Author: almakos

Këngëtarja Egli Tako, e cila është banore e Big Brother Vip, nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth marrëdhënies dhe ndarjes me aktorin e humorit, Olsi Bylyku. Edhe pse dyshja kurrë nuk foli mbi ndarjen e tyre, sot, Elgi Tako është shprehur se ruan respektin për ish-partnerin dhe ka vendosur që të ruajë në kujtesë vetëm momentet e bukura të 5 viteve lidhje. “Kam zgjedhur të mos ndajë detaje, nuk e kam bërë dhe atëherë kur ziente dhe vlonte gjëja. Kam respekt. Kam zgjedhur mirënjohjen. Domethënë kur njerëzit kur ju bën 1000 mijë të mira dhe ju bën 1 të keqe…

Lexo më Shumë

Rrugët e vendit kanë qenë më të qeta këtë fund vit. Gjatë muajit nëntor në vend ka pasur  më pak aksidente rrugore, ashtu dhe më pak të aksidentuar, ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur tendenca ishte në rritje të fortë. INSTAT bëri të ditur se në muajin Nëntor 2024 numërohen 147 aksidente rrugore, nga 167 aksidente që u shënuan në të njëjtin muaj të një viti më parë. Në këto aksidente kishte 188 të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur) nga 212 në nëtor të një viti më parë. INSTAT raporton se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka paga mesatare më të ulëta në rajonin e Ballkanit, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika. Sipas statistikave, paga mesatare neto në tetor të vitit 2024 ka arritur në 685 euro. Kjo shumë është dukshëm më e ulët se paga mesatare në vendet fqinje të Ballkanit, ku punëtorët fitojnë më shumë. Në Bosnjë e Hercegovinë paga mesatare është 720 euro, në Mal të Zi 944 euro, në Serbi 842 euro, në Kroaci 1.340 euro, ndërsa në Slloveni arrin deri në 1.514 euro. Edhe pse paga mesatare neto ka pësuar një rritje të dukshme…

Lexo më Shumë

Përkundër të insistimit të Gjestit, Xheneta nuk ka pranuar që të fle në dhomën e grimit me të. Xheneta ia bëri me dije atij se nuk mund të fle aty pasi edhe nuk lejohet edhe është papastër. “Dhoma e gjumit është për me flejt, nuk jom t’u mujtë me ndrru krevetin, herë anej, herë anej. U kry, flej në postava të mia. Mos bo qeso filma. Mundesh me ardhë në dhomë, pa kurrqfarë problemi”, i tha Xheneta. Ndërkaq, Gjesti nuk e mirëpriti vendimin e Xhenetës. Ai u pa i vetëm në lavanderi, i mërzitur.

Lexo më Shumë

Ambasadori në largim i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, iu bashkua sot presidentes Vjosa Osmani për të vendosur kurorë lulesh në nder të presidentit Rugova – si akt i tij i fundit zyrtar në rolin e ambasadorit. Hovenier, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë, shprehu ndjenjat e tij të forta lidhur me këtë vend. Në postimin e tij në platformën X, ai rikujtoi momentin e tij të parë në Kosovë, ku vendosi një kurorë në statujën e presidentit Rugova, duke theksuar përvojën e tij personale dhe avancimin e ideve për të drejtat…

Lexo më Shumë

Përpara se të ktheni vëmendjen tuaj tek e ardhmja dhe të vendosni objektivat e Vitit të Ri, merrni një moment për të reflektuar për vitin 2024 dhe rivendosni rrugën tuaj me qëllim dhe vetëdije. Ndërsa i afrohemi Vitit të Ri, shumica e njerëzve fokusohen menjëherë në prioritetet dhe synimet për vitin e ardhshëm. Megjithatë, shumë humbasin një hap të rëndësishëm që mund të bëjë dallimin midis arritjes së qëllimeve të tyre ose jo. Rishikimi i vitit të kaluar dhe rinovimi për vitin e ardhshëm mund të zbulojë mësime të vlefshme, të festojë përparimin dhe të frymëzojë qëllime. Unë personalisht bëj…

Lexo më Shumë

Në Kuvend me procedurë të shkurtuar ka kaluar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare. Ky Propozim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, është në bazë të Agjendës së reformave, e cila është pjesë përbërëse e Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian, informon ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi. “Sipas Agjendës së reformës, konkretisht pjesën 4.1.5. Reformat në menaxhimin e kompanive shtetërore, Republika e Maqedonisë së Veriut është e detyruar deri në fund të vitit të miratojë Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe…

Lexo më Shumë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përfshirë dy makina dhe një trajler. Nga informacionet paraprake, raportohet se dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer kanë mbetur të lënduar. Mësohet se të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lezhës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi i ekspertizës është nisur drejt vendngjarjes për hetimet e mëtejshme. Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej mjeteve është shkatërruar thuajse plotësisht.

Lexo më Shumë

Arbër Behluli, djali i artistes Shkurte Fejza ka dhënë intervistën e tij të parë në media ku ka folur më shumë rreth jetës së tij, profilit, angazhimeve dhe vendimit për t’u futur në politikë. Teksa foli për shkollimin e tij dhe angazhimet larg syrit të publikut, Arbëri zbuloi se po pret që të bëhet baba, pasi bashkëshortja e tij Erza është në pritje të ëmbël. Arbëri ka treguar se teksa e kuptuan që do të bëhen së shpejti prindër, ishte njëri nga momentet më të bukura në jetë, dhe ardhjen e fëmijës po e presin me pa durim e gjithë…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Fierit ka proceduar penalisht tre mjekë të Spitalit të Fierit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pasi në mars të2022, një shtetas humbi jetën nën dyshimin e neglizhencës mjekësore.   Hetimet kanë treguar se më datë 03.02.2022, salla operative është njoftuar se në spitalin e Patosit është dërguar pa shenja jete shtetasi me iniciale A.Sh. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, i ndjeri kishte shkuar në spitalin Patosit në orët e para të mëngjesit dhe më pas është dërguar me ambulancë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier. Pas vizitave ai thuhet se është kthyer në Patos, ku është…

Lexo më Shumë

Propozimligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në administratën shtetërore të përpilohet nga ekspertë të kushtetueses, propozon ministri i Administratës Publike, Goran Minçev. Ai tha se, veç më ekziston një grup i tillë i punës në Qeveri, që po punon në përpilimin e ligjit. Minçev vlerëson se, nuk është e rëndësishme se kur do të miratohet ky ligj, por thotë se ai duhet të jetë përmbajtësor dhe cilësor. Ndërkaq, para se të miratohet, sipas ministrit, propozim ligji do të dërgohet në Komisionin e Venedikut për vlerësim dhe pasi të merr vlerësim pozitiv, të fillojë procesi i miratimit të tij…

Lexo më Shumë

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjes së tij, kanë publikuar disa nga argumentet e tyre të mbrojtjes, pas dëshmisë prej 5 orësh para prokuroreve të SPAK, por edhe për njoftimin e akuzave të reja ndaj tij për disa vepra. Veliaj sipas SPAK është nen hetim për korrupsion pasiv pas denoncimit te bere nga një shtetas me iniciale N.A.  Nga ana tjetër, avokatët e Erion Veliajt dhe familjes se tij, theksojnë se hetimet janë dashakeqe, të qëllimshme ndaj kryebashkiakut dhe në kundërshtim me ligjin. “Hetime keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin! Nisja e procesit hetimor pa dyshim të…

Lexo më Shumë