Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se nuk e kanë ndërmend ta rrisin as moshën për pension, as rritjen e taksave, që ishte propozim i Këshillit Fiskal, por edhe pjesë e rekomandimeve të Bankës Botërore. Në fokus janë politikat për reduktimin e ekonomisë gri, uljen e evazionit fiskal për të mbledhur më shumë para në buxhet. “I qëndroj absolutisht këtij qëndrimi, askush nuk duhet të ketë dilemë këtu… Jemi të fokusuar në politika që do të nënkuptojnë uljen e ekonomisë gri, uljen e evazionit fiskal, më shumë para për të mbledhur në buxhet, njëkohësisht rritje ekonomike dhe më shumë para të arkëtuara…
Author: almakos
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, ku janë përfshirë një mjet dhe një motor. Sipas informacioneve të para, nga aksidenti janë plagosur dy persona nënë e bir, të cilët udhëtonin me motor. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup, ndërsa drejtuesi motorit raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia po heton për shkaqet e aksidentit dhe po merr masa për sqarimin e plotë të ngjarjes.
1 janari nuk nisi qetë për Tiranën. Tek parku Olimpik, marrë me qera nga Cinco Cavalli (një nga clubet më të mëdha në kryeqytet), teksa në skenë performonte Stresi (Arkimed Lushaj) dhe pritej të dilte edhe Dafina Zeqiri, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Rojeve të sigurisë së eventit, mesa duket iu kishte shpëtuar gjatë kontrollit, që një personazh jo pak problematik, kishte hyrë me armë në ambjentet ku festohej ndërrimi i viteve. Efektivët dhe hetuesit e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet u vunë menjëherë në lëvizje. ZËRI ka mësuar se gjatë hetimeve dhe të dhënave në rrugë operative,…
Është zbardhur emri i personit të shpallur në kërkim nga policia si personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri në një klub nate në Tiranë, gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve. Mësohet se në kërkim është shpallur Jetmir Pepaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e klubit “Cinco Cavalli,” ndërsa Pepaj akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj, ish-banoren e Big Brother Vip, Antonela Berisha, akuzohen për dhunimin e blogeres Klea Prenga. Ngjarja tronditëse u publikua nga vetë Prenga…
Jemi mësuar që figurat tona publike të bëjnë dasma të mëdha me shpenzime të larta. Këtë nuk po e dëshmon edhe gruaja e Medës, Lulja. Ajo në ditën e parë të dasmës, mbodhi shumë gra jo në një restaurante luksoz, por në një shator. Sic shihet atmosferën në këtë vend, Lulja dhe të gjithë dasmorët e shijuan shumë. Me këtë kuptohet se nuk është shumë me rëndësi vendi ku bëhen eventet e tilla, por njerëzit me kë ndanë këto momente, shkruan Kosovarja.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha dhe tre shtetas grekë, akuzohen për vrasjen e një të 34-vjeçari grek,pas një sherri në hyrjen e një lokali nate. Vëllai i viktimës ka rrëfyer detaje të rënda, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje gjakftohtë”. Sipas dëshmisë së tij, konflikti nisi pas një grindjeje të parëndësishme, ndërsa viktima, që ndodhej nën ndikimin e alkoolit, kishte debatuar me grupin. “Është vrasje gjakftohtë. Ai u godit dy herë me thikë dhe më pas u qëllua. Nuk e di saktësisht se kush ishte arsyeja…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka shpreh ngushëllime për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Mal të Zi.“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë e tmerrshme që ka ndodhur së fundmi në Cetinje, Mal i Zi, ku dhjetëra njerëz të pafajshëm humbën jetën nga një akt i paprecedentë dhune. Bashkëndjejmë me popullin malazez në këto momente të vështira. Lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Kuvendi i RMV shpreh solidaritetin e plotë dhe mbështetje për autoritetet që po punojnë për të përballuar pasojat e kësaj…
Një 15-vjeçar shqiptar nga komuniteti rom, është plagosur rëndë me armë zjarri në Aspropyrgo të Greqisë. I riu është gjetur në rrugë nga një drejtues automjeti, i cili e ka transportuar menjëherë në spitalin e Thriasios. Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është kritike. Policia greke dyshon se autori e ka qëlluar 15-vjeçarin brenda një banese në zonën Nea Zoi dhe më pas e ka hedhur në rrugë për të fshehur ngjarjen. Hetimet për identifikimin e autorit vazhdojnë. Ngjarja e rëndë vjen në një periudhë kur autoritetet greke po përballen me sfida të mëdha për shkak të rritjes së veprimtarive…
Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Shkup së bashku me ekipet hetimore të MPB-së mbrëmë kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes që ndodhi në rreth rrotullimin e Shkupit dhe në të cilin jetën e humbi një grua “Shkaqet dhe rrethanat e sakta nën të cilat ndodhi ngjarja po konfirmohen, por sipas njohurive fillestare, viktima është grua, e cila ose ka lëvizur në këmbë nëpër autostradë ose ka rënë nga mbikalimi në rrugë. Në atë moment, në kushte të natës të dukshmërisë së ulur në rrugë, në të është ndeshur automobili i cili ka lëvizur në rreth rrotullim. Shoferi i…
Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e një personi të dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në kryeqytet, orët e para të mëngjesit të 1 Janarit. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” , ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Blutë bëjnë me dije se pas ngjarjes u shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas, të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen. “Në vijim të hetimeve dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i…
Pas mbylljes së hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka çuar zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Auris”. Sipas gazetares Klodiana Lala, të pandehur janë 4 persona, ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit në disa raste, si dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm si dhe nxjerrje të sekretit të hetimit. Sipas prokurorisë të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 milion…
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, ka degjeneruar në dhunë me armë zjarri dhe sende të forta. Në ngjarje janë përfshirë 12 persona të identifikuar deri tani, përfshirë katër efektivë policie, një ish-punonjës policie dhe dy persona të dëmtuar. Sipas burimeve, të lënduar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara. Policia ka ndërhyrë menjëherë,…

