Ministria e Arsimit ka miratuar disa ndryshime në udhëzimin nr. 25 “Për pilotimin e skemës së mësuesit në dispozicion dhe detyrave të tij në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”. Ky udhëzim paracakton numrin e mësuesve në dispozicion për çdo zyrë arsimore. Edhe për vitin mësimor 2024-2025 parashikohet të ketë 82 mësues zëvendësues në të gjithë vendin, prej të cilëve numrin më të lartë e ka kryeqyteti me 20 të tillë, pasuar nga bashkitë me 6 mësues në dispozicion. Sakaq një pjesë e mirë e zyrave arsimore do të kenë nga dy mësues në dispozicion. “Në mbështetje të pikës 4,…
Author: almakos
Në kuadër të vizitës së tij të punës në Republikën e Moldavisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, sot në Kishinev zhvilloi takim me zv. kryetaren e Qeverisë së Republikës së Moldavisë, përgjegjëse për eurointegrime, Kristina Gerasimov, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane. Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga atje, ishte bashkëpunimi bilateral dhe ambiciet e përbashkëta për progresin në rrugën drejt BE-së, me çka përforcohen lidhjet përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.“Murtazani dhe Gerasimov diskutuan për proceset aktuale të aderimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë, duke theksuar sfidat dhe mundësitë për harmonizimin e politikave nacionale me…
Lela e ka quajtur Leon si një djalë perfekt. Tutje ajo me shaka tha se ka frikë të bëj hapa më shumë drejt tij pasi mund të dashurohet shumë. Ndër të tjera duke u ngacmuar, Lela i tha Leos se po të kishte më shumë vjet, do ishte partneri perfekt për Rovenën. “Ti kishe pas disa vite më shumë, kishit qenë çift perfekt me Rovenën”, u shpreh ajo. [embedded content]
Dibër/Vijojnë operacionet policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Romës, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Dibër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 60-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Q.N(T)., 60 vjeç, banues në Peshkopi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar…
Ambasadori i BE-së në RMV Michalis Rokas, sot ka qëndruar në Tetovë ku është takuar me kryetarin e komunës Bilall Kasami, ndërsa tha se bashkëpunimi me komunën është i shkëlqyer, ndërsa përmendi disa projekte të përbashkëta. Ai foli edhe për rrugën e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa tha se prioritet i BE-së mbetet procesi i zgjerimit.“Ka shumë aktivitete diplomatike për këtë çështje, siç e dini kryeministri ishte në Bruksel për t’u takuar me lidershipin, javën e ardhshme do të jetë Samiti për Ballkanin Perëndimor. Besoj që BE e ka bërë të qartë që procesi i zgjerimit është prioritet duke…
Fëmijët që ndodhen të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë nga dritarja kanë parë figurat e super-heronjve, të cilët i kanë edhe idol.Ata janë befasuar nga “Super-heronjtë”, një aktivitet i mrekullueshëm që u organizua nga “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me “Klubin Alpin Prishtina”. Kjo përvojë e veçantë solli buzëqeshje dhe gëzim në fytyrat e fëmijëve, të cilët shpesh ndihen të izoluar në një mjedis spitalor. Aktiviteti, i cili u zhvillua për herë të katërt në këtë klinikë, kishte si qëllim të ofronte një pushim nga rutina e zakonshme e shtrimit dhe tretmanit mjekësor, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme…
Ish- opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Anita Haradinaj duket se po përcjellë me shumë vëmendje banorët e shtëpisë më të famshme në vend. Haradinaj, ka komentuar një deklaratë të Gresës, e cila ka treguar se është person që vetë ka zërin e lartë. “Nuk më pëlqen përherë në lojë por sot më pëlqeu kur tha që e ka vet zërin e lartë por edhe të ngjirur .. s’ke cfarë të bësh është një atribut ndryshe”, ka shkruar Haradinaj sipër kësaj fotografie.
Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e aktorit të humorit, Rezart Veleshnja. Bëhet me dije se ai i mori makinën e shokut të tij, i cili ky i fundit ia dha me mirëbesim të plotë që aktori ta përdorte, por Rezarti ia shiti automjetin për vetëm 2 mijë euro. Nuk dihen kushtet përse aktori vendosi të kryejë një vepër të tillë penale, saqë të marrë makinën e shokut duke e mashtruar se do e përdorte vetë por në fakt e nxorri në shitje, pa dijeninë e pronarit të automjetit. Aktori akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”. Kujtojmë se Veleshnja…
Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Deputetja e PL-së, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente. [embedded content] Monika Kryemadhi, përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, bëri edhe batuta me gazetarët. “Na e morët shpirtin” u drejtohet Monika Kryemadhi, ndërsa shtoi: “S’na latë rehat me marr frymë”. GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje. Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e PL-së, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish…
Pas iniciativës së dorëzuar nga qytetarët për kryerjen e kontrollit të jashtëzakonshëm, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Shkup ka kryer kontroll tek një operator ushqimor i cili drejton kioskat e duhanit, ku është gjetur sasi e madhe e ushqimeve të pasigurta. Për shkeljen e konstatuar, shërbimet inspektuese të Agjencisë kanë nxjerrë vendim për asgjësimin e 1920 kilogramëve ushqime të pasigurta të tërhequra nga disa kioska të operatorit. Për kundërvajtjen e kryer është shqiptuar gjobë.“Gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues në një objekt hoteliere në Manastir është gjetur ushqim i pasigurt në masën 241 kilogramë, i cili sipas vendimit të…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin e saj lidhur me ankimin e bërë nga kryebashkiaku socialist, Rexhë Byberi dhe ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të. Kryebashkiaku socialist kishte kërkuar zëvendësimin e masën së arrestit shtëpiak të caktuar ndaj tij. Por, kërkesa e Rexhë Byberit është rrëzuar nga trupa gjykuese. “Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të…
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se strategjia e Ali Ahmetit dhe BDI-së, është që të tentojnë ta defokusojnë opinionin pasi kanë ardhur, sipas tij, konfirmime nga e gjithë bota për veprimtarin kriminale të tyre. Mickoski tha se ata tentojnë ta polarizojnë shoqërinë në baza etnike, ndërsa shtoi se ata këtë nuk do ta lejojnë. “Po arrijnë konfirmimet për veprimet kriminale të kësaj strukture politike dhe garniture në 20 vitet e kaluara, shumë raste po punohen lidhur me ish funksionarë të lartë të BDI-së, dhe opinioni shumë shpejtë do të sheh se cili në fakt është motivi i vërtetë i…

