Author: almakos

Kryetari i Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Gjorgji Sajkoski thotë se Komisioni nuk është kompetent që vetë të ndërmarrë diçka lidhur me interpelancën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti dhe se nuk ka marrë kurrfarë njoftimi deri më tani. “Në konkluzionin e Kuvendit thuhet se pretendimet në interpelancë janë të bazuara, gjegjësisht se me 61 deputetë është shkarkuar kryetarja e Komisionit, në rastin e zonjës Dauti, për shkak se nuk ka respektuar rregullat e procedurës. Ky është thelbi. Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nuk është kompetent të ndërmarrë veprime vetë sepse as që është…

Lexo më Shumë

Nesër përfundon shporta konsumatore e Vitit të Ri, e cila zgjati një muaj dhe u formua me nismë të sektorit të biznesit. Ajo përfshinte mbi një mijë produkte, ndërsa kompetentët prisnin që çmimet e produkteve ushqimore bazë të uleshin për të paktën 10 përqind. Meqenëse është iniciuar nga sektori i biznesit, nuk ka pasur vendim të qeverisë, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mundur të monitorojë vetëm çmimet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Ligjin për Tregtinë, përkatësisht ka shikuar çmimet e produkteve që janë në shportën e Vitit të Ri dhe çmimet më të ulëta të…

Lexo më Shumë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, ka zgjuar sërish interesin e publikut me një postim intrigues në rrjetet sociale. Edi, i cili është i njohur për energjinë dhe karizmën e tij, ka kërkuar publikisht nga Big Brother VIP Albania (BBVA) t’ia dërgojnë ftesën për t’u bërë pjesë e këtij reality show-i. Kjo kërkesë e tij ka ardhur pasi në shtëpinë e BBVA hyri Gjestjani, një tjetër ish-banor i BBVK. Me një deklaratë të guximshme, Edi ka shprehur bindjen se së bashku me Gjestin do të krijojnë një show spektakolar. Sot, për të shtuar kuriozitetin, Eduardi ka publikuar një…

Lexo më Shumë

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Shumica e të anketuarve presin më shumë hetime dhe ndëshkime të politikanëve të korruptuar, për shkak se korrupsioni është për ta një ndër shqetësimet kryesore. Ata pohuan se nuk do të mbështesin në zgjedhje ato parti, që përkrahin ligje për të kufizuar punën e SPAK-ut. Drejtori i IRI-t për Shqipërinë, John Fluharty, tha për Zërin e Amerikës se qytetarët mbështesin përpjekjet kundër korrupsionit për të përmirësuar jetën e…

Lexo më Shumë

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 nuk po mungojnë debatet e ashpra mes banorëve. Një prej tyre është dhe ai i Gjestit dhe G Banit, të cilët e nisën ditën e së martës me një përplasje mes tyre. Gjesti tentoi ta zgjonte G Banin duke i shkuar në krevat, me këtë të fundit që nuk e priti aspak mirë veprimin e banorit, teksa filloi ta ndiqte nga pas. Edhe pse nuk pati fjalë midis tyre, në disa momente G Bani u duk sikur do të godiste me grusht Gjestin dhe gjithashtu i shkonte në fytyrë. Këto pamje u…

Lexo më Shumë

Komisioni i përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë do të mbajë më 15 janar takimin e parë në Bruksel. Megjithatë, familjarët e të pagjeturve shfaqin skepticizëm për rezultatet e këtij takimi, duke pohuar se Serbia vazhdon të neglizhojë procesin për zbardhjen e fatit të personave që janë zhdukur me dhunë. Ahmet Grajqevci, anëtar i Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Pagjetur, thekson se çështjet humanitare duhet të trajtohen veçmas nga ato politike. Ai shpreh shqetësim se takimi në Bruksel është një përpjekje tjetër pa baza për të nxjerrë në pah një zgjidhje, duke e…

Lexo më Shumë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të vizitës së tij të punës në Ankara. Takimi u fokusua në çështje të rëndësishme të natyrës politike, ekonomike dhe sociale, me theks në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe stabilitetin rajonal. Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e Turqisë si aktor i rëndësishëm politik dhe ekonomik në Ballkan. Turqia luan rol qendror në stabilizimin e rajonit dhe ballafaqimin me sfidat globale dhe rajonale, duke përfshirë mbështetjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministri nënvizoi…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, ministrisë për transformim dixhital, ministrisë së pyjeve dhe ujrave, ministrisë së drejtësisë, ministrisë së kulturës dhe turizmit, ministrisë së ekonomisë dhe punës, ministrisë së transportit, entit shtetëror të statistikave dhe arkivit shtetëror kanë protestuar sot para ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor duke kërkuar rritje të pagave për 30%. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve Trpe Deanoski kërkoi që sot në seancë të qeverisë të gjendet një zgjidhje e cila do ta zgjidhë, siç tha ai, këtë problem shumëvjeçar. Ai theksoi se…

Lexo më Shumë

Driloni i ka thënë troç Xhenetës, se sipas tij Gjesti nuk do ta pres atë jashtë. Ai madje ia përmendi edhe shokët e tij, duke i thënë se ata tashmë i kanë folur Gjestit për të. “Gjesti nuk të pret, këta e di. Po menon që shokët e tij nuk i kanë fol për ty, a?”, i tha Driloni. Tutje, ai shtoi: “Familja e Gjestit ty nuk ka me të dashtë, ti vet ke thanë”. Ndërkaq, Xheneta iu përgjigj: “Hajt se e shohim”.

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme (14 janar( në autostradën Durrës – Tiranë. Një automjet tip “Golf 5” është përplasur nga një kamion dhe makina ka ngecur mes kamionit dhe trafikndarëseve. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Aksidenti ka krijuar radhë të gjata në autostradë, ndërkohë që në vendngjarje pritet të mbërrijnë efektivët e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor që do të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Lexo më Shumë

Kuvendi ende nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me kryetaren e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, pasi deputetët miratuan interpelancën kundër saj. Me që, interpelanca siç kanë sqaruar paraprakisht nga Kuvendi, në vete nuk ka efekt juridik, nga Kuvendi nuk janë përgjigjur nëse do të iniciojnë procedurë të veçantë për shkarkimin e saj. Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, në konferencë për media, tha se interpelanca për Ilire Dautin, nuk nënkupton shkarkimin e saj automatikisht dhe se kjo do të varet nga vullneti i saj. Driton Sulejmani, Zëdhënës i VLEN-it “Kjo situatë varet nga vullneti…

Lexo më Shumë