edhe me krimet në kazinotë, fondet e striptizit për blerjen e Soravisë dhe komploteve të spiunazhit për kthimin e Nikola Gruevskit nga Budapesti, BDI duket më shumë si një bashkësi e njerëzve të listave të zeza se sa një parti politike. Pas këtij turpi, anëtarët e ndershëm të BDI-së duhet të vendosin tenda në Reçicë të Vogël dhe të kërkojnë reforma urgjente për çlirimin e partisë nga ish-funksionarët e korruptuar.
VLEN do të jenë gardianët e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!”, thuhet në reagimin e VLEN-it”, qëndron më tej në komunikatë.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Hetimi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dëshmitarët në fokus të Komisionit
- Buxheti 2027/ Rama në Kuvend: Historia do kujtojë opozitën si hapësit e gropave dhe ne si ndërtues të Shqipërisë europiane
- Maqedonia mbi mesataren e BE-së: 5 807 studentë të huaj në vitin 2024
- Berisha me akuza të forta: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë euro, në çdo fushë ai ka Gysët e tij
- Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit
- Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!
- Me një klikim policia do të verifikojë regjistrimin, sigurimin dhe gjendjen teknike të automjeteve: Gjoba deri në 10.000 euro për firmat që shkelin rregullat
- Taravari: Këto mund të jenë emrat e kandidatëve për kryetar të ASH-së


