Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, nesër, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor. Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të…
Author: almakos
Bujar Nasufi është qëlluar me 6 plumba mbrëmjen e sotme në Tiranë, dhe për pasojë ndërroi jetë në vend. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije zona ku ka ndodhur vrasja, te Pallati me Shigjeta, është thuajse e gjitha e monitoruar me kamera dhe nga informacionet paraprake mësohet se Nasufi, i cili ishte biznesmen, është qëlluar nga persona të maskuar që lëviznin me motor. Pasi e kanë qëlluar në makinë pranë banesës së tij, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Selitës. Nga hetimet paraprake, Nasufi nuk rezulton me precedent penal, megjithatë, policia po heton disa pista për të zbuluar…
Për shkak të një emergjence familjare, banori i Big Brother VIP, Igli, u detyrua të largohej menjëherë nga shtëpia e BBV. Ikja e tij ka trishtuar banorët e tjerë, të cilët kanë shprehur shqetësimin për situatën dhe kanë shprehur dëshirën që gjithçka të shkojë mirë me familjen e tij.
Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje mbrëmjen e sotme teksa ishte në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend. Autorët sipas të dhënave paraprake janë larguar me motor drejt zonës së Selitës. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme. Në zonën e Pallatit Me Shigjeta, është vrarë me armë zjarri 56-vjeçari Bujar Nasufi. Policia bën me dije se Nasufi është qëlluar teksa ka qenë brenda makinës së tij. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Njoftimi i policisë: Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte…
Komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve zhvillohet normal dhe pa ndërprerje, me vonesa minimale të cilat tejkalohen shpejtë falë intervenimeve nga ekipet kujdestare nga NP “Infrastruktura” në terren, njoftuan nga Ministria e Transportit.Theks i veçantë, theksohet, është vendosur në intervenimet te pikat kritike, duke siguruar lëvizje pandërprerë dhe të sigurt të trenave të udhëtarëve.“Komunikacioni hekurudhor i mallrave zhvillohet me vonesa të vogla, të cilat kryesisht janë shkaktuar nga kthesa me borë ose të ngrira. Ndërmarrja publike ‘Infrastruktura – Hekurudha’ gjithashtu me ekipe kujdestare në vazhdimësi punon në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kthesave, duke mundësuar vazhdimësi në komunikacion”, njoftuan nga Ministria. “Hekurudhat e…
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, i shkuan në ndihmë një familjeje, që kishin mbetur në rrugën që të çon për në malin e Tomorit, pasi automjeti me të cilin qarkullonin nuk mund të vijonte lëvizjen për shkak të dëborës . Duke patrulluar në aksin rrugor Poliçan-Mali i Tomorit, kanë konstatuar një automjet që kishte mbetur në rrugë dhe në brendësi të automjetit ndodheshin 5 shtetas, midis tyre 2 fëmijë ( familje) të cilët kishin mbetur në vendin e qaujtur “Gjurma”. Familja nga Berati, kishte udhëtuar drejt malit të Tomorit dhe në kthim për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, automjeti…
Pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, pas ndalimit të kalimit të kamionëve, ka vendosur që të njëjtën gjë të bëjë edhe me autobusët. Policia Kufitare Greke ka vendosur që deri në një njoftim të dytë, nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes doganës së Kapshticës, do mund të lëvizin vetëm automjetet. “Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, ju informojmë se: Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, e cila, sipas të dhënave të Euronews, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë të lidhur me ndotjen – një situatë e paprecedentë “Kjo gjendje përbën një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve tanë, veçanërisht për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore kronike. Ndotja e ajrit kërkon një reagim urgjent dhe të mirëkoordinuar. BDI vlerëson se qeveria dhe institucionet përkatëse duhet të prioritizojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik. Në…
Sot, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një bisedë e pazakontë mes banorëve ka shkaktuar të qeshura dhe komente të shumta nga fansat. Driloni ka habitur të gjithë kur i tha Drenushës: “Drenushë, kur të puthësh Gresën në gojë, unë do ta puth Leon në gojë.” Kjo deklaratë befasuese u pasua nga reagimi i Drenushës, e cila, me një buzëqeshje ironike, i ktheu: “E pse Leon, e jo Sarën?”. Në mes të kësaj situate argëtuese, Gresa shtoi më shumë tension lojtar kur tha: “Nëse ti puthesh me Sarën në buzë sonte, unë do ta puth Drenushën”. Driloni e pranoi…
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Mësohet se aksi Albano-Romina është më i prekuri nga këto reshje. Gjithashtu edhe trotuaret janë bërë të pakalueshme për shkak të prezencës së madhe të ujit. Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime janë angazhuar në terren dhe po ndërmarrin masa për normalizimin e situatës dhe pastrimin e rrugëve të bllokuara.
Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas nuk do të mungojnë ditët me diell por temperatura të ulëta (vlera negative). Në këtë mënyrë për ditën e nesërme (e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar. Në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700…

