Oppo është gati të revolucioneshë tregun e telefonëve palosës me lansimin e Oppo Find N5, që pritet të jetë telefoni më i hollë i palosshëm në botë. Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5 i ardhshëm do të jetë telefoni më i hollë i palosshëm në botë. Epo, ato thashetheme tani janë konfirmuar dhe tani kemi një pamje më të qartë për sa i përket datës së publikimit. Pete Lau, CEO i OnePlus dhe CPO i Oppo, ka zbuluar se Oppo Find N5 do të debutojë këtë shkurt. Kjo pajisje ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve, pasi po…
Author: almakos
Vendimet e fundit të gjykatave për lirimin e disa rasteve të rëndësishme gjyqësore të lidhura me pushtetin nuk janë të rastësishme, por pjesë e një skenari të mirëkoordinuar politik për të shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës dhe për ta vënë drejtësinë në shërbim të interesave të pushtetit. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, ku shtohet se emërimi i Adrian Demirit, një aktivisti të njohur të Vlen-it, si anëtar i Këshillit Gjyqësor nuk është rastësi.“Ky është vetëm një hap tjetër në instalimin e eksponentëve të kësaj strukture brenda institucioneve të pavarura, duke e kthyer drejtësinë në një mekanizëm politik…
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi sot me shumë entuziazëm se kanali i Ibër-Lepencit, i dëmtuar nga shpërthimi tragjik i vitit të kaluar, do të rinisë zyrtarisht furnizimin me ujë. Fillimisht, Durmishi shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuan në rikuperimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke theksuar se puna e palodhur e ekipeve të inxhinierëve dhe specialistëve të tjerë ka bërë të mundur rikthimin e ujit. “Sot, përfundimisht, lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit, një kanal që furnizon me ujë disa qytete dhe termoelektrana që janë thelbësore për energjinë elektrike të vendit. Jam i gëzuar dhe…
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Organizimi dhe zhvillimi i provimit të Gjuhës së Huaj do zhvillohet më 3 qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia më 10 qershor, Matematika 17 qershor dhe prvimi me zgjedhje me 24 qershor. 3 qershor: Gjuha e Huaj10 qershor: Gjuha Shqipe dhe Letërsia17 qershor: Matematika24 qershor: Provimi me Zgjedhje “Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë:Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji…
Hetimet e policisë në lidhje Bujar Nasufin, 56 vjeçarin që u ekzekutua të dielën janë fokusuar në pistën e konflikteve për çështjet e pronësisë dhe konflikte të tjera që 56-vjeçari mund të ketë pasur. Grupi hetimor është fokusuar në analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë. Arma e gjetur tip automatik ishte e kalibrit 9 mm ndërkohë motori që u gjet në Kodrat e Sharrës e kishte shasinë të fshirë. Hetimet janë fokusuar dhe në gjetjen e pronarit të motorit. Ndërkohë gruaja dhe familjarët e Bujar Nasufit në dëshminë e tyre nuk kanë dhënë asnjë të dhënë të vlefshme për…
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) e publikoi listën e debitorëve për borxhe të arrira deri më 30 shtator 2024, ndërsa të papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal të të ardhurave, kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social, akcizave dhe doganave. Në listën e debitorëve, e cila është e publike në ueb-faqen e DAP-it, ka 1962 persona juridik që është më pak për shtatë debitorë nga lista e kaluar dhe 3915 persona fizik përkatësisht për 69 më shumë nga lista e kaluar.Gjithsej neto borxhi i publikuar është 11.509.677.366 denarë, përkatësisht për 309.353.404…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton qytetarët për intervenime të rëndësishme që do të realizohen sot në disa zona të kryeqytetit. Pas disa ditëve të punës intensive, ekipet e mirëmbajtjes janë të gatshme të intervenojnë nëpër rrugët ku do të kontribuojnë për rritjen e cilësisë së shërbimeve të ujësjellësit. Këto intervenime janë të nevojshme për të siguruar që sistemet e ujësjellësit të funksionojnë në mënyrë optimale, duke minimizuar çdo mundësi për ndërprerje të energjisë apo shpërndarje të pamjaftueshme të ujit. KRU “Prishtina” ka identifikuar disa zona të caktuara ku do të fokusohen punimet. Mes tyre, janë rrugët “Rasim Kiqina”, “Aqif…
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Sipas News24, Gentian Gjyli po pyetet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve. Drejtori i ri i ARRSH-së qëndroi në SPAK për më shumë se 1 orë dhe në momentin e largimit nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme heshti para mediave kur u pyet lidhur me arsyen e marrjes në pyetje. Gentian Gjyli, i cili morin postin më 28 Mars duke zëvendësuar Evis Berberin, ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të…
Nëse ju arrini të bëni diferencën ndërmjet nevojës dhe lakmisë, gjithçka tjetër zgjidhet lehtësisht. Tema “A e blen paraja lumturinë” ka qenë, është dhe do të jetë një prej më të diskutuarave të të gjitha kohërave. Çfarë, në të vërtetë, na bën të lumtur? E vërteta është se ka shumë faktorë që kontribuojnë në ndjenjën tonë të mirëqenies, por paratë padyshim luajnë një rol të rëndësishëm. Ajo që kemi mësuar nga shumë studime është se ekziston një nivel të caktuar të të ardhurave që ndihmon në arritjen e lumturisë, por a është vetëm ky informacion që na nevojitet? Sipas shumë…
Detaje të reja zbulohen nga rasti i plagosjes në Shkodër, e cila ndodhi paraditën e sotme. I plagosur mbeti 30 vjeçari Ademir Fresku, i cili me profesion është këngëtar, ndërsa autori i kësaj ngjarje ishte 50 vjeçari Gjergj Dardha, pronar i një biznesi fruta-perime. Ngjarja ndodhi në orën 11:00, në një supermarket tek sheshi “Demokracia”, shumë pranë teatrit të qytetit. Sipas policisë, plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes tyre. Po punohet për arrestimin e autorit të ngjarjes. Njoftimi: Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen…
Për shkak të borës dhe paraqitjes së ngricave, prej 11 janarit e deri dje, Ndihma e shpejtë e Shkupit ka pasur gjithsej 254 intervenime. Mjeku Rihad Rexhepi, shef turni në Ndihmën e shpejtë mjekësore, për MIA-n deklaroi se në këto 254 intervenime ka pasur edhe aksidente, qytetarë të lënduar të cilët janë rrëzuar duke rrëshqitur në akull, persona në gjendje të alkoolizuar të cilët kanë marrë lëndime, por edhe disa me lëndime nga përleshjet fizike. “Janë evidentuar gjashtë intervenime për shkak të rrëzimit në borë, njerëzit kanë lënduar këmbë, kokë … Të mos dilet pa nevojë, kjo sidomos vlen për…
Një 41 vjeçar turk është arrestuar nga forcat blu në Shqipëri, pasi është denoncuar nga kompania “MasterCard” për mashtrim. Në pranga ka rënë shtetasi F.K., 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro. “Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.”, sqaron Policia. Sakaq, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në skemën e mashtrimit dhe arrestimin e…

