Gjatë katër viteve të fundit, gjithsej 10.500 qytetarë të Republikës së Turqisë kanë dorëzuar kërkesë për të fituar shtetësi maqedonase me bazë prejardhjen maqedonase, njoftoi Radio Evropa e Lirë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se bëhet fjalë për qytetarë turq që duhet të vërtetojnë para institucioneve maqedonase se janë të shpërngulur nga vendi dhe kanë prejardhje etnike maqedonase. Sipas MPB-së, rritja e ndjeshme e numrit të kërkesave është rezultat i ndryshimeve ligjore të miratuara në vitin 2021, të cilat kanë shtuar interesin për fitimin e shtetësisë maqedonase nga diasporë që jeton në Turqi. MARKETING
Author: almakos
Brenda administratës amerikane, tensionet dhe mospërputhjet janë bërë evidente në lidhje me qasjen diplomatike ndaj luftës Rusi–Ukrainë, duke ngjallur shqetësime të mëdha për politikën e jashtme të SHBA-ve. Në qendër të këtij debati të ndjeshëm janë dy figura kyçe: Steve Witkoff, emisar i posaçëm i presidentit Donald Trump, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Këto përplasje kanë nxjerrë në pah dallimet e thella në strategjitë e tyre për të përballuar krizën në Ukrainë. Sipas burimeve të brendshme, Witkoff ka realizuar udhëtime diplomatike të paplanifikuara dhe ka zhvilluar takime me liderë ndërkombëtarë pa koordinim të plotë me Departamentin e Shtetit.…
Koalicioni VLEN organizoi ditë më parë një tubim në Teatrin Shqiptar në Shkup, në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë. Tubimi mblodhi një numër të madh qytetarësh dhe u vlerësua si dëshmi e lidhjeve të ngushta shpirtërore, familjare dhe kombëtare ndërmjet shqiptarëve në Shkup dhe Kosovës. Organizatorët theksuan se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut posedojnë shtetësi të Kosovës dhe do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e së dielës. Në një sallë të mbushur plot, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk…
Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shtetasi i dëmtuar mund të ketë konsumuar alkol.
Shërbimi jo cilësor, ndryshimet në kushtet e kontratave të abonimit, faturat e larta dhe prishja e kontratave me pagesë penalitetesh mbeten arsyet më të shpeshta për të cilat qytetarët i janë drejtuar Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) për ndërmjetësim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Gjatë këtij viti, AKE ka pranuar gjithsej 346 kërkesa për zgjidhje kontestesh, krahasuar me 363 raste të regjistruara në vitin 2024. Nga vendimet e marra, 45 janë miratuar, 14 janë miratuar pjesërisht, 40 raste janë mbyllur me veprim të ndërmjetëm nga operatorët, ndërsa 109 kërkesa janë refuzuar. Pjesa tjetër e kërkesave ka qenë e paplotë, e dorëzuar…
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë ekzekutuar 34 kontrolle ne banesat dhe bizneset e njerëzve të besuar të zv.kryeministres dhe ministres se Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Ballukut. Sipas Klodiana Lalës: “hetimi për Ballukun po intensifikohen pasi SPAK do të paraqesë në Kuvend prova të reja, pasi ka kërkuar autorizim për arrestim”. Mësohet se i është sekuestruar telefoni për herë të dytë, Viola Haxhiademit. Burime bëjnë me dije se Viola Haxhiademit i është kontrolluar banesa, po ashtu dhe i janë sekuestruar dhe pajisje kompjuterike dhe dokumentet. Aktualisht, Viola Haxhiademi është emëruar drejtoreshë e Korporatës Elektroenergjitike, KESH.…
Jovan Despotovski, funksionar shumëvjeçar dhe kuadër i LSDM-së, shprehu publikisht zhgënjimin e tij ndaj vendimeve të udhëheqjes aktuale të partisë, duke theksuar se pikërisht LSDM-ja e ka lënë “pa fjalë dhe pa koment”. Në reagimin e tij, Despotovski nënvizon se pas tri dekadash angazhim politik, priste një qasje më të drejtë nga partia. Ai thekson se gjatë gjithë paraqitjeve publike ka qenë i matur dhe i përmbajtur, madje edhe kur ka pasur arsye për të qenë i ashpër. “Kam qenë maksimalisht i moderuar në të gjitha paraqitjet publike, madje edhe ndaj situatave që meritonin një qëndrim të ashpër. Nëse kjo…
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar 34 kontrolle të ndryshme të ushtruara në kuadër të dosjes së bujshme të AKSHI-t. SPAK njoftoi se sapo përfundoi të gjitha verifikimet e planifikuara, të njerëzve të besuar të zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar gjithashtu dhe e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe. Gazetarja Klodiana Lala informon se në fokus të kontrolleve kanë qenë Sindi Dushku, shefe kabineti e Ballukut, si dhe bizneset dhe banesa e biznesmenëve Ilir Shtufi e Rrok Gjoka. Gjithashtu kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e zyrtarëve të ndryshëm të ARRSH-së dhe të KESH-it, të gjithë të besuar…
Një zjarr i madh ka rënë sot në zonën e Fllakës në Durrës, duke shkrumbuar tre mjete të parkuara. [embedded content] Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë dëmtuar tre mjete autobusë të vjetër që ishin parkuar në atë zonë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të pasdites dhe ka vetëm dëme materiale. Burime policore bënë me dije se flakët nuk rrezikojnë të përhapen. Kurse mjetet e dëmtuar janë të papërdorshëm dhe ishin lënë aty nga pronarët e tyre. Policia tha se vatra e zjarrit është larg qendrës së banuar dhe nuk rrezikon jetë njerëzish, kurse zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje,…
VMRO-DPMNE i ka kërkuar liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, të japë sqarime publike mbi mënyrën se si e ka marrë vizën e artë në Dubai dhe në çfarë emri është regjistruar apartamenti, i cili, sipas partisë, është përmendur në një dëshmi publike që lidhet me ish-kryeministrin Zoran Zaev. Sipas VMRO-DPMNE-së, Filipçe ka dhënë një përgjigje indirekte kur u pyet nga gazetarët nëse po ndërton një ndërtesë të lartë në Dubai së bashku me Zaevin, duke thënë se nuk po ndërton, gjë që, sipas tyre, konfirmon se ndërtesa është e Zaevit. Partia gjithashtu pyet Filipçen për mënyrën se si e ka…
Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, ku ka humbur jetën një 69-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasja me iniciale Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, ka përplasur me makinë viktimën, teksa ky i fundit lëvizte me biçikletë. Sipas bluve, qytetari me iniciale R. B., 69 vjeç, ka humbur jetën në spital. “Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, të gjithë shqiptarë, të cilët sipas partisë janë thirrur në punë dhe janë mbyllur në zyra pa kushte minimale për punë dhe pa asnjë detyrë konkrete. Nga BDI bëjnë të ditur se punonjësit janë vendosur në tri zyra të mbipopulluara, pa karrige, tavolina, kompjuterë apo mjete elementare pune, duke u detyruar të qëndrojnë në këmbë nga ora 08:00 deri në 16:00. Sipas reagimit, një situatë e tillë përbën formë të hapur të mobingut institucional dhe…

