Këtë të diel moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak edhe pse do të ketë mot me diell, temperaturat do të ulen. Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek. Ndërkohë temperaturat do të pësojnë një rënie, ku më e ulëta do të jetë në Dibër -6 gradë. Në Shkodër temperatura do të jetë -5 gradë, ndërsa në Kukës dhe Korçë -4 gradë celsius.
Author: almakos
Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin. –Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4. Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë. –G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin. Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherazi edhe kandidati për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar projektin e stadiumit të ri kombëtar. Abdixhiku njoftoi se stadiumi do të ndërtohet në Bërnicë, një zonë e njohur për potencialin e saj për zhvillim, dhe do të ketë një kapacitet prej 25 deri 30 mijë ulëse. Ai theksoi që ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe mbështetje për të rinjtë në Kosovë. Me një investim prej 60 milion eurosh, ky stadium pritet të jetë simbol i krenarisë kombëtare dhe një pikë referimi për ngjarjet sportive në…
Kompania e rrjetit social, Tik-Tok ka reaguar për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar këtë platformë në Shqipëri, duke filluar që nga viti i ardhshëm, pas sherrit mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli”, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Në një përgjigje ndaj Associated Press, kompania e Tik-Tok tha se donte “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë”. Sipas AP, kompania tha se “nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe raportimet e shumta në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident ishin postuar në…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka realizuar takim pune me Mahmut Çevik, zëvendës-kryetar i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim dhe Shejma Babajigit, koordinatore e “TIKA”-s në Shkup, ku siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, janë vazhduar diskutimet për përkrahje të procesit të digjitalizimit dhe përforcimit të kapaciteteve të Gjykatës, si elemente kyçe për punë më efikase të Gjykatës. Zëvendëskryetari i “TIKA”-s, Çevik, shprehu gatishmërinë e Agjencisë për të kontribuar në procesin e digjitalizimit të Gjykatës, përmes së cilit do të përmirësohet puna nga aspekti teknik, gjë që do të reflektohet drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit të procedurave. Kostadinovski ka…
Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Luljeta, e njohur si Lulja, është bashkëshortja e këngëtarit të njohur të muzikës pop-folk, Meda. Ajo është bërë një figurë e njohur në mediat shqiptare, duke tërhequr vëmendje për paraqitjet e saj dhe aktivitetet në rrjetet sociale. Në disa raste, Lulja ka qenë në qendër të vëmendjes për zgjedhjet e saj të modës. Për shembull, në një dasmë, ajo u shfaq me një fustan transparent, gjë që ngjalli diskutime në publik. Gjithashtu, Lulja ka ndarë momente nga jeta e saj personale, duke publikuar fotografi me motrën e saj, ku të dyja duken shumë të ngjashme, duke u cilësuar si “binjake”,…
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, Elmi Berisha, ka publikuar një letër falënderimi për punën që ka bërë ndër vite për shqiptarët, Ambasadori i SHBA në Kosovë Jeffry Hovenier, i cili është në përfundim të mandatit të tij. Përmes një postimi ë faqen zyrtare të “Gazeta Dielli” në Facebook, Elmi Berisha thotë se ambasadori Jeffry Hovenier është një lider vizionar dhe mik i përkushtuar i Kosovës, i cili ka qenë një zë i fuqishëm për përparimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore dhe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Me…
Një shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Mançester të Anglisë, ku ishte fshehur për një kohë të gjatë për të shmangur vuajtjen e dënimit të tij me 25 vite burgim për krime të rënda. Sajmir Oruci, 35 vjeç, u arrestua më 3 dhjetor në Mançester, pas një urdhri-arresti evropian, dhe u ekstradua drejt Milanos së Italisë. Oruci, i cili ishte duke vuajtur një dënim për krim narkotikash pas arrestimit të tij vitin e kaluar në Angli, është dënuar për krime të rënda, përfshirë përndjekje, rrëmbim, përdhunim, dhe dhunë seksuale në grup ndaj një vajze të mitur. Sipas…
Mjeshtri i madh, Zhani Ciko, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me moderatore Nisida Tufën, lidhur me fenomenin e ditëve, këngëtaren Parshqevi Simakun. Zhani Ciko tha se Parshqevia në rininë e saj ka qenë një artiste me ambicie dhe shumë e talentuar. Ai zbuloi se në vitet ’90 Parashqevia i kishte kërkuar ndihmë që t’i siguronte vizë për në Itali, e nga atje më pas ajo do të gjente mjetet dhe rrethanat për të shkuar në SHBA. Mjeshtri tha se Simaku kishte ëndërr të shkonte në SHBA, dhe se kishte dëshirë të madhe që të konfirmonte talentin…
Lela është banorja e radhës që u eliminua nga “Big Brother VIP Kosova 3”. Nga profili i saj një ‘Instagram” erdhi një reagim ku falënderohen të gjithë ata që e përkrahën në këtë rrugëtim. “Dashuria dhe përkrahja e juaj ishin forca me e madhe për të dhe ajo është pafund mirënjohëse “, thuhet në postim. Ndryshe, mbrëmë prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, i ka bërë një pyetje direkte Lelës pasi doli nga shtëpia. Ai e ka pyetur Lelën nëse ka qenë e fejuar dhe pse nuk ia ka treguar Leos të vërtetën. “Po është e vërtetë.…
Artistja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku do të rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë biznesmeni Elton Ilirjani i cili përgjatë këtyre ditëve ka qenë dhe zëri i artistes shqiptare. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Eltoni lajmëron se mbrëmjen e kësaj të shtune me zë dhe figurë Parashqevi Simaku do të bëjë një përshëndetje në Festivalin e Këngës. “Sot në orën 21:00 Parashqevi Simaku përshëndet për herë të parë me zëq dhe figurë Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH!”, shkruan Elton Ilirjani. Hera e fundit kur…

