Author: almakos

Një bisedë mes Drenushës dhe Vullnetit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të deklaratave të saj befasuese. Në një moment të sinqertë, Drenusha komentoi për dinamikat e lojës dhe ndikimin që ish-partneri i saj, Atilla, do të kishte pasur në rast se do të qëndronte në shtëpi. “Po të qëndronte Atilla, Driloni nuk do mbahej mend që ekziston”, tha Drenusha, duke nënkuptuar se prania e Atillës do të dominonte lojën dhe do të errësonte prezencën e shumë banorëve të tjerë, përfshirë Drilonin. Sipas saj, natyra e Atillës do të kishin bërë që…

Lexo më Shumë

Situata meteorologjike në qarkun e Kukësit është raportuar e qetë dhe pa reshje dëbore deri në orën 15:00, ndërsa autoritetet kanë punuar për të siguruar qarkullimin dhe furnizimet bazë për banorët e zonës. Të gjitha akset rrugore nacionale në qark janë të qarkullueshme, teksa raportohet se subjektet kontraktore kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Në bashkinë Kukës, rrugët janë të kalueshme nga ato nacionale deri në qendrat e njësive administrative, me përjashtim të njësive Arrën dhe Zapod. Në bashkitë Tropojë dhe Has, të gjitha rrugët janë plotësisht të qarkullueshme. Qarku Kukës furnizohet me…

Lexo më Shumë

Për shkak të kushteve të këqija të motit, në pikën kufitare të Kapshticës, pala greke ka njoftuar se nuk do të lejojë kalimin e kamionëve në territorin e saj. Ky ndalim është bërë pa një afat të caktuar. Policia bën me dije se do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë. Policia e Shtetit Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12.01.2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do…

Lexo më Shumë

Mëngjesi i kësaj të diele ishte i bardhë. Mbarë vendi ishte mbuluar nga shtresa e bardhë e dëborës. Shkupi pas shumë vitesh u mbulua me borë të një intensiteti të konsiderueshëm. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike më së shumti borë ka rënë në Mavrovë, 35 centimetër, kurse në Shkup  këtë mëngjes ka qenë 1 centimetër. Por reshjet e dëborës vazhduan edhe gjatë ditës. Mirëpo, krahas bukurisë e gëzimit që solli bora, shkaktoi edhe disa probleme. Disa rrugë të kryeqytetit ishin të mbushura me borë dhe veturat lëvizsnin me shpejtësi të ulët  përshkak se mund të rrëshqisnin. Në mëngjes u mbyllën…

Lexo më Shumë

Reshjet e dëborës kanë sjellë problematika të shumta në qarkullimin e mjeteve në rrugë. Situata është e rëndë në  në aksin nacional Burrel – Milot në vendin e quajtur Qafa e Ulzës. Burime bëjnë me dije se qindra mjete janë të bllokuara prej disa orësh, ndërsa raportohet se mes ty ka edhe të sëmurë që ishin nisur drejt spitalit të Tiranës me mjete private. Qytetarët e bllokuar aty prej disa orësh thonë se asnjë mjet borëpastrues nuk ka shkuar për të hapur qarkullimin, ndërsa shumë prej tyre kanë mungesë edhe të karburantit. Situatë problematike është edhe në aksin nacional Bulqizë…

Lexo më Shumë

Gjesti gjatë rrëfimit që ka dhënë sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3, ka treguar një ndodhi të keqe që ka përjetuar. Ai, mes tjerash ka rrëfyer se si ish-menaxheri i tij ia ka vjedhur 100 mijë euro, ndërsa shtoi se për shkak të kësaj ka pauzuar për një kohë. “Më ndodhi një gjë me ish-menaxherin, nuk me rrike shumë gati. Edhe ps Dj im e ka bërë skenën dhe unë bashkë me të gjithë natën, edhe nuk e ka marrë asnjë cent, prej ish-menaxherit”, u shpreh Gjesti. “I ka marrë 100 mijë euro dhe është zhdukur, kur…

Lexo më Shumë

Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se ekipet e emergjencës kanë shpëtuar pesë fëmijë dhe një të rritur pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit. Qenda ka dhënë detaje tjera duke njoftuar se thirrja emergjente është regjistruar në në orën 10 00, ndërsa pas veprimeve të ndërmarra, personat në fjalë janë shpëtuar në ora 11:50. “Personat janë nxjerrë me makinën e një anëtari të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo” nga Koçani dhe janë larguar shëndoshë e mirë dhe i janë dorëzuar prindërve të tyre”, njoftoi  Qendra e…

Lexo më Shumë

Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.

Lexo më Shumë

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev nuk mund të thotë nëse do të plotësohet kërkesa e punëtorëve në disa nga ministri për rritje shtesë të pagave prej 30 përqind. Në një intervistë për TV 24, ai nuk mohoi se pagat e punonjësve në Administratën Publike janë të ulëta, por mendon se shuma që ata kërkojnë është shumë e madhe. “Kjo çështje duhet të diskutohet me disa ministri, në radhë të parë me Ministrinë e Financave për fondet e mundshme shtesë në buxhet që do ta siguronin këtë 30 përqind. Unë mendoj se kjo shumë është shumë e madhe. Fakti është…

Lexo më Shumë

Që nga hapja e procesit të regjistrimit të emigrantëve për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit diaspora ka shprehur një interes të madh. Në 24 orët e para të hapjes së procesit janë mbi 5100 aplikime, kryesisht nga Italia, Greqia e Gjermania. Nga këto aplikime janë pranuar 253 kërkesa. I pari që aplikoi për të votuar nga jashtë vendit ishte një shqiptar me banim në Gjermani Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin. Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe…

Lexo më Shumë

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili prej disa ditësh ndodhet në gjendje kritike për jetën teksa është shtruar në spital në kryeqytetin e Greqisë. Në reagimin zyrtar, Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë shprehet se po ndjekin me vëmendje dhe shqetësim ecurinë shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas. Bordi lutet që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Sipas Bordit, kontributi dhe inspirimi i Janullatos për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar janë një…

Lexo më Shumë