Një 21-vjeçar është gjetur i pajetë në tualetet e konviktit të një shkolle private pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. I riu, banues në Durrës është gjetur rreth orës 09:55, sipas policisë pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Nga hetimet e para dyshohet se Simon Sholla ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit. “Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit në Gaza të arritur ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, transmeton Anadolu. Përmes një postimi në rrjetet sociale nga profili zyrtar i ministrisë në rrjetin social X, ajo bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes, si dhe për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. “Mirëpresim marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza dhe përgëzojmë përpjekjet diplomatike të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e marrëveshjes. Fokusi tani duhet të zhvendoset për të siguruar zbatimin e marrëveshjes, duke krijuar një rrugë drejt paqes dhe…
Policia e Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve cilësore për personat me aftësi të kufizuara. Më 15 janar 2025, në një ceremoni të veçantë, Policia e Kosovës ka pranuar 8000 kartela xhepi nga OSBE-ja, të cilat do të ndihmojnë zyrtarët policorë në trajtimin profesional të rasteve që përfshijnë këtë kategori qytetarësh. Ky zhvillim përfaqëson një përparim domethënës në mënyrën se si policia angazhohet për të siguruar një shërbim më të efektshëm dhe më të mirë për të gjithë qytetarët. Këto kartela janë ndarë në tri gjuhë: shqipe (7000), serbe (1000), dhe angleze (40). Kjo do…
Prokuroria e Posaçme ka nisur procedimin penal ndaj kryeprokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, i cili akuzohet për korrupsion. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar procedimin penal nr.73 të vitit 2024* për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. Më dt.6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit K.Ll, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv…
Një bisedë mes G Bani dhe Laert Vasili, zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është bërë objekt diskutimi të madh në rrjetet sociale. Të dy banorët dëgjohen duke diskutuar në gjuhën greke duke shkaktuar reagime të ashpra nga ndjekësit e formatit. “A e di se çfarë mund t’i bëj kësaj k**ve jashtë? Mund ta mbyll”, dëgjohet duke thënë G Bani për banorin tjetër, Gjestin, i cili ndodhet para tij. Nga ana tjetër, Laerti është dëgjuar duke u përpjekur ta qetësojë situatën, por kjo nuk e ka ulur indinjatën e publikut. Në spektaklin e fundit, familja e G Bani…
Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruan pasuritë e shtetasit Sokrat Cari, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022. Sipas Prokurorisë, Sokrat Cari ka qenë i dënuar më parë për veprat penale: “Moskallzim të krimit”, “Falsifikimi të dokumențave” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Mësohet se pasururitë e sekuestruara i përkasin dhe familjarëve të tij. Ata thuhet se nuk kanë pasur burime financiare për krijimin e pasurive që zotëronin deri në vitin 2005 dhe kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, çka vërteton se kjo pasuri është vënë si rezultat i veprimtarisë kriminale. “Prokuroria vlerësoi se kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga…
Ish-banorja e “BBVK” Lela Seferi ka marrë vendimin e papritur. Siç dihet ajo ka jetuar në Itali mirëpo pasi u bë pjesë e shtëpisë së famshme ku edhe e gjeti fatin e jetës, duket se jeta i mori tjetër hov. Përmes një pyetësori modelja zbuloi se tani e tutje do të jetojë në Kosovë. “Sdi a e dini … Jom kthy me jetu n’Kosove”, shkroi ajo.
Është zbardhur dëshmia e 64-vjeçarit Isuf Hasa, autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili ka pranuar krimin dhe ka treguar me detaje krimin. Në dëshminë para policisë, ai shprehet se shkak ka qenë se viktima i ngacmonte gruan. “E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan”, ka thënë ai. Isuf Hasa “Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi…
Ka përfunduar masa “Shporta e Vitit të Ri” e cila zgjati një muaj dhe uli çmimet e disa produkteve ushqimore. Nga dita e sotme do të dihet nëse çmimet e ulura do të kthehen në nivelet e vjetra. Autoritetet shprehen të kënaqur me “Shportën e Vitit të Ri” pasi sipas tyre ka ndikuar dhe çmimet e ushqimeve dhe pijeve në muajin dhjetor janë ulur krahasuar me muajin nëntor. Ndërsa qytetarët kishin vërejtje se nuk ka ndryshim të madh në uljen e çmimit, ndërsa opozita i vlerësoi masa të tilla si dështim të plotë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës pret që…
Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një rritje të çmimeve për përdoruesit. Mbështetur në tarifat e llogaritura me aplikacionet e ofruara prej kompanive të sigurimeve në faqet e tyre të internetit, rritja e çmimeve krahasuar me vitin e kaluar mund të arrijë më shumë se 30%. Për shembull, për një automjet të prodhuar në vitin 2007, me fuqi motorike 2500 cc, me drejtues mjeti mbi 21 vjeç, të regjistruar në Tiranë, sigurimi vjetor TPL (përfshirë taksat) kushton rreth 21,700 lekë, në rritje me afërsisht 15% krahasuar me vitin e…
Eshtë ekstraduar nga Italia 56-vjeçari Gjovalin Lesi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës dhe kunatit 28 vite më parë. Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar Gjovalin Lesin me burgim të përjetshëm, pasi në vitin 1997, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, 56-vjeçari vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Njoftimi i policisë Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117.3 lekë.

