Të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe Rrugicat” nga protesta sot në mëngjes para zyrave të administratës së Qytetit të Shkupit, paralajmëruan bllokadë të plotë të qytetit, nëse nuk marrin pagë. Në deklarimet për mediat, u theksua se ata nuk kanë karburant, automjete “rrinë” në garazh, nuk ka pagë të rregullt, ndërsa kanë detyrim ndaj bankave për të paguar kreditë që i kanë marrë, ndërsa nuk kanë marrë as K-15, edhe pse kjo u përket me ligj. Protesta u organizua nga Sindikata e pavarur në ndërmarrjen publike, në Konfederatën e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM). Kryetari i KOSM Marjan Risteski…
Author: almakos
Konkurrentja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka ndarë një eksperiencë të hidhur nga jeta e saj profesionale, ku ka treguar se si një regjisori i kërkoi favore seksuale për t’i ofruar një rol. Gresa ka folur për këtë ngjarje të papranueshme gjatë një bisede në emision. Ajo tregoi se kishte aplikuar për një rol dhe kur ishte takuar me regjisorin, ky i fundit i kishte bërë një kompliment për pamjen e saj, duke thënë: “Tepër sytë e bukur i paske”. Megjithatë, më pas, ai i kishte thënë: “Çka kishe thënë, nëse dy kishim qenë më shumë se…
Xheneta dhe Gjesti e kanë pasur një debat të ashpër mes vete. Ajo i tha Gjestit se “unë nuk të dua ty” dhe i tha se prezenca e tij në shtëpi po e bezdis. “Zgjidhja ime e duhur është që të injoroj, sepse përndryshe do të dalë me zarf të zi”, tha Xheneta. Ndërsa Gjesti i tha se “jam duke dashur të flasim si njerëz, për atë kam ardhur te shtrati mbrëmë”.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) janë të angazhuar drejtpërdrejt në Kosovë, në hetimet për të gjetur fajtorët mbrapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit. Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit. Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Hovenier, ambasador në shkuarje, ka thënë në…
Në disa prej pikave kufitare në hyrje të Kosovës kanë nisur pritjet e gjata të mërgimtarëve. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga dy orë deri në dy orë e gjysmë. Mërgimtarët që përpiqen të kalojnë këtë pikë kufitare po përballen me një situatë të vështirë, duke pritur në radhë gjatë. Sipas QKMK-së, pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë janë 15 minuta, kurse kolonat për të hyrë janë 1.5 kilometra. Këto pritje të gjata janë një sfidë për…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, priti sot në takim nënkryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr. Mahmut Çevik. Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen shumëvjeçare dhe projektet e realizuara nga TİKA, duke theksuar gjithashtu kontributin personal të nënkryetarit Çevik në këtë proces. Presidentja e vendit, Davkova, theksoi se Turqia ka qenë një mik dhe aleat i besueshëm për Maqedoninë e Veriut që nga ditët e para të pavarësisë së saj, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë në çdo fushë. Ajo shtoi se marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve janë shtrirë në…
Në darkën e të nominuarve, një moment tensioni u krijua kur Drenusha u ballafaqua me pyetjen e drejtpërdrejtë: “Pse e bullizon Gjestin çdo ditë?”. Tema, që ka ngritur diskutime mes ndjekësve të programit, solli një reagim të menjëhershëm nga ana e saj. Drenusha pranoi se mund të ketë përdorur fraza që mund të jenë perceptuar si bullizuese, por theksoi se kjo nuk është qëllimi i saj. “E di që i kam thënë ‘bebush’, ‘fëmijë’. Nëse qenka bullizuese, mendoj që edhe Gjesti duhet të reflektojë,” tha ajo, duke sugjeruar se komunikimi mes tyre ka qenë reciprokisht provokues. Ajo vijoi të argumentonte…
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Federatës Ruse në vend, Sergej Bazdnikin, pasditen e sotme është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) ku i është dorëzuar notë proteste. “Ambasadorit rus iu dorëzua një notë proteste, me të cilën shprehet dënimi dhe protesta e fuqishme për dëmet materiale të shkaktuara nga sulmi me raketë nga forcat e armatës ruse në Kiev, me ç’rast u godit edhe Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga MPJ-ja. Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se gjatë sulmit nuk ka pasur të…
Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar. Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA. Është vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga këngët e saj. Por së fundmi diçka e çuditshme ka ndodhur me këngën “E duam lumturinë”. Versioni i vjetër…
Këtë të premte (20 dhjetor), pas seancës plenare të përbashkët Kosovë-Shqipëri, në Prishtinë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje bashkëpunimi. Kurti, duke postuar disa foto në rrjetin social Instagram, shkruan se “kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar”. Ai shton se, kësaj radhe dëshmuan institucionalisht traditën e mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare. Postimi i Albin Kurtit: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 dhjetor) në Qafë-Thanë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe mjegull. Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti si dhe për menaxhimin e trafikut.
Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi, gjatë ditë së sotme është takuar me Mahmut Çevik nënkryetarin e Agjencionit Turk për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), njëkohësisht edhe përgjegjës për vendet e Ballkanit dhe shtetet e BE-së. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Rexhepit: Sot kishim një takim miqësor me z. Mahmut Çevik nënkryetarin e Agjencionit Turk për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), njëkohësisht edhe përgjegjës për vendet e Ballkanit dhe shtetet e BE-së.Biseduam lidhur me kontributin e madh që e bënë TIKA në Maqedoninë e Veriut, posaqërisht në bashkëpunimin institucional për zhvillimin arsimor si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore…

