Sot, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, z. Blerant Ramadani, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Erik Nestas Mathisen, si dhe me ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom. Në takim u diskutuan në mënyrë gjithëpërfshirëse sfidat dhe mundësitë aktuale me të cilat përballet vendi ynë, duke përfshirë procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për ta përshpejtuar këtë rrugë. Gjithashtu, u theksua rëndësia e reformave politike, ekonomike dhe institucionale që përputhen me standardet e Bashkimit Evropian. Më poshtë ju…
Author: almakos
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve Trpe Deanoski sërisht kritikoi qeverinë dhe tha se në vend që qeveria të shkruajë deklarata dhe të mohojë gjithçka që është thënë e që nuk është e vërtetë, duhet të gjejë mënyrën për ta zgjidhur problemin. Sipas tij, nëse qeveria do të donte dialog, ata do të ishin ulur deri tani në tavolinë dhe nuk do të ishin në rrugë. TPRE DEANOSKI, KRYETAR I SINDIKATËS “Tia rikujtoj qeverisë që kjo është protestë, nuk është grevë edhe pse qeveria këtë e thot çdo ditë. Grevë do të…
Familjarët e Joz Markut, kanë reaguar pas pretendimeve të bujshme që konkurrenti i Big Brother VIP Albania është homoseksual, polemika që fillimisht u ngritën nga gazetarja Dasara Karaiska dhe që shpejt morën dhe në rrjetet sociale. Në një video të publikuar në rrjetin social, Karaiska u shpreh se Jozi është gay dhe se partneri i tij ka deklaruar hapur lidhjen me të. “Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin ai ka bashkëjetuar në Zvicër dhe Milano”, tha Karaiska, duke shtuar se partneri është një person i deklaruar gay që ndodhet në një marrëdhënie me…
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ishte i pranishëm në homazhet e mbajtura në Reçak, për të përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së tmerrshme që tronditi botën. Ai ishte i pari që e njoftoi botën për krimet kundër njerëzimit që po ndodhnin atje një çerek shekulli më parë. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Walker promovoi librin e tij “Historia e një krimi lufte Reçak”. Ky libër përshkruan përjetimet e tij personale gjatë këtyre ngjarjeve, duke hedhur dritë mbi një tragjedi që la një plagë të thellë në ndërgjegjen ndërkombëtare dhe që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Walker shprehu keqardhje…
Një 75 vjeçar është gjendur pa shenja jete në rrugë, mesditen e sotme në kryeqytet. Raportohet se i moshuari është gjetur në rrugë, rreth orës 15:40, tek Rrethi i Yzberishtit. Sipas njoftimit të Policisë, 75 vjeçari, i identifikuar me inicialet L.B., dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk konstatohen shenja dhune. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës NJOFTIM Tiranë/Informacion paraprak Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar…
Studiuesit kanë zbuluar se inteligjenca artificiale mund të revolucionarizojë procesin e fekondimit in vitro (IVF), duke rritur ndjeshëm shkallën e suksesit për çiftet që përballen me sfida të fertilitetit. Një studim i ri nga ekspertët e Imperial College London tregon se duke përdorur inteligjencën artificiale (AI), është e mundur të përmirësohet ndjeshëm rezultati i procedurës IVF, e cila përfshin heqjen e vezëve nga vezoret e gruas dhe fekondimin e tyre me spermë në një laborator. Nëse procesi është i suksesshëm, embrioni i krijuar vendoset në mitrën e gruas, ku ai zhvillohet për të formuar një fëmijë. Për herë të parë,…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri theksoi se për pak kohë do të marrin qëndrim si do të veprojë “Fronti Evropian” lidhur me çështjen me vendin e zbrazët në Komisionin kuvendor për politikë sociale pasi sot kryetarja e deritanishme Ilire Dauti dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni. “Ne deputetët, por edhe publiku ishim dëshmitarë të një teatri të panevojshëm në Kuvend me regji të kryetarit zotëri Gashi sepse kishte tendencë që të mos i mundësohet zonjës Ilire Dauti ta sqarojë dorëheqjen e saj nga funksioni kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, dorëheqja…
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen pas shembjes së digës së hidrocentralit në Bunec të Himarës. Ministria bën me dije se në momentin e shembjes ka pasur rreth 15 mijë metra kub ujë, duke shkaktuar prezencë të ujit dhe baltës në 12 biznese në Bunec, si dhe dëmtimin e bazës ushqimore të blegtorisë në 2 familje. Sakaq, aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras është i kalueshëm dhe po punohet për pastrimin e baltës. Probleme në njerëz sipas ministrisë nuk ka. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt,…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti, u pyet sot edhe për dorëheqjen e Ilire Dautit nga posti i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.Mexhiti tha se është vërtetuar se interpelanca nuk nënkupton se ajo duhet të dorëhiqet.“Mendoj që tashmë dorëheqja është nëj dramë artificiale për tu krijuar heronj brenda natës. E dyta, edhe sikur të tërhiqet ai vend i takon prapë Frontit Evropian. Nuk do të jetë Ilirja, në rastin më të keq, do të jetë Iliri, Musa sido që ta vlerësojnë ato. Kështu që kanë mjaftë hapësirë për ta vërtetuar bashkërisht këtë idenë që mso të vije në rend…
Detaje të reja janë bërë të njohura nga ngjarja e rëndë në Bulqizë, ku 36-vjeçari Vasil Kamberi u qëllua për vdekje me çifte. Raportohet se autori i krimit është kushëriri i tij, Flamur Kamberi. Mësohet se viktima dhe 34-vjeçari jam djem xhaxhallarësh. 36-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ishte kryetar fshati. Si pasojë e plagëve të marra, Vasil Kamberi ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital. Autori i dyshuar është kushëriri i tij, 34 vjeçari Flamur Kamberi, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Mbeten ende…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,01 % në raport me vendimin e datës 13.01.2025. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,051 den/kg dhe tani do jet 46,336 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Vajit ekstra i…
Moderatorja e njohur Adelina Hasani është në pritje të ëmbël. Ajo në një video të publikuar ka treguar edhe për gjininë e foshnjës që po pret. Adelina dhe bashkëshorti i saj, së shpejti do të bëhen me një vajzë. Nga pamjet e publikuara shihet se ky lajmë e gëzoi tej mase çiftin, shkruan Kosovarja.

