Author: almakos

Shqipëria zbuloi ditën e sotme kundërshtarët me të cilët do të përballet në kualifikueset e Botërorit. Shorti i vuri përballë kuqezinjtë me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën në Grupin F. Rrugëtimin skuadra e Silvinjos do ta nisë të premten e 21 marsit në orën 20:45 në transfertë.   Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45. Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025. Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka komentuar edhe  opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka. E ftuar në emisionin “Log” në Neës24, Zaçaj u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk vihen në diskutim. Sipas saj, kjo do të thotë që asnjë palë, qoftë edhe Kuvendi të ketë nevojën për t’iu drejtuar një institucioni tjetër. “Për të zbatuar një vendim të GJK asnjë institucion nuk duhet ta vërë në pikëpyetje, qoftë edhe duke iu drejtuar Komisionit të Venecias. Qëndrimin tonë ne e kemi mbajtur. Vendimet e GJK nuk vihen në diskutuam pavarësisht pikëpyetjes…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbardhi skenarët e protestës së 23 dhjetorit. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ai bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje, ndërsa u shpreh se do të bllokojnë Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet. Ai u shpreh besimplotë në një mobilizim të të gjithë potencialit, për ta bërë atë protestë, siç tha ai, një nga mosbindjet civile më të shkëlqyera. “Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë bota mezi pret…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë rikujton se deri në fund të vitit punëtorëve duhet t’u paguhet pushimi vjetor i cili është i rregulluar me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik dhe Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin privat. “Si sindikatë përfaqësuese në sektorin publik, vitin e kaluar në vitin 2023 nënshkroi Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilën pas një periudhe të gjatë kohore, krahas të drejtave të tjera, siguroi edhe të drejtën e pushimit vjetor për të gjithë punonjësit në sektorin publik”. “Në këtë drejtim, ju rikujtojmë se kjo e drejtë duhet t’u sigurohet punëtorëve…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, realizoi një takim me Drejtorin e TAV Maqedoni, z. Nejat Kurt, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në transportin ajror. Në fokus të diskutimit ishin linjat e reja ajrore, progresi i projekteve aktuale dhe planet strategjike për të ardhmen. Ky bashkëpunim është i një rëndësie të veçantë për rritjen e mundësive të udhëtimit dhe për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut. MARKETING

Lexo më Shumë

Një video që po bën xhiron në internet ka shqetësuar jo pak mbarë opinionin publik, pasi shfaqet një grua e pastrehë dhe hidhen dyshimet se është legjenda e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në SHBA. Videoja është transmetuar Abc7, një nga televizionet më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në video shfaqet një grua që identifikohet si “Simaku Nohfe” duke marrë ndihma nga një grup fëmijësh, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për Parashqevi Simakun. Shumë përdorues të rrjeteve sociale po thonë se gruaja është vetë këngëtarja legjendare, edhe pse ajo ka qëndruar larg…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkup, ku një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në një objekt në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur më 12 dhjetor 2024, në rajonin e Bit Pazarit, kur i riu kishte shkuar për të çuar ushqim babait të tij, i cili po punonte në ndërtimin e objektit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i riu ka rënë nga objekti dhe ka marrë lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohri”, por, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë rreth orës 20:20. “Me datë 12.12.2024,…

Lexo më Shumë

Anisa ka folur me Lelën dhe Leon për Drilonin. Lela bëri plan që të organizojnë një lojë, dhe si dënim të ia jap Anisës ta realizoj një puthje ndaj Drilonit. “A pe luajna lojën e shishës, edhe kur të bjen ty të them puthe”, tha Lela me të qeshura. Anisa tha se ja ka marrë një përqafim atij, derisa shpreh dëshirën e madhe për ta puthur atë. “Valla fort e kisha puth njëherë”, tha ajo duke e ilustruar.

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kur forca politike që ai drejton të vijë në pushtet çmimet e energjisë dhe të ujit të pijshëm do të jenë në bazë të rrogës që marrin qytetarët. Në fjalën e tij para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha u shpreh se beteja në vitin e parë të qeverisë do të jetë për të shtruar siç tha ai, “bazën e një starti të fuqishëm për të dalë përsëri në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet”. “Nuk mundet shteti ti shesë energjinë tjetrit me të njëjtin çmim, si atij…

Lexo më Shumë

Në ditën e sotme në shtëpinë e BBVK-së është diskutuar qëndrimi i Sarës dhe Drilonit në dhomën e rrëfimit së bashku për një kohë të gjatë. Banorët hodhën dyshime se çfarë ka ndodhur brenda, sepse sipas tyre asnjëherë dy banorë nuk kanë hyrë së bashku aty. Në biseda banorët thanë se Sara dhe Driloni qëndruan tre orë në dhomën e rrëfimit. Ndërsa janë ngritur dyshime se dyshja janë koordinuar me produksioni për lojën e tyre. Në anën tjetër Driloni tha se ishte duke marrë infuzion në dhomën e rrëfimit.

Lexo më Shumë

Adoleshenti i cili u plagos nga shoku i tij i klasës ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë, që sipas tij gjithçka nisi para  10 minuta para se të futeshin në mësim. Konflikti ka nisur pas disa fotosh që autori kishte në telefon të 17-vjeçarit dhe familjarëve të tij. I plagosur thotë se i ka kërkuar shokut të klasës që t’i fshijë fotot, por situata u acarua deri në përdorimin e armëve të ftohta. “Ai nxori biçakun, gjithmonë e mbante biçakun me vete. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Unë u shmanga, u futa në klasë dhe mbylla…

Lexo më Shumë