Është një nga këngëtaret me të përfolura të momentit. Kjo vetëm për zërin e saj të ëmbël, por edhe për deklaratat që kishte bërë sa ishte pjesë e shtëpisë me të famshme në vend. Fjala është për këngëtaren Linda Halimi, e cila kishte folur hapur se ka një llogari në platformën për të rritur, OnlyFans. Ajo ishte komentuar mjaft shumë nga banorët për këtë pjesë, mirëpo arsyetimi i saj ishte se ndihet mirë me veten dhe e përmbushur. Mes tjerash, këngëtarja kosovare që ka vite qe jeton në Amerikë ka thënë se nga ky aplikacion fiton 10 mijë euro në…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij. Rasti është regjistruar në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Sipas informacioneve të para të policisë mësohet se 70 vjeçarin e kanë gjetur familjarët të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë. Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur këtë masë në një konferencë për media, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Kurti theksoi se ndihmat financiare vijnë pas performancës së mirë ekonomike të vendit, duke u angazhuar për të siguruar mbështetje për ata që kanë nevojë më shumë. “Ndonëse sot është dita më e shkurtër e vitit, pikërisht sot do ta bëjmë zgjatjen…
Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente. Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. “Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara…
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM), Numan Kurtulmuş, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut, theksoi se midis popujve të dy vendeve ekzistojnë “ura të forta historike dhe kulturore”, raporton Anadolu. Kurtulmuş iu adresua të pranishmëve në një program të organizuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, ku vlerësoi punën e këtij universiteti, duke theksuar se qëllimi i tij tani e tutje duhet të jetë avancimi i mëtejshëm. Ai tha se përtej të qenit një universitet, IBU është një institucion që forcon tutje lidhjet tashmë të forta historike, kulturore dhe vëllazërore midis Türkiyes…
Një shpërthim është shënuar mbrëmjen e djeshme nga apartamenti i katit të 9-të të një pallati në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sadik Petrela”, në apartamentin e shtetases me iniciale E.A., e cila nuk ndodhej në banesë kur ka shpërthyer lënda plasëse. Sakaq, janë shënuar dëme materiale për shkak të shpërthimit, si dëmtimi i xhamit dhe vetrata e ballkonit. Nuk dihet arsyeja e vendosjes së kësaj lëndë plasëse apo se kush janë autorët. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe zbardhjen e plotë të rastit. NJOFTIM Informacion paraprak Rreth orës 23:45, të…
Asnjë anketë e rrejshme nuk mund të mbulojë turpin e Qeverisë së Mickoskit dhe Pançe Toshkovskit për ikjen e Grubit, akuzon LSDM. “Kufiri i Kosovës është poroz, i hapur për të ikur kriminelët dhe terroristët. Toshkovski nuk e ka idenë se ku është Grubi dhe pas gjithë skandaleve duhet të japë dorëheqjen. Qeverisë së Mickoskit vërtet nuk po i ecën mirë, nuk realizohet ajo që ka premtuar para zgjedhjeve, çdo ditë ka skandale, institucionet nuk punojnë, qytetarët varfërohen, çmimet po rriten, vendi është i ngecur dhe po shkon prapa. Qytetarët e shikojnë këtë çdo ditë dhe Mickoski dhe kompania nuk…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo vazhdimisht publikon fotografi dhe video nga përditshmëria e saj, duke mos hezituar t’i ekspozojë edhe linjat e saj trupore në top formë, përcjell ORAinfo. Adelina ishte kritikuar shumë për martesën e saj me milionerin 50 vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Mirëpo këngëtarja ishte arsyetuar se martesa me të nuk ishte bërë për para, por nga dashuria që kishte për të.Sidoqoftë, këngëtarja po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Se fundmi ajo ka habitur fansat me videon që ka publikuar. Në restorant ajo shfaqet…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). MARKETING
Një shofer taksie është arrestuar në Tiranë, pasi një ditë më parë grabiti klientin e tij duke i marrë një shumë parash dhe 2 celularë, e më pas e zbriti atë nga automjeti. Në pranga ka rënë shoferi me iniciale A.P., 26 vjeç, i cili u kallëzua nga klienti, Xh.H., 20 vjeç. Përgjatë udhëtimit, shoferi ka ndaluar makinën në një rrugë të pabanuar, në afërsi të lagjes së Çollakëve dhe i mori me dhunë 20 vjeçarit lekët dhe celularët. Më pas, shoferi e ka zbritur nga taksia klientin e tij. E gjithë ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të…
Festat e fundvitit kane rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindje për të kaluar ditët festive. Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës janë regjistruar 6303 hyrje dhe 2444 dalje. Për të përballuar këtë fluks ne rritje të qytetarëve që hyjnë ne vendin tone pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar me pas ne varësi te situatës . Ndërkohe ajo qe behet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi me i larte pritet te regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas…
Një person ka tentuar vjedhjen e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Korçës, mbrëmjen e djeshme, akt ky i papërfunduar nga autori për shkak të sigurisë së institucionit bankar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:04, në një bankë në lagjen nr. 3 në qytetin e Korçës. Fillimisht ai ka shtyrë me forcë derën e jashtme të bankës, e pasi ka hyrë brenda ka rënë sinjali, e cila lajmëroi uniformat blu për një vjedhje. Sapo personi ka parë policët është larguar me shpejtësi nga banka, duke mos arritur të vjedhë gjë. Sakaq, Policia e Shtetit, nga…

