Ditë me parë Arioni kishte dhenë disa detaje që gjendet në Norvegji por nuk është parë nën shoqërinë e Dianës. Andaj pritjes i erdhi fundi, ai ka publikuar një foto nga darka ku shihet nën shoqërinë e Dianës. Teksa çifti po e shijojnë darkën pranë njëri tjetrit, nuk kanë.
Author: almakos
REAGIM NDAJ NJË SKANDALI: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër deklaratën e papranueshme dhe të turpshme të deputetit Rijad Shakiri ndaj deputetes Ilire Dauti në Kuvend, kur ai e kërcënoi duke thënë: “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty.” Kjo është një sjellje e palejuar dhe akt i pastër diskriminimi gjinor, i cili nuk ka vend në një institucion si Kuvendi. BDI kërkon menjëherë dorëheqjen e deputetit Rijad Shakiri. Një individ që shfaq një sjellje të tillë të papranueshme nuk mund të mbajë një post publik dhe të udhëheqë nëpërmjet shembujve të tillë të dhunës verbale…
VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në për tolerimin e veprimeve kriminale të zyrtarëve të tyre, duke i lejuar ato të depërtojnë në të gjithë shoqërinë vetëm për të ruajtur koalicionin qeverisës. Sipas VMRO-DPMNE-së, këto parti kishin njohuri për veprimet e dyshimta të Artan Grubit dhe heshtën për të ruajtur “paqen e koalicionit” dhe për të siguruar më shumë mundësi për pasurim personal. Në një reagim të partisë, thuhet se Zoran Zaev, Venko Filipçe dhe Oliver Spasovski ishin aleatët e parë të Grubit, duke e ditur për krimin e tij, por duke e toleruar atë dhe duke mos e ndjekur. VMRO-DPMNE…
Një pjesë e madhe e Shkupit ka mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit kryesor të qytetit. Kjo ndërhyrje komplekse, sipas autoriteteve, është e nevojshme për zgjidhjen afatgjatë të problemeve të furnizimit me ujë. “Ujësjellës Kanalizime” siguron se rehabilitimi do të përfundojë brenda 15 orëve, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik u dërgoi rekomandime qytetarëve për shfrytëzim racional të ujit dhe sigurimin e rezervave të mjaftueshme. Shumica e lagjeve përreth qytetit do të jenë pa ujë, përveç Çairit, Butelit, Radishanit, Rrugës së plastikave deri te Ambasada Amerikane, Vizbegu, Bardovca, Hekurudha, Zona e Lartë Autokomanda,…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë në podkastin e tij “Flasim” me skiatoren italiane, Lara Colturi, sportiste e Sport Klub Tirana. Kreu i qeverisë, gjatë bisedës me 18-vjeçaren italiane e cila përfaqëson Shqipërinë prej 3 vitesh në kompeticionet e skive, u shpreh se Shqipëria tashmë është vendi i dytë, duke e ftuar të vizitojë malet e shtetit tonë. “Një gjë është e sigurt, do bëhesh çfarë të duash, por një gjëje nuk do t’i shpëtosh dot.Si kampione do të jesh gjenerale apo kolonele e ushtrisë shqiptare”, iu drejtua Rama, teksa zbuloi se është një fans i skiatores italiane. “Jam i lumtur që të kisha…
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, i ka bërë një pyetje direkte Lelës pasi doli nga shtëpia. Ai e ka pyetur Lelën nëse ka qenë e fejuar dhe pse nuk ia ka treguar Leos të vërtetën. “Po është e vërtetë. Kur kam tregu se kam qenë në lidhje gjashtë vjet e kam pyet Leon se çka dëshiron me dit më shumë, ai ka thënë se gjerat për të kaluarën dëshiron të i dij vetëm pasi të dalim nga shtëpia. Mundet me pengu Leon por është e kaluara ime”, u shpreh Lela.
Nga 1 gushti i vitit 2025 në vendin tonë do të lejohet gjuetia në disa zona të paracaktuara. Kështu thuhet në projektligjin më të fundit “Për gjuetinë” të Ministrisë së Mjedisit në të cilin bëhet me dije se do të ketë ndëshkime në formën e gjobave deri në 1.3 milionë lekë. Përkatësisht gjuetia në zonat e ndaluara për gjueti, dënohet me gjobë, në masën 500 mijë lekë deri në 1 300 000 lekë. “Gjuetia e kafshëve të egra, që nuk janë në listën e llojeve, objekt gjuetie sipas pikës 2 të nenit 4 dënohet me gjobë, në masën 500 000…
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas” mëngjesin e sotëm. Raportohet se automjeti ku udhëtonte viktima, 31-vjeçari me iniciale E. M., është përplasur me një kamion, që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale Y. Z.. Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa është plagosur edhe pasagjeri që ndodhej në makinë me të, i cili është nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Njoftimi i policisë: Librazhd/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.7 lekë dhe do shitet me 94.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.7 lekë dhe do shitet me 105.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marrë rrugën drejt vendlindjes, për të vizituar të afërmit e tyre, duke rikthyer një atmosferë ngjallëse në Kosovë në këtë fundvit. Një brengë e madhe për shumë prej tyre ka qenë se si do të kalojnë nëpër pikat kufitare, të cilat shpeshherë janë të mbushura me trafik dhe pritje të gjata. Sipas raporteve të fundit, pikat kufitare janë bërë më të ngarkuara, por autoritetet po punojnë mëngjes dhe natë për të menaxhuar fluksin e lartë të udhëtarëve. Më 30 minutat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është bërë e…
Zyrtari i AKU-së, Martin Jorgaqi, ka zbuluar një skandal që përfshin shëndetin e konsumatorëve shqiptarë, duke treguar sesi janë zbuluar dhe asgjësuar mandarinat shqiptare, të cilat janë identifikuar me pesticide të rrezikshme, të ndaluara nga Bashkimi Europian. Jorgaqi sqaroi se mandarinat ishin testuar nga eksportuesi në Itali, duke dalë si conforme me standardet e BE-së, një fakt që fillimisht krijoi besim në cilësinë e produktit. Megjithatë, situata ndryshoi pasi u evidentuan sasi të larta pesticide të ndaluara, të cilat potencialisht rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve. Ekspertët e sigurisë ushqimore treguan se ekzistenca e pesticideve të rrezikshme në prodhimin bujqësor është një…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se “Fronti Europian po e mbush listën amerikane, ndërsa për arratisjen e Artan Grubit i cili ditë më parë u shpall “non grata”, Mexhiti tha se nuk ndodhet në Kosovë por në Shqipëri dhe siç thotë, me arratisjen e tij ka dëshmuar fajësinë. “Mendoj se është detyrë e organeve të rendit, ata do të bëjnë dhe padi ndërkombëtare përmes Interpolit. Sipas informatave, nuk është në Kosovë, por është tek ju në Shqipëri. Por s’është kjo e rëndësishme, por me arratisjen e tij ka dëshmuar fajësinë e tij dhe ndaj ai ka ikur nga vendi.…

