Author: almakos

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon një ditë të vështirë moti, e karakterizuar nga vranësira të mëdha, por gjithashtu me disa intervale të shkurtra me diell. Një nga shqetësimet kryesore për këtë mëngjes janë kushtet e mjegullës dhe ngricës në disa rajone, që mund të ndikojnë në sigurinë e udhëtarëve dhe në lëvizshmërinë e përgjithshme. IHK thekson se këto fenomene natyrore janë të zakonshme gjatë stinës së dimrit dhe u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në rrugë. Temperaturat minimale gjatë natës janë parashikuar të luhaten nga -6°C deri në -3°C, duke krijuar kushte të pafavorshme për transportin dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria bullgare i dërgoi Republikës së Maqedonisë së Veriut projekt-marrëveshje për përgatitje, ndërtim dhe punë në tunelin hekurudhor tejkufitar, që i lidh dy vendet, kumtoi Ministria bullgare e Transportit dhe Lidhjeve. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të ndërmarrin obligime konkrete dhe të qarta për realizimin e tunelit hekurudhor kufitar. Ky është elementi kyç i ndërtimit të Korridorit transportues evropian 8, i cili e lidh Detin e Zi me Detin Adriatik dhe kalon në territoret e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Me nënshkrimin e marrëvehsjes, do të dakordohen çështjet teknike, financare, juridike dhe organizative lidhur me…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikur ashpër ata që dolën kundër aksionit të policisë për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në Kosovë. Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Jashari shprehu mbështetje të fortë për veprimin e Policisë, duke e quajtur një hap të nevojshëm për të ruajtur rendin dhe ligjin në vend. Ai theksoi se është përherë shqetësuese kur individë dhe grupe të caktuar kritikojnë aksionet e policisë, të cilat synojnë të njëjtat standarde ligjore për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Jashari citoi edhe fjalët e njohura të poetit…

Lexo më Shumë

Juristja Mardiola Baço ka komentuar sjelljen e Gjestit në “Big Brother Vip Albania 4”, duke thënë se ai ka krijuar një imazh të viktimës, duke luajtur me publikun në mënyrë të tërthortë. Sipas Baços, Gjesti nuk është i interesuar për opinionin e banorëve, por më shumë për ndikimin që mund të ketë në audiencën jashtë shtëpisë. “Gjesti luan rolin e viktimës shumë tërthorazi me publikun ndërkohë që nuk i intereson opinioni banorëve, Mirëpo në rast se banorët do të kuptonin që se çfarë force kanë të gjithë së bashku për ta kundërshtuar Gjestin me gjeste dhe jo me veprime“. Baço…

Lexo më Shumë

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot ngjyrime, Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer disa momente shumë të veçanta, që kanë zgjuar kuriozitetin e publikut. Ditën e sotme, teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Gjesti e ka ngacmuar Eglin me një pyetje të drejtpërdrejtë: ‘A do të puthemi?’ Kjo frazë ka sjellë një bisedë të veçantë mes të dyve, duke nxitur një atmosferë relaksuese dhe të qeshur. Reagimi i Eglit ka qenë i menjëhershëm, pasi ajo e ka refuzuar propozimin me një humor të veçantë. “Nuk ke shan ti buzët e mia t’i shijosh,” ka shtuar Gjesti, duke bërë që situata…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka pritur sot z. Eirik Nestas Mathisen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor. Siç ka bërë të ditur Mexhiti, në takim është diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e rajonit tonë, duke vënë theks të veçantë te roli i faktorit politik shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe angazhimin për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mexhitit. Sot pata kënaqësinë të mirëpres z. Eirik Nestas Mathisen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, dhe ta uroj për detyrën e tij të re si…

Lexo më Shumë

Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Ky fakt po reflektohet jo vetëm në debatet dhe dinamikat brenda shtëpisë, por edhe në mbështetjen që po merr nga publiku jashtë. Një tregues i qartë i kësaj mbështetjeje është rritja e ndjeshme e ndjekësve të tij në Instagram. Në spektaklin e së martës, ku Gjesti ishte kryefjala e shumë klipeve dhe diskutimeve, llogaria e tij në Instagram shënoi një rritje të menjëhershme. Nga 396 mijë ndjekës sa kishte para se të fillonte spektakli, ai…

Lexo më Shumë

Qeveria i ka dhënë statusin e Investitorit Strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, që do të ndërtojë resortin luksoz. Komiteti i Investimeve Strategjike ka vlerësuar se projekti i kompanisë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” është në përputhje me kriteret ligjore sa i takon zhvillimit të zonave me përparësi. Sipas dokumentit, vlera e investimit të projektit turistik “Resorti turistik-Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro. Gjithashtu, projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar, i cili u godit për vdekje me çekiç nga 64-vjeçari Isuf Hasa, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë. Gazetari Igli Çelmeta zbulon se viktima dhe autori e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafe që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë. Ata e kishin lënë që në orën 9.00 do të niseshin bashkë, por në momentin që janë takuar, autori e ka goditur të moshuarin me mjete te forta në oborrin e banesës së…

Lexo më Shumë

Krahu i Ziadin Selës i Aleancës për Shqiptarët sot pasdite përmes një kumtese theksoi se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duhet ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për deputeten dhe kryetaren e Komisionit kuvendor për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti. “Afrim Gashi dhe ata që kanë hyrë në këtë lojë, e dijnë kushtin tonë që e kumtoi edhe vetë deputetja Ilire Dauti. Ata fillimisht duhet të shfuqizojnë konkluzionin e padrejtë dhe me po ato vota të rizgjedhin zonjën Dauti kryetare, që ajo e lirë, pa cenzurë e pa diktat të mundet të veprojë ashtu siç e meriton çdo njeri…

Lexo më Shumë

Një oficer policie, rreth moshës 57 vjeç, ka rënë nga lartësia e një pallati ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ndërsa më pas 57 vjeçari është dërguar në spital, ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Raportohet se i lënduar  ka mbetur shtetasi A.S., i cili me detyrë është Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. NJOFTIM Tiranë/Informacion paraprak Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit…

Lexo më Shumë

Fotoja që shihni më poshtë është e Isuf Hasës, autorit të vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta, në Zall Bastar të Tiranës. Krimi ndodhi më 13 janar, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, morën njoftim se Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta. Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i posacëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë…

Lexo më Shumë