Presidenti Bajram Begaj, ndau me ndjekwsit nw rrjete sociale, momente gjatë një dreke që ai shtroi për disa persona të moshës së tretë nga qyteti i Kavajës, me rastin e festave të fundvitit. Gjatë bisedës me ta, Begaj theksoi se takime të tilla duhet të shërbejnë për sjelljen e të rinjve ndaj prindërve dhe brezave që kanë lënë gjurmë në shoqëri. “Sot është emocion tjetër, i veçantë, për faktin që unë takoj intelektualë të ndryshëm në kategori të ndryshme arsimore e kulturore të qytetin tonë. Është v. Shpresoj shumë që ky takim të jetë një lloj kujtimi i bukur për ne të gjithë.…
Author: almakos
Ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski ka deklaruar se Qeveria nuk planifikon ta kufizojë përdorimin e Tik Tok-ut, pasi u lënduan disa fëmijë në lojën “Supermen”.Ai thotë se me vëmendje janë duke e ndjekur situatën.“Aty niveli i sigurisë dhe mbrojtjes është më e ultë nga rrjetet tjera dhe për këtë shkak shpërndahen video të cilët bëjnë thirrje për dhunë, urrejtje dhe bulëzim.. Me vëmendje ndjekim dhe do të sillemi ashtu siç do të sillen shtetet e BE-së. E shohë se ka disa tendenca në Suedi. I ndjekim me vëmendje që të mos bëjmë hap në kundërshtim me demokracinë, por gjithsesi…
Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.Bashkia e Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikim në programin e subvencionimit të interesave të kredisë për familjet dhe individët në nevojë për strehim. Kjo vjen falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Procesi i aplikimit nis më datën 12 dhjetor 2024 dhe përfundon më datën 13 janar 2025. Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar para datës së këtij njoftimi duhet të riaplikojnë në protalin qeveritar “e-Albania” pas shpalljes së njoftimit publik.…
Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka disa ditë që gjendet në Dubai. Mes saj dhe ish-bashkëshortit Fero ka pasur kunja e thumba kohë pas kohe. Mirëpo pas gjithë kësaj drame, modelja ka marrë vendimin e papritur. Duke hulumtuar në Instagram shohim që ajo ka mbyllur llogarinë e saj duke u “zhdukur” komplet nga kjo platformë.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka marrë vendimin surprizues të mos kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.Për një politikane të njohur si ai, ky është një moment interesant dhe ndoshta më shumë se sa kaq. Pacolli, i zgjedhur deputet në pesë mandate që nga viti 2007, është një figurë kyçe në historinë e Kosovës, duke kontribuar si nënshkrues i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe duke mbajtur pozita të rëndësishme qeveritare si president dhe zëvendëskryeministër. Shërbimi i tij si president i tretë dhe zëvendëskryeministër i parë i Kosovës është dëshmi e angazhimit të…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot ndryshimet ligjore që duhet të mundësojnë përshpejtimin e ndërtimit të seksioneve autostradë të korridoreve 8 dhe 10d, me vendime që rregullojnë mënyrën e pagesës për punimet që lidhen me shpronësimin. Në vazhdim të seancës së 22-të, me 64 vota “për”, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e projektit të Korridorit 8 infrastrukturor për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qaf Thanë është miratuar dhe Korridori 10 d (pjesa e autostradës Prilep – Manastir), me propozimin e grupit…
Diana dhe Arioni romancën e tyre e filluan në ‘Big Brother VIP Kosova’, ani pse që nga dalja e tyre nuk janë parë më bashkë. Por Diana dashurinë për Arionin po e tregon në një mënyrë tjetër përmes rrjeteve sociale, shkruan “Kosovarja”. Teksa Diana po e mbante një shirit të kuq në dorë, pas daljes së saj ai u bë i Arionit i cili pretendonte se po i sjell fat. Këtë foto Diana ka ripostuar me mbishkrimit “Detaji im i preferuar”.
Një test i ri mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën e tij më të hershme, duke përdorur ekzaminimin me laser dhe Inteligjencën Artificiale (AI). Testi i shpejtë dhe jo-invaziv kërkon ndryshime delikate në qarkullimin e gjakut që ndodhin gjatë fazave fillestare të kancerit të gjirit, të njohur si faza 1a, sipas ekipit të Universitetit të Edinburgut. Zbulimi i hershëm i këtij lloji të kancerit është shumë i rëndësishëm, pasi çdo ditë mijëra gra diagnostikohen me kancer gjiri në faza të avancuara që janë shumë më të vështira për t’u trajtuar. Bëhet e ditur se këto ndryshime nuk janë…
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Jamarbër Malltezin, i akuzuar për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja e GJKKO-së Flojera Davidhi rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për zëvendësimin e masës së sigurisë. Dhëndri i Sali Berishës ndodhet në arrest shtëpi prej nëntorit të vitit 2023, pasi togat e zeza zëvendësuan masën e caktuar ndaj tij nga “arrest me burg” në atë shtëpiak. Sali Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga…
Pas publikimit të të dhënave dhe vlerësimeve më të fundit për numrin e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit të bërë nga Agjencia Evropiane e Mjedisit për vitin 2022, organizata mjedisore “O2 Iniciativa” bëri një sërë kritikash dhe vërejtjesh. Në nivel të gjithë Evropës, rreth 240,000 vdekje janë për shkak të ekspozimit ndaj grimcave të imta PM 2.5, dhe prej tyre, rreth 3.600 janë në Maqedoni. Gjithashtu, në vend, 330 vdekje janë për shkak të NO2 (dioksidit të azotit), ndërsa 210 – për shkak të ekspozimit akut ndaj azotit. “Maqedonia është në krye të Evropës për nga numri i…
Big Mama përveç muzikës gjithmonë është komentuar edhe për linjat e saj trupore. Ajo ka pësuar një ndryshim drastik sa i përket peshës. Bigi, në postimin e fundit mbanë belin me dorë duke treguar se është në peshën që ka kohë që ka dëshiruar. Kjo lë të kuptohet se nëse dëshironi një sukses, siç e deshi Bigi dobësimin do të ia dilni, shkruan Kosovarja.
Forcat RENEA kanë kryer kontroll ditën e sotme në bazat e Bajrave në Shkodër, ku mësohet se janë sekuestruar 5 blinda. Raportohet se janë kryer kontrolle në banesat e Safet, Behar dhe Enver Bajrit. Operacioni me urdhër të SPAK lidhen jo vetëm me hetimet për masakrën e Dobraçit ku humbën jetën 4 persona, por edhe në lidhje me një çështje të re të hapur së fundmi.

