Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet rrjedhshëm në kushte të dimrit, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës deri 30 metra nga f.Gajre – Kodër e Diellit, aksi Mavrovë – Hanet e Mavrovës 10-15 metra dhe qafat malore Gjavatë dhe Pletvar. NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, pa ndalesa dhe kufizime. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka. Prej atje thonë se me gjithë mekanizimin dhe fuqinë punëtore janë përfshirë në pastrimin e rrugëve. NP “Rrugët e…
Author: almakos
Xheneta është shfaqur në një gjendje tejet të rëndë emocionale në lavanderi. E njëjta e cila po qante me dënese i tregoi Anisës se çka i kishte thënë Gjesti. Ajo tha se po i vjen inat pasi nuk ka ndodhur asgjë mes tyre asnjëherë, por i njëjti vetëm po shpik. “E kanë bo bajat këtë temë moj, unë nëse kisha bërë diçka me të nën jorgan e kisha pranu por po shpik, a di çka do të thotë ky sen, me ia çelë gojën Drilonit e atij tjetrit duke dalë tek dera e me thanë hajt se ti ‘veç për…
EMISIONI VETTING Bregdeti mahnitës shqiptarë i shtrirë në 454 kilometra, një pasuri natyrore e jashtëzakonshme, që ka tërhequr vëmendjen e miliona turistëve nga e gjithë bota. Plazhet me rërë të artë, ujërat e kristalta të deteve Jon dhe Adriatik, si dhe vijat malore që prekin bregun, krijojnë një peizazh unik të pakrahasueshëm. Nga plazhet e gjata dhe të qeta të Vlorës, te bukuritë e Shëngjinit e deri në ishujt dhe gjiret e fshehura të jugut, çdo pjesë e bregdetit shqiptar ofron një eksperiencë të paharrueshme. Udhëtarët mund të shijojnë një kombinim të historisë, kulturës dhe natyrës. Natyra i ka dhënë…
Më 29 dhjetor GJKKO do të vendosë nëse dosja e Sterilizimit do të kalojë për gjykim ose jo. Në seancën e sotme, e cila ka zgjatur për rreth 8 orë, ish-ministri u tregua kritik me kushtet e gjykimit dhe logjistikën në sallë, duke bërë krahasime me Gjykatën e Hagës. “Hashim Thaçi në Hagë kishte kompjuter para, me tavoline dhe afër me avokatin. Ne këtu prapa xhamit, me shënime dore që flasim për tabela të studimit të fizibilitetit, pa tavolinë, pa kompjuter dhe pa pasur mundësinë të kemi afër avokatin”, u shpreh Beqaj. Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ili Beqaj, SPAK ka…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi fjalën për procedurë gjatë seancës plenare të sotme për të ngritur shqetësimin në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe opinionin e Komisionit të Venecias. Tabaku theksoi se ky i fundit ka qenë i qartë në mbështetjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se nuk mund të ketë ndërhyrje politike apo kushte nga shumica parlamentare për zbatimin e tij. “Gjykata Kushtetuese ka dhënë dy vendime të qarta, të cilat kërkojnë zbatim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar. Opinionet e Komisionit të Venecias janë të zeza mbi të bardhë: zbatimi i Kushtetutës…
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka thirrur mbledhjen e gjyqtarëve me qëllim deklarimin e përfundimit të mandatit të saj. Me anë të një njoftimi për shtyp, Zaçaj sqaron se “Gjykata Kushtetuese duhet te jete e lirë nga presioni politik dhe mediatik që funksioni i saj si mbrojtës i parimeve kushtetuese të jetë i fortë dhe i besueshëm” “Në emër të interesit publik, në mbrojtje të institucionit që drejtoj, dhe për të shmangur mosmarrëveshje kushtetuese, sot në datën 12 dhjetor 2024 vendosa që t`i drejtohem Mbledhje së Gjyqtarëve në ushtrim të përgjegjësive të mia si anëtare e kësaj Gjykate, për…
Skenës muzikores dita-ditës po i shtohen artistë të ri, mjaft të talentuar. Një i tillë është edhe ai me nofkën Gazela që po duket mjaft premtues. Ai në Youtube ka hedhur projektin e titulluar ‘Traficanta”, që menjëherë pas publikimit, ka nisur pëlqyeshmërinë e publikut. Ky projet muzikor u finalizua edhe me klip nga XL Film. Ja projekti: [embedded content]
Universiteti “Luarasi” organizoi në Tiranë konferencën e parë shkencore ndërkombëtare, mbi ekonominë, globalizmin dhe identitetin. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Luarasi, Profesor Sherif Bundo shprehet se kjo konferencë i kalon kufijtë e Shqipërisë, pasi në të marrin pjesë ekspertë dhe kërkues shkencorë nga universitete prestigjoze europiane. “Partner kryesor në organizimin e kësaj konference është Universiteti i Poitiers në Francë, janë dy fakultete me orientim ekonomik në Universitetin e Poitiers, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Instituti i Administrimit të Ndërmarrjeve. Kemi referues që vijnë nga Universiteti i Hong Kongut, nga Universiteti i Torontos në Kanada, nga Lozana në Zvicër,…
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. BDI përmes një komunikate për media, dënon zhvillimet e fundit në këtë gjykatë, ku ndërhyrjet siç thonë monoetnike në një shtet shumetnik krijojnë një precedent të rrezikshëm. Vendimi për të vazhduar procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë pavarësisht bojkotit nga gjykatësit e komuniteteve shqiptare dhe turke, sipas BDI-së, është një tregues shqetësues i mungesës së respektit ndaj barazisë dhe harmonisë ndëretnike. BDI “Një person që hapur shpreh mospëlqim ndaj ligjeve në fuqi dhe që zbaton standarde të dyfishta në një pozitë kaq të rëndësishme si kryetar i Gjykatës…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka bërë një sqarim mbi opinionin e Komisionit të Venecias, në lidhje me mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka. Gjatë seancës në Kuvend, Spiropali deklaroi se kjo është një çështje ligjore, jo politike apo partiake, ndërsa theksoi se për këtë rast janë ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit. “Rregullorja nuk parashikon ndonjë procedurë që mund të zbatojmë më në këtë rast, siç kërkoni ju, sepse janë ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit, madje edhe votimi në Kuvend. Përveçse me 1/10-ën e deputetëve ju mund t’i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese për çdo rast dhe është e…
Koalicioni VLEN akuzon liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin dhe disa funskionarë të tjerë se kanë dalur në mbrojtje të Artan Grubit, e që në këtë mënyrë sipas tyre, e mbrojë krimin dhe korrupsionin. Bashkim Hasani nga VLEN thotë se BDI është shndërruar në parti e cila funksionoin me kod mafioz, ku siç tha, çdo anëtar i “familjes” mbrohet me çdo çmim. BASHKIM HASANI, VLEN “Dje pamë një spektakël të turpshëm ku të gjithë eksponentët e BDI-së, nga Ali Ahmeti deri te çirakët e tij, dolën për të mbrojtur Artan Grubin. Madje guxuan të kundërshtojnë edhe vetë Departamentin…
Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski nuk ka informacion preciz nëse Qeveria planifikon t’ia ndërmerr ingerencat Qytetit të Shkupit për Ndërmarrjen Qarkulluese Publike (NQP) Shkup. “E di që këtë e ka deklaruar kryeministri. E di që ata po mendojnë seriozisht për atë temë sepse ajo i prek të gjithë shkupjanët dhe nuk është e vetmja çështje që po shkakton kalvar për shkupjanët. Kemi problem me Higjienën komunale, me mosfunksionimin e Parqeve dhe gjelbërimin dhe fatkeqësisht për herë të parë në histori me mosfunksionimin e Ujësjellësit dhe kanalizimin”, theksoi Gjorgjievski në përgjigje të pyetjes së…

