Author: almakos

Edhe pse afati parashihej të përfundonte dje në ora 16:00, u shty për deri në ora 00:00. E në Komisionin Qendror Zgjedhor tashmë janë dorëzuar listat e të gjitha partive politike në vend, ku ndër emrat e shumtë për deputetë ka surpriza dhe emra të vjetëruar tashmë në politikë. Nga partitë politike thuajse kanë tentuar të ndryshojnë paksa përbërjen, por në përgjithësi emrat kyç vazhdojnë të jenë të njëjtë. Një analizë më e thellë e listave tregon se disa figura politike, të cilat janë bërë të njohura për qëndrimet e tyre, tani janë të dhomuar jashtë listave, duke lënë hapësirë…

Lexo më Shumë

Ditën  e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sioas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë më tepër prezentë kryesisht në zonat malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -1 deri 10°C në zonat e ulëta 1 deri 16°C në zonat bregdetare 4 deri 16°C

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga 28-vjeçarin Beqir Selamaj alias Beqir Murati, si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor në lagjen “Uji i Ftohtë”. 28 vjeçari, banues në lagjen “Isa Boletini”, raportohet se është me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë. I riu dyshohet se rreth orës 05:50 vendosi lëndën plasëse në lokalin në pronësi të 73-vjeçares Resmie Birçaj, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. “Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më…

Lexo më Shumë

Këngëtarja kosovare Edona Llalloshi ka vendosur t’i hyjë politikës. Kjo është bërë e ditur pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga Lëvizja “Vetëvendosje”. Edona Llalloshi në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka numrin në listë 19, shkruan Front Online. Lista e plotë:

Lexo më Shumë

Donald Trump dikur spekuloi publikisht se ai kurrë nuk do të emërohej personi i vitit nga revista Time. Por, tani ai do të nderohet për herë të dytë, raporton CNN. Time do të zgjedhë të enjten Trump si personin e vitit, duke e njohur presidentin e zgjedhur si personin  që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh në çështjet botërore “për mirë ose për keq”. Zgjedhja e Trump për vitin 2024 pason ate te vitit 2016, kur Time e shpalli atë personin e vitit pas ngjitjes së tij të papritur në presidencë. Pavarësisht tirazhit në rënie të revistës, Personi…

Lexo më Shumë

Takim Mickoski – Lajçak: BE-ja të angazhohet më intensivisht për përshpejtimin e proceseve integruese Kryeministri Hristijan Mickoski sot është takuar përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, me të cilin, siç njoftoi Mickoski në rrjetet sociale, kanë biseduar për aspiratat strategjike të vendit dhe nevojën që Bashkimi Evropian të angazhohet më intensivisht për përshpejtimin e proceseve integruese, të cilat shpeshherë rëndohen nga pengesa dhe kontestet dypalëshe.E kam theksuar angazhimin e Maqedonisë për progres të këtij plani si dhe pozicionet tona lidhur me tejkalimin e pengesave me fqinjin lindor. Maqedonia meriton të jetë anëtare e familjes…

Lexo më Shumë

Gjesti ka marrë në pyetje Sarën se pse po qëndron me Gresën në shtëpi teksa ajo u shpreh se i pëlqen dhe i jep energji pozitive. Përgjigja e Sarës shkaktoi të qeshura tek Gjesti teksa filloi edhe ironizimet ndaj saj. “Çka ke bërë në Big Brother tënden, çka ke bërë diçka tënden”, pyeti Gjesti, teksa Sara tha se ka bërë të kundërtën e gjërave që bën Gjesti për të cilat u shpreh se janë gjëra të fëmijëve. Gjesti dhe Rovena u shprehen se Sara qëndron në shtëpi vetëm për shkak të pëlqimit ndaj Drilonit, gjë që acaroi keq Sarën. “Sara…

Lexo më Shumë

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj mbyll çdo rrugë bashkëpunimi me Sali Berishën. I pyetur në emisionin “Open” në News24, nëse ai është i gatshëm për t’u bashkuar me Sali Berishën, Agron Shehaj u përgjigj me një “jo” të prerë. Shehaj po ashtu u shpreh se partia që ai drejton futet në zgjedhje e 11 majit për të krijuar një grup parlamentar. Teksa iu referua sondazheve, ai tha se nëse sot bëhet zgjedhjet do marrin 10% të votave. “Ne po hyjmë në zgjedhje për të marrë minimalisht, për të krijuar një grup parlamentar, nuk është dëshirë, por e bazuar në…

Lexo më Shumë

Disa aplikacione në internet kanë rënë nga sistemi të mërkurën, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe Whatsapp-in, sipas Downdetector. Sipas këtij uebsajti, rënia e këtyre aplikacioneve u raportua të mërkurën në mbrëmje. Shumica e përdoruesve raportuan se kishin telashe me aplikacionet e këtyre rrjeteve sociale në telefonat e tyre mobil. Meta, e cila ka në pronësi këto rrjete sociale, nuk ka komentuar ende. Tash për tash nuk dihet se çfarë e shkaktoi rënien nga sistemi të këtyre rrjeteve sociale, por përdoruesit e tyre e shfrytëzuan platformën rivale, X, që dikur njihej si Twitter, për të shprehur zemërimin e tyre. Përveç Facebook-ut dhe…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike feston sot (11 dhjetori) 34 vjetorin e themelimit të saj. Në fjalën e tij përshendetëse, kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje që më 23 dhjetor të dilet në mosbindjen civile më të fuqishme. Ish kryeministri u shpreh se bashkë me demokratët janë shqiptarët, ndërkombëtarët dhe zoti. PD -tha Sali Berisha -do të shpëtojë Shqipërinë vitin tjetër sepse ‘ne nuk dorëzohemi kurrë për dinjitetin njerëzor’. “Me datën 23 dhjetor në mosbindjen civile më të fuqishme që është parë ndonjëherë. Të bashkojmë shqiptarët për shtytjen përfundimtare ndaj narkoshtetit dhe themeleve të tij”- tha Berisha. Pjese nga fjala e Berishës…

Lexo më Shumë

Gresa ka shpërthyer në vaj pasi Xuxi i lëndoi thonjtë teksa i tërhoqi batanijen me të cilën ishte mbuluar. Xuxi shkoi në dhomën e gjumit për t’i kërkuar sërish falje Gresës, por e njëjta i kërkoi që ta lë të qetë teksa qante, transmeton Klankosova.tv. “Pash Allahun ama ta shoh thonin. Më fal se s’kam dashtë me të lëndu o shpirt. Po më vjen shumë keq – presion me të bë po ama asnjëherë me të lëndu e s’ka qenë qëllimi im”, u shpreh Xuxi.

Lexo më Shumë

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Mësohet se Mavraj do të jetë kandidat me partinë “Lista për familje” dhe do të jetë pjesë e listës zgjedhore. Lajmin e konfirmuar edhe deputeti i parlamentit të Kosovës, Eman Rrahmani, raportojnë mediat në Prishtinë. “Po është e vërtetë. Mërgimi është pjesë e “Listës për familje” dhe jemi të nderuar që e kemi”, ka thënë Rrahmani. Ish kapitani, Mërgim Mavraj mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë për Kombëtaren e Shqipërisë, teksa numëron jo pak por 50 ndeshje zyrtare.…

Lexo më Shumë